3 Janar 2023, 07:27
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtimi i grave në biznes, edhe në sipërmarrje në vendin tonë, mbetet i ulët. Shqipëria renditet e 31-ta në listë, nga 33 vende europiane gjithsej për pozicionimin e grave në poste menaxheriale. Të dhënat janë publikuar së fundmi nga Eurostat për vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përqindja e grave pronare ose administratore të një ndërmarrjeje në vitin 2021 ishte 24.1%, nga 35% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.
Ndërsa sipërmarrja nuk u beson grave drejtimin në biznes, e kundërta ka ndodhur me politikën. Gjithnjë e më shumë është rritur numri i ministreve. 70% e qeverisë aktuale përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet të madh politik. Në botë, vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar, bazuar në të dhënat e UN Women dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU).
Pavarësisht se përbëjnë gati gjysmën e popullsisë botërore, me gjithë lëvizjet e fundit për fuqizimin e tyre, ende gratë nuk janë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes dhe as në menaxhimin e bizneseve.
Më pak gra pronare në biznes
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përqindja e grave shqiptare pronare ose administratore të një ndërmarrjeje në vitin 2021 ka pësuar rënie me 1.4% nga 25,5% që ishte në vitin 2020. Kjo tregon se gratë shqiptare gjithnjë e më tepër po tërhiqen nga drejtimi i bizneseve. Përqindja e grave pronareve ishte më e lartë në ndërmarrjet e vogla (me 1-4 të punësuar) me 24.2% gra, sa i përket madhësisë së sipërmarrjeve. Treguesit paraqiten më pozitive në Europë, tregojnë shifrat e Eurostat, pasi gratë menaxhojnë një në tre biznese. Vendet nordike mbeten “ajka” e shoqërive me më shumë drejtuese gra për vitin 2021. Përqindjen më të lartë e regjistron Letonia (46%), pastaj Polonia dhe Suedia përkatësisht (43%) dhe Estonia (41%).
Nga krahu tjetër, përqindjet më të ulëta të grave menaxhere regjistrohen në Qipro (21%) dhe Luksemburg (22%). Raporti thekson gjithashtu se në asnjë prej këtyre shteteve, pesha e grave në këtë pozicion nuk ishte mbi 50%. Megjithëse gratë në shumë shtete të botës janë më mirë të arsimuara, me më shumë përvojë dhe më produktive, ende figurojnë më pak të paguara se homologët e tyre meshkuj.
Mesatarisht, gratë fituan 13% më pak se burrat në të gjitha shtetet anëtare të BE, referuar Eurostat. Ky hendek gjinor në BE varion. Diferencat më të mëdha në të ardhura midis grave dhe burrave ishin në Letoni (22,3%), Estoni (21,1%), Austri (18,9%) dhe Gjermani (18,3%). Nga ana tjetër, diferencat më të vogla ishin në Luksemburg (0,7%), Rumani (2,4%) dhe Slloveni (3,1%).
Marrë nga Monitor.al
drejtimi i grave ne biznes instat
Ekonomi
3 Janar 2023, 07:25
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Punonjësit shqiptarë, si meshkuj, ashtu dhe femra, kanë oraret më të gjata të punës në...
Ekonomi
2 Janar 2023, 20:01
k.m.
Foto ilustruese
Bastet online do të hapen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023. Por, edhe pse është e vendosur ta kaloj&eum...
Ekonomi
2 Janar 2023, 18:45
k.m.
Foto ilustruese
Rezultatet e Anketës së Forcës së Punës të realizuar nga INSTAT treguan për një zgjerim vjetor t&eu...
Ekonomi
2 Janar 2023, 17:10
k.m.
Foto ilustruese
Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të B...
Ekonomi
2 Janar 2023, 08:26
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e numrit të agroturizmeve në vend, thuajse në çdo rajon të Shqipërisë rurale, ka s...
Ekonomi
2 Janar 2023, 08:08
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- 2023-shi sapo ka trokitur dhe individët kanë filluar të bëjnë llogaritë e prioriteteve, te...
Ekonomi
2 Janar 2023, 07:55
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Normat e interesit të kredive të reja në lekë kanë vijuar të rriten gjatë muajit nënto...
Ekonomi
2 Janar 2023, 07:53
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri kanë kaluar pragun e një mi...
Ekonomi
2 Janar 2023, 07:51
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Shqiptarët renditen ndër popujt që konsumojnë më pak pije alkoolike në Europë, të pakt...
Ekonomi
1 Janar 2023, 21:21
F.M
Kristalina Georgieva
SHBA- Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina do tw përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik. Kwtw ka parashikuar kwtw...