LIVE UPDATES
Ekonomi

Papunësi e krizë financiare, mijëra qytetarë ikën dhe hoqën dorë nga Kosova

Largimi i tyre jo që nuk pati rënie ndër vite, por përkundrazi të njëjtit gjetën forma të ndryshme që të marrin rrugët e Europës.

3 Janar 2023, 07:33 Nga I.A
Papunësi e krizë financiare, mijëra qytetarë ikën dhe
Foto Ilustruese

KOSOVË- Problemet financiare, mungesa e vendeve të punës e ekonomia e ulët e vendit shpesh herë kanë qenë arsyet kyçe që qytetarët e Kosovës të largohen nga vendi. Largimi i tyre jo që nuk pati rënie ndër vite, por përkundrazi të njëjtit gjetën forma të ndryshme që të marrin rrugët e Europës.

Ikja e qytetarëve nga Kosovë po vazhdon. Madje në vitin 2021, sipas Agjencisë së Statistikave, saktësisht 42 mijë persona kanë lënë Kosovën. Në fakt, nga statistikat e publikuara, kuptohet që nga 117 qytetarë e kanë lënë Kosovën çdo ditë. Ikje në numër të madh nga Kosova drejt vendeve të huaja pati nga të rinjtë, që në të shumtën e rasteve gjetën një punë të re, bënë një bashkim familjar apo thjesht u vendosën tek dikush që iu mundësoi qëndrimin jashtë Kosovës duke kërkuar kështu për një mundësi pune.

Por, ky trend ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022, që tashmë e kemi lanë pas. Nga Ambasada zvicerane në Kosovë është bërë e ditur se numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për vizë deri në muajin tetor është 38 mijë e 341.

“38,341 deri më 31 tetor 2022”, ka treguar Ambasada e Zvicrës.

Nga rreth 39 mijë aplikimeve gjithsej sa ishin nga kosovarët në Ambasadën e Zvicrës, ambasada i ka mundësuar pajisjen me vizë afro 34 mijë. Ndërsa në vitin 2021, ishin gjithsej 19 mijë e 737 qytetarë të Kosovës të cilët kanë aplikuar për vizë në kuadër të Ambasadës së Zvicrës. Nga afro 20 mijë aplikimeve, Ambasada e Zvicrës lëshoi gjithsej 17 mijë e 90 viza për kosovarët në vitin 2021.

Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve të cilët janë pajisur me viza, kërkesat e qytetarëve për të lëvizur nga Kosova janë ende të larta. Në periudhën dhjetor 2021 – janar 2022, pa i llogaritur ambasadat  e tjera, vetëm në atë gjermane kanë aplikuar 105 mijë e 601 qytetarë të Kosovës të cilët duan ta sigurojnë një vizë pune, e po ashtu edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera.

Afro 5 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia

Mirëpo, edhe numri i qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre është i madh. Brenda 11 muajve të 2022-tës, nga shtetësia e Kosovës janë liruar gjithsej 4 mijë e 423 persona. Kurse,  për 2 vitet e fundit nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 9 mijë e 361 persona.

“Në vitin 2021, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,938 persona. Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,423 persona.”, bënë të ditur ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas kësaj ministrie, arsyet më të shpeshta të heqjes dorë nga nënshtetësia e RKS-së është pikërisht marrja e asaj të shteteve të BE-së.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian”.

Nga departamenti për shtetësi, azil dhe migracion në MPB kanë treguar se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia. Sipas tyre gjeneratat e reja janë ato që kryesisht kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Nga Kosova ikën mbi 200 mjekë

Një ikje të madhe nga Kosova gjatë vitit 2022 e kanë bërë edhe mjekët. Oda e Mjekëve të Kosovës ka treguar se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjekë të tjerë janë të pa punë.

“Kjo lëvizje e mjekëve tregon me shumë mungesë perspektive. Sipas Statistikave 60% e qytetarëve shprehin dëshirën që të jetojnë jashtë vendit. Për vitet 2019-2020, janë lëshuar 352 leje të punës për punëtorët shëndetësor nga Kosova në Gjermani. Nga viti 2018 deri në shtator të vitit 2022, Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar 666 certifikata të etikës dhe profesionit, dokument ky që kërkohet nga institucionet shëndetësore me rastin e punësimit të mjekëve dhe infermierëve jashtë Kosovës. Krahasuar me vitin 2020 kur kjo odë ka lëshuar 105 certifikata të tilla, nga Janari deri në Shtator 2022, e njëjta ka lëshuar 183 certifikata”.

Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës pati treguar se nga janari kanë ikur mbi 200 mjekë nga Kosova dhe se rreth 300 mjekë të tjerë janë të pa punë.

Nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mantelbardhëve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674. Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro. Ndryshe, sipas odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 24 mijë e 92 punonjës shëndetësorë të licensuar dhe prej tyre 14 mijë e 966 janë gra dhe 9 mijë e 126 burra.

Kosova e izoluar, paga minimale 170 euro

Tashmë në Bruksel është arritur kompromisi për propozimin e Presidencës Çeke të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim nga diplomatët konsiderohet, si vendim pozitiv për Kosovën, edhe pse data e hyrjes në fuqi, sipas kompromisit të ri, do të shtyhet për një muaj më shumë sesa ishe thënë më parë, dhe do të nisë më 1 janar të vitit 2024. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, të përbërë prej 26 shtetesh evropiane. Vendet e tjera të rajonit ka më shumë se një dekadë që gëzojnë udhëtimin pa viza.

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen. Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro. Deri në qershor të vitit 2022, punën e kanë lënë mbi 65 mijë qytetarë. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, tregon se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Sipas Agjencisë së Kosovës për Punësim, në të gjithë territorin e Kosovës janë mbi 60 mijë punëkërkues aktivë. Në Kosovë, brenda 10 viteve, vendin e kanë braktisur 529.647 qytetarë ose 30% e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

Marrë nga Monitor.al

kosove ambasada e zvicrës

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!