LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja në prona kalojnë kufirin e një miliard eurove

Në fund të muajit shtator, vlerësohej se totali i investimeve të individëve apo subjekteve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1 miliardë e 35 milionë euro, në rritje me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

2 Janar 2023, 07:53 Nga I.A
Investimet e huaja në prona kalojnë kufirin e një miliard eurove
Foto ilustruese

TIRANË- Investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri kanë kaluar pragun e një miliard eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i këtyre investimeve është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit. Në fund të muajit shtator, vlerësohej se totali i investimeve të individëve apo subjekteve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1 miliardë e 35 milionë euro, në rritje me 43% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që prej vitit 2015, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është dhjetëfishuar. Tashmë, investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme përbëjnë 9.5% të totalit të investimeve të huaja në vend, pesha më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Flukset e reja të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2022 arritën vlerën e 225 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të tregut, kërkesa e shtetasve të huaj ose jorezidentë në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ciklin e rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme gjatë viteve të fundit. Sipas vrojtimeve të Bankës së Shqipërisë, rreth 1/3 blerësve nga jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Agjencitë e pasurive të paluajtshme këtë vit raportojnë transaksione të shumta të blerjes nga shtetasit e huaj. Sipas tyre, në këto transaksione kryesisht mbizotërojnë çekët dhe polakët në jug dhe Durrës, gjermanët dhe hollandezët në Vlorë dhe Durrës, italianët gjithashtu në Vlorë dhe Durrës dhe nordikët, sidomos suedezë dhe finlandezë në Sarandë dhe Shëngjin.

Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri.

Faktor tjetër për t’u marrë në konsideratë janë edhe çmimet mjaft konkurruese të pronave në bregdetin shqiptar krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, si Mali i Zi apo Kroacia.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse investimi.

Kjo e ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona jo për nevoja banimi apo shfrytëzimi familjar, por për qëllime investimi. Sipas agjencive, në këtë kategori përfshihen edhe një numër në rritje i investitorëve të huaj.

Një fenomen tjetër, sipas agjentëve, është edhe rikthimi i shqiptarëve. Shumë prej tyre i kishin shitur pronat në Shqipëri në momentin kur kanë emigruar jashtë vendit, për shkak të nevojës për para në fillim të emigrimit.

Por, pasi janë stabilizuar në vendet ku kanë emigruar, shumë prej tyre po vendosin të blejnë një apartament të dytë edhe në Shqipëri me kursimet e grumbulluara.

Marrë nga Monitor

banka e shqiperise investimet e huaja

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari