LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

27 Qershor 2025, 07:11 Nga M.B
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të
Foto ilustruese

TIRANA- Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.

Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025, ndërsa industria në të tretin. Rënia e bujqësisë dhe industrisë në ekonomi është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi këta dy sektorë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 16% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 32 % të totalit me 2023, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale. Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.

Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Gjithashtu sektori i industrisë ka hyrë në një krizë të thellë me rënie për të pestin tremujorin radhazi, teksa industria përpunuese është në vitin e tretë të rënies. Industria (përpunimi, energjia, minierat, etj.) zë afërsisht 10% të PBB-së, duke kontribuar në mbi 13 % të punësimit total me 2023.

Fabrikat kanë hyrë në një krizë pa kthim nga rënia e fortë e euros, rritja e kostove të brendshme nga rritja e pagës minimale e kombinuar më rënie kërkesës nga jashtë.

Rënia e industrisë shënon efekt domino pasi është e lidhur me logjistikën, energjinë, ndërtimin dhe punësimin. Industria, veçanërisht përpunimi, është më e ndjeshme ndaj krizave ekonomike dhe cikleve globale. Rimëkëmbja e fortë pas pandemisë u zëvendësua nga një ngadalësim dhe më pas rënies së theksuar në 2024.

Rënia e bujqësisë dhe industrisë në Shqipëri në vitet e fundit ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, në mirëqenien e qytetarëve dhe në aftësinë e vendit për të tërhequr investime afatgjata.

Rritja ekonomike pa themele në prodhim dhe bujqësi rrezikon të mbetet e paqëndrueshme dhe e ndërtuar mbi sektorë jo-produktivë, si ndërtimi apo konsumi i pakontrolluar./ Monitor

bujqesia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës