LIVE UPDATES
Ekonomi

Agroturizmi, oazi i pushimit të fundjavave dhe festave

Viti 2022 ishte përgjithësisht i mirë, i lidhur edhe me ecurinë pozitive të turizmit në tërësi. Kurse për vitin 2023, pritshmëritë nuk i bashkojnë të gjithë në një mendim.

2 Janar 2023, 08:26 Nga I.A
Agroturizmi, oazi i pushimit të fundjavave dhe festave
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e numrit të agroturizmeve në vend, thuajse në çdo rajon të Shqipërisë rurale, ka shtuar tashmë etapën e re për këto subjekte, që lidhet me konkurrencën. Duke qenë jo vetëm ushqim i mirë, por një përvojë për vizitorët, agroturizmet do të kalojnë fazën e përzgjedhjes, ku origjinaliteti, cilësia dhe paketa më e plotësuar do të jenë standardi matës. Viti 2022 ishte përgjithësisht i mirë, i lidhur edhe me ecurinë pozitive të turizmit në tërësi. Kurse për vitin 2023, pritshmëritë nuk i bashkojnë të gjithë në një mendim. Operatorët presin që rritja e kostos së jetesës të ndikojë te konsumi, edhe pse fshati mbetet alternativa më ekonomike në atë çfarë ofron. Investimet për subjektet e reja do të vazhdojnë teksa ata që e kanë mbyllur këtë cikël, po fokusohen te rritja e cilësisë.

Fshati po kthehet dalëngadalë në oazin e pushimit të fundjavave për vendasit, por edhe i përvojave ndryshe për vizitorët e huaj gjatë vitit. Subjektet agroturistike shprehen se, përveç ofrimit të një Shqipërie tjetër dhe një pakete më origjinale, kjo alternativë mbetet ende ekonomike dhe e përballueshme, teksa kostot në çdo segment janë rritur ndjeshëm. Nga viti 2018, kur u vendos identifikimi me disa kushte i subjekteve agroturistike, numri i atyre që cilësohen apo vetëcilësohen si të tillë, është rritur në mënyrë të shpejtë. Kjo shihet si pozitive nga njëra anë, duke vlerësuar se rritja e agroturizmit krijon lidhjen e nevojshme me bujqësinë, duke sjellë përfitime domethënëse për të dyja palët.

Por, nga ana tjetër, kërkon kujdes për të ruajtur cilësinë. Hapja e subjekteve agroturistike, që nuk janë në gjenezë të tilla dhe anojnë më shumë nga restorantet tradicionalë, duke u bërë kopje e njëri-tjetrit, rrezikon të kthehet në bumerang. Etapa e re në të cilin ndodhet sektori është konkurrenca, ku me kohën do të mbijetojnë ata që janë më cilësorë, por edhe origjinalë.

Pas mbylljes së ciklit, agroturizmet kalojnë te rritja e cilësisë

Një agroturizëm nuk është vetëm ushqim i mirë. Sigurisht ai është boshti rreth të cilit rrotullohet përvoja në këto subjekte. Operatorët e sektorit pohojnë se plotësimi i paketës është një proces i gjatë, që kërkon investime jo të vogla, por edhe origjinalitet. Të pasurit të një serre me prodhimet e tua, ofrimi i produkteve të mishit dhe bulmetit nga ferma jote, pijet e shtëpisë, janë një ndër pikat e forta, por servirja në mënyrë sa më të veçantë te klienti është ajo që ngulitet në kujtesë.

Për të qenë gjithmonë i pëlqyeshëm duhet që në thelb, të ruash më të mirën, por edhe të sjellësh ndryshime që forcojnë markën. Një ndër agroturizmet më të hershme në vend, “Mrizi i Zanave”, pohon se tashmë e ka mbyllur ciklin e investimeve në plotësimin e paketës dhe fokusi është rritja e cilësisë.

“Tani jemi në fazën që duam të përsosim pjesën e prodhimit për atë çfarë kemi, ndaj nuk kemi plan të ri zgjerimi. Kemi hapur të gjithë sektorët që na duhen dhe tashmë do të mundohemi të arrijmë nivelin më të mirë në mundshëm për secilin prej tyre”, – pohon Altin Prenga.

Investimi i tyre më i fundit ishte prodhimi i verës që ka rezultuar me sukses dhe kërkesa mbetet e lartë, por kostot e rritura janë një ndër frenuesit që mund të sjellin ulje të konsumit.

Z. Prenga shprehet se, në tërësi, sektori i agroturizmit ka përjetuar një vit mjaft të mirë në 2022, që ia ka dalë të përballojë mirë vështirësitë që nuk kanë qenë të pakta. Ai vëren se pavarësisht largimit të krahut të punës dhe rinisë në emigracion, ende në zonat rurale ka familje të angazhuara seriozisht në bujqësi dhe blegtori, pasi shohin leverdishmëri në punën e tyre. Kjo vjen si efekt i marrëdhënies korrekte që ngrihet në zinxhirin me agroturizmin.

Agroturizëm Gjepali është ende në fazë investimesh, duke tentuar zgjerimin me të tjera aktivitete, që e bëjnë paketën edhe më të plotë.

“Në 2023-n, ne shpresojmë që të bëjmë një dhomë degustimi, pasi kemi shumë kërkesë për verën dhe do të kemi gjithashtu punishten tonë për të punuar zahiretë dimërore. Më herët kemi investuar në serrat tona, rreth një hektar, ku kemi edhe produktet kryesore që shërbejmë. Jemi të përqendruar te bujqësia sezonale dhe përdorim vetë produktet e freskëta”, – pohon Mastershef Fundim Gjepali.

Largimi i krahut të punës po bëhet gjithmonë e më problematik

Agroturizmet, edhe pse në thelb funksionojnë si sipërmarrje familjare, me rritjen e tyre kanë nevojë të vazhdueshme për staf shërbimi. Nga ana tjetër, aktiviteti lidhet drejtpërdrejt me furnitorë në prodhimet e freskëta, mish, bulmete. Presioni për këto subjekte po ndihet në dy drejtime, sa i takon largimit të fuqisë punëtore.

“Ka një largim masiv të punonjësve. I fundit u largua vetëm pak ditë më parë. Për mendimin tim, punëtorët nuk kanë faj që ikin. Mesatarja që marrin te ne është 70 mijë lekë. Me këto çmime sot, një pagë e tillë nuk të mundëson dot jetesë dinjitoze.

Janë të mjaftueshme për të jetuar një javë e gjysmë dhe dy javë e gjysmë jetojnë pa para në xhep. Ne po përpiqemi gjithmonë e më shumë të ndjekim një politikë stimuluese për mbajtjen e forcës punëtore, por duhet kuptuar që edhe fuqia e tregut shqiptar aq është. Në kushtet e largimit masiv, po detyrohemi të përshtatemi”, – pohon Flori Uka, nga “Uka Farm”.

Agroturizmi, përtej ndikimit pozitiv që ka në ekonominë lokale të zonave ku ushtron aktivitetin, nuk mund të jetë frenues i një fenomeni që kalon fuqitë e tij dhe tashmë është kthyer në një problem kombëtar. Të paktën kështu e percepton Altin Prenga nga “Mrizi i Zanave”.

Për z. Gjepali, ajo që mund të frenojë disi largimin masiv është paga më e mirë për punonjësit, duke e bërë largimin që të mos ketë leverdishmëri ekonomike përballë qëndrimit këtu.

“Është e nevojshme që të ketë ndërgjegjësim dhe punonjësve t’ju ofrohet një trajtim i denjë. Për kushtet e ekonomisë, jam i qartë që nuk ofrojmë dot paga sa në Perëndim, por sigurisht mund të ofrohen paga më të mira që çdo person, i cili bën një llogari të thjeshtë, të mos ketë leverdi ekonomike të lërë vendin për emigracion.

Nuk po largohen punonjësit që kanë paga mesatare të larta”, thekson ai.

Viti 2023, mes luhatjesh dhe pritshmërish të ndryshme

Në tërësi, ecuria e sektorit të agroturizmit në vitin 2023 parashikohet të jetë e mirë nga operatorët e tregut. Sipas tyre, kjo lidhet me ecurinë e mirë të sektorit të turizmit, ku numri i vizitorëve në vitin 2022 shënoi tjetër rekord, duke u bërë viti më i mirë historik.

“Ne shpresojmë të mbajmë ritmin e vitit 2022, nuk duam asgjë më shumë. Mendoj që për sa i përket turizmit të jashtëm, pavarësisht inflacionit në rritje, do të kemi shifra pozitive, sepse është rikthyer vëmendja për udhëtime pas pandemisë.

Trendi është në rritje. Sa u takon shqiptarëve janë pakësuar disi për një sërë arsyesh, duke nisur nga kostoja e jetesës e deri te largimi masiv”, shprehet z. Prenga.

Rezervimet për vitin 2023 në agroturizme kanë nisur që tani, madje muajt e verës kanë jo pak vëmendje.

“E parashikoj një vit shumë të mirë, të paktën këtë përshtypje kam krijuar nga rezervimet për evente që nuk i kemi pasur më parë prej pandemisë. Dhomat i kemi të rezervuara në muajin gusht 2023 që tani.

Ka shumë pak hapësirë dhe rezervimet janë si nga të huajt, edhe nga shqiptarët. Fshati ka ende kosto të ulët për fjetje, produkte, ofron cilësi”, shprehet z. Gjepali.

Pasiguria që ka përfshirë në tërësi ekonominë globale ka rritur edhe numrin e skeptikëve që nuk duan të nxitojnë në parashikime pozitive.

“Mendoj se në vitin 2023, situata do të përkeqësohet, në kuptimin që kriza do të ndihet më shumë. Është një efekt zinxhir i të gjithave që nisi me çmimet dhe lëndët e para, u përkeqësua më shumë nga energjia dhe tashmë mendoj se do të godasë, edhe një herë më fort, po me lëndët e para”, nënvizon Flori Uka.

Marrë nga Monitor.al

agroturizmi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës