Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra zbriti në vlerën e 1.17 miliardë eurove, në rënie 5.4% krahasuar me vitin e kaluar. Përmirësimi i deficitit të tregtisë së mallrave erdhi nga rritja e eksporteve, me 29% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
TIRANË- Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime. Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra zbriti në vlerën e 1.17 miliardë eurove, në rënie 5.4% krahasuar me vitin e kaluar. Përmirësimi i deficitit të tregtisë së mallrave erdhi nga rritja e eksporteve, me 29% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Paralelisht, suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 696 milionë eurove, në rritje me 11% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Madje, edhe të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) regjistruan rritje me 4.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Edhe shërbimet e tjera profesionale të ofruara nga subjektet shqiptare për ato jorezidente shënuan rritje në 133 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe rënia e lehtë e deficitit të të ardhurave parësore, që përfshin kryesisht të ardhurat nga puna dhe investimet, si edhe një rritje e vogël në zërin e të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve.
Vlera e remitancave gjatë tremujorit të parë arriti në 251 milionë euro, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë. Në shifrat e bilancit të pagesave duhet mbajtur gjithashtu parasysh edhe efekti i kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ka tendencën të japë një ndikim pozitiv mbi deficitin e llogarisë korrente. Në fund të tremujorit të parë 2025, Euro këmbehej me 99.29 lekë, në rënie me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithëse bilanci i llogarisë korrente në tërësi ngelet negativ, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan deficitin e llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 167% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente. / Monitor
foto ilustruese TIRANË- Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë ...
Foto TIRANË- Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm n&...
Foto Ilustruese Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar ...
Foto Ilustruese Sondazhi i Gallup, i ndërtuar mbi pyetjen “Nëse do të kishte një luftë ku përfshihet vendi juaj, a do ...
Polonia vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të suksesshëm të integrimit në Bashkimin Europian për nj&eum...
TIRANË- Një tjetër tendencë në rritje këtë verë janë “pushimet muzikore”, ku të rinjtë shqi...
TIRANË- Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me më shumë mundësi për pushime që nuk janë ...
Foto nga takimi ITALIA- Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj politikat indus...
Foto ilustruese TIRANA- Janë dhjetë depozitues të mëdhenj në vend që zënë 7.35% të totalit të depozitave ...
Foto ilustruese TIRANA- Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues t&e...