18 Shtator 2024, 11:44
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve. Gonxhja tha se synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse dhe sfidë për qeverinë mbetet rritja e pensioneve, diskutimi për të cilin do të nisë në mes të muajit tetor. Ai tha se nga kjo përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.
“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave. Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024
Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai.
pensionet
Ekonomi
18 Shtator 2024, 09:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë sh&eum...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 22:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit dhe po i drejtohet kufirit të 99 lekëve. Sipas kursit zyrta...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 16:51
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre procedura prokurimi të ndryshme që kanë në objekt të tyre ndërhyrje në stokun e banesav...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 15:29
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë s...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 13:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 29 bashki në vend do të përfitojnë rreth 17 mln euro fonde për financimin e projekteve të programit &...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve m&e...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 11:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve më ...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 11:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar n&eu...
Ekonomi
17 Shtator 2024, 08:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndryshe nga sektori i prodhimit, që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë (përveç nd&...
Ekonomi
16 Shtator 2024, 19:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sektori i industrisë ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit që të jetë në nj&eum...