LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës"/ Berisha: Grupi i Salvator Aliajt trafikoi 50 ton drogë, imagjinoni fuqinë e tyre kundër opozitës dhe qytetarëve

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, akuzoi Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në një ‘narkoshtet’ dhe falënderoi agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere se, sipas tij, ‘me një seri dosjesh po shembin’ këtë sistem. • Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te një grup që, sipas tij, figuron në dokumente me sasi të jashtëzakonshme lënde narkotike. • Berisha u shpreh se, një emër i padëgjuar më parë, Salvator Aliaj, ka transportuar 50 tonelata drogë, një shifër që sipas tij, e tejkalon edhe grupin e Franc Çopjes me 28 tonelata. • Ai foli sërish mbi çështjen e takimit në Aruba, duke akuzuar ish-kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, se ‘mban sekret’ emrat e zyrtarëve qeveritarë të përfshirë në këtë dosje. Berisha kërkoi që Komisioni i Ligjeve të thërrasë prokurorinë për të dhënë llogari. • Lideri i demokratëve deklaroi se gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së nuk u ndërtua asnjë kullë në territorin shqiptar dhe se plani i rregullimit të Tiranës lejonte ndërtime deri në 8 kate. • Kullat e sotme, sipas tij, janë monumente e dëshmi e korrupsionit dhe drogës të lidhura me kreun e qeverisë. • Ai lëshoi akuza të ashpra deklaratat e fundit të Edi Ramës në Berlin lidhur me internetin, rrjetet sociale dhe protestat. • Më tej Berisha denoncoi atë që e quajti fushatë kërcënimesh ndaj familjarëve të protestuesve, duke veçuar drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar thirrjen e saj në Komision ‘për të dhënë llogari’. • Kryedemokrati e cilësoi protestën që ka hyrë në ditën e saj të 18, si ‘më paqësoren në historinë e Shqipërisë’ dhe u bëri thirrje intelektualëve, mësuesve dhe studentëve të bashkohen, duke sqaruar njëkohësisht se ‘Partia Demokratike nuk është organizatore e saj, por agjenda kundër korrupsionit e saj, është njësoj si e protestuesve. • Berisha sulmoi ministrin e Financave për një episod ku, sipas tij, i tregohej një deputeti një listë kompanish, duke e cilësuar ‘shantazh stalinist’. • Ai deklaroi se, ‘Lubia’ ka bërë tre udhëtime në Greqi me skaf dhe po përgatit largimin nga vendi dhe azilin në një shtet tjetër, pas akuzave të reja që pritet ti zyrtarizohen nga SPAK.

4 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshme! Vlora Hyseni të raportojë për veprimtarinë e saj

"Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po kërcënon personalisht protestuesit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshme.

Kryedemokrati kërkoi që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të raportojë për veprimtarinë e saj, pas dyshimeve se ka transportuar të dhëna sensitive drejt Serbisë, gjatë kohës që punonte në Shërbimin Informativ të Kosovës. Berisha tha se ajo duhet të thirret në Komision dhe të japë llogari në lidhje me këtë.

Sali Berisha: Tani, kanë filluar kërcënimet ndaj protestuesve. Personalisht Edi Rama dhe skuta e tij marrin familjarë, zyrtarë dhe i kërcënojnë me largimin nga puna nëse nuk largohen fëmijët nga protesta. Kjo është e vërtetë. Vlora Hyseni, që është një shtrigë të vërtetë. U them unë ju, në qoftë se ka një njeri shtrigë, është ajo. Dhe i them që absolutisht do përgjigjesh, do marrësh përgjegjësinë më të rënda për çdo ndërhyrje që bën. Se dhe ne po të monitorojmë siç dihet. Se tani me çdo kusht që të mbajë vendin, e larguar nga detyra për dërgimin të të dhënave, për grabitjen e të dhënave në shërbimin informativ të Kosovës dhe zhdukjen e tyre, me siguri drejt Beogradit. Dhe që vizitën e parë, sa e mori detyrën, e bëri në Beograd, vizitë treditore.

Tani po shkëmben eksperiencën me shërbimet e Vuçiçit. Ajo duhet të thirret në Komision dhe të japë llogari gjer më një për veprimtarinë e saj. Është një protestë paqësore, me mbështetjen më të fuqishme popullore. Është protesta më paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë ekzistencën e saj. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe, sikundër u bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të rikthehen në misionin e tyre të mbrojtjes së interesit publik, të mos humbasin trenin.
Të mos harrojmë se tjetër është profesioni, profesioni është zanat, po thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik. Kjo i bashkon ata pavarësisht nga zanatet e ndryshme.

Të mos i klejojnë vetes të tradhtojnë veten e tyre, të tradhtojnë misionin e intelektualit duke përcjellë me indiferencë këto zhvillime të jashtëzakonshme. Aty janë me qindra, më mijëra intelektualë, por duhet të jenë. Unë i përgëzoj mësuesit e gjimnazeve që kanë mobilizuar pasivisht gjimnazistët. Përgëzoj të gjithë studentët, të gjithë pedagogët që janë aty. Por kërkoj që çdo intelektual vendin e ka në atë protestë. Do humbasin shansin e jetës. Është protestë qytetare. Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme. Tregon edhe një herë ligjin e mafies. Tregon se këtu ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies. Ndaj dhe përsëris thirrjen time: të gjithë, i madh e i vogël, sepse atje ka edhe fëmijë, edhe të rinj, shumë bukur, sepse është paqësore, është festive, të gjithë në protestë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha: As Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli Rama në Berlin! Përshëndes protestuesit që ia nxinë fytyrën

"Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se as Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli sot kryeministri Rama në Berlin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se Rama vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar protestën. 

Kryedemokrati foli edhe për çmimet dhe qeran, për të cilat tha se janë stratosferike dhe nuk janë në raport me rrogën mesatare. Ai e cilësoi këtë si një mekanizëm për përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.

Sali Berisha: Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin. Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014? Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat. A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit. Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.

A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës? A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?
A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar? A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit? U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës. A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra. Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti. A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë? Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre. Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin. Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë. I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty. I përshëndes, guximtarë. Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Në kohën e PD nuk u ndërtua asnjë kullë"/ Berisha: Komisioni i Ligjeve të thërrasë Dumanin që po fsheh qeveritarin e Arubës

"Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh me bindje se gjatë qeverisjes së PD, asnjë kullë nuk është ndërtuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha shtoi se plani i rregullimit të Tiranës lejonte pallate deri në tetë kate.

Berisha tha se Komisioni i Ligjeve duhet të thërrasë prokurorin e SPAK, Altin Dumani, lidhur me fshehjen që sipas Berishës, ai po i bën qeveritarit që mori pjesë në takimin e Arubës.

"PD ka qenë konsekuente në denoncimin e pandërprerë të mafies dhe grupeve mafioze dhe të narkoshtetit. Tani, unë i pyes ata që mohojnë narkoshtetin në Shqipëri, u them këta me 50 tonelata drogë, çfarë janë? Para atyre ishte grupi i Arubës, një me qeveritarët. Dhe për faqen e zezë të Altin Dumanit, mban sekret qeveritarin dhe qeveritarët që kanë shkuar në Aruba.
E kuptoni ju se si shtrihet narkoshteti? Po për çdo qytetar, interesi më i madh është në radhë të parë për zyrtarin dhe qeveritarin që ka arritur marrëveshjen në Aruba. Sigurisht edhe për të tjerët, për biznesmenët, për trafikantët. Por kryesor është zyrtari, ai është votuar, ai është emëruar për të mbrojtur vendin nga droga dhe korrupsioni, nga krimi. Ai autorizohet nga kryeministri për të bërë marrëveshje me drogën dhe korrupsionin.

Dhe prokurori nuk ua thotë emrin. Prokurori, meqenëse të gjitha rrugët të çojnë tek Edi Rama, nuk i përmend emrat. Dhe mediat heshtin. Dhe mediat, në vend që të ndalen para së gjithash në këtë element, sigurisht janë të inkriminuara dhe duhet të marrin atë që meritojnë që të gjithë biznesmenët dhe trafikantët, por ama prania e qeveritarëve në takimin në Aruba dhe fshehja e pranisë së tyre është dëshmia më flagrante e narkoshtetit. Pse e fsheh ti atë? Sepse duhet të shkosh tek Edi Rama, njëlloj si me Lubinë. Pra, ne duhet të jemi siç kemi qenë, shumë aktivë. Njëherë në radhë të parë, duhet të ndjehemi krenarë se tetë vite në pushtet, në territorin e Shqipërisë nuk u ndërtua asnjë kullë.

Plani i rregullimit të Tiranës lejonte pallate deri në tetë kate. Le të llomotisin ata që mëngjes, drekë, darkë ushqehen me gënjeshtrat e tyre, por qeveria e PD nuk autorizoi dhe nuk lejoi ndërtimin e asnjë kulle në Shqipëri si monumente, si dëshmi e korrupsionit dhe drogës. Kemi denoncuar dhe denoncojmë me forcën më të madhe ndërtimin e kullave kudo që ndodhen.
Por kjo është vepër e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij, e narkoshtetit të tij. Ndaj dhe u bëj thirrje medieve të investigojnë për të gjetur qeveritarin e Arubës, sikundër Komisioni i Ligjeve të thërrasë Prokurorin e Përgjithshëm dhe prokurorin e Skapit pse mbron qeveritarin. Të vijë aty të japë llogari pse e mbron emrin e qeveritarit. I vetmi që nuk mund të jetë sekret është ai. Nuk ka, ai ka shkuar aty për t’u garantuar se Malin e Tiranës e keni ju. Dhe jo vetëm Malin e Tiranës, por kushedi sa male të tjera që po mbijnë çdo ditë," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës! Grupi i Salvator Aliajt trafikoi 50 ton drogë

"Agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë e vendeve partnere po shembin narkoshtetin e Edi Ramës. Në fjalën e mbajtur përpara grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh grupi i Salvator Aliajt trafikoi 50 ton drogë, ndërsa shtoi se shqiptarët po mësojnë se regjimi i Ramës noton në drogë dhe krim.

Duke u nisur nga kjo, Berisha tha se nuk mund të imagjonohet fuqia shkatërruese që Rama ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. 

Sali Berisha: Së pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të cilat me një seri dosjesh po shembin narkoshtetin e Edi Ramës, piramidën më gjigante të ndërtimit në Evropë, që tejkalon në mesatare tre herë ndërtuesin e ndërtimeve të BE. Goditjen e grupeve të mëdha në rang botëror shqiptare të drogës, të lidhura këmbë e krye me Edi Ramën. Kjo që ndodh, dhe shihni të dashur qytetarë dhe qytetare, është kryekëput vepër e politikës zyrtare që ndoqi Edi Rama, i frymëzuar edhe nga mentori i tij, Xhorxh Soros, për kanabizimin e Shqipërisë dhe favorizimin e trafikut të drogave. Dhe ju e shihni ku ka arritur. Një grup i fundit, Salvator Alia, ky është një emër që nuk e kishim dëgjuar kurrë, ky grup ka disponuar në dokumente 50 ton drogë.

Imagjinoni ju çfarë fuqie shkatërruese ka pasur kundër opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë. U tejkalua, u harrua grupii Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj me 50 tonelata. Që të gjithë të udhëhequr, të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe Edi Rama. Shqiptarët pra mësojnë se regjimi i Edi Ramës noton në drogë dhe krim.

Duhet të theksoj këtu se në qoftë se anëtarët e këtyre organizatave, se para pak ditësh ishte një tjetër, ishte grupi i Arubës para pak ditësh, anëtarët e këtyre organizatave janë dhjetëra e dhjetëra, gjer sot në Shqipëri ata që janë arrestuar janë më pak se gishtat e njërës dorë. Më pak! Kjo sepse siç ka theksuar Nikolla Gratieri, me atë shtet nuk mund të punohet për shkak se njoftojnë dhe u japin informacion direkt bandave dhe kriminelëve.

Kuptohet tani se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Edi Ramës jo vetëm për shqiptarët, por për Evropën dhe botën.
Në Ekuador, shqiptarët vranë kandidatin rival të presidentit. Në Kolumbi gjithashtu. Dhe të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Edi Ramës, e kanë sivëlla Olsi Ramën dhe e kanë në krye koordinatorin Ergys Agasi. Kjo është e vërteta./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi