Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky ishte thelbi i një takimi të zhvilluara në datat 26-27 qershor 2025 pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
ITALIA- Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj politikat industriale mund të nxisin konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike të vendeve. Ky ishte thelbi i një takimi të zhvilluara në datat 26-27 qershor 2025 pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Vareze, Itali ku mori pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik.
Ai paraqiti pikëpamjet e Bankës mbi temat kryesore të diskutimit, duke ndarë pikëpamje të ngjashme me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, si parakusht për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së).
Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.
Nga ana tjetër, qëndrueshmëria mbetet thelbësore për të përballuar krizat e shpeshta dhe të mbivendosura që kërcënojnë zhvillimin ekonomik. Në mbarë botën, vendet po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj rreziqeve dhe katastrofave natyrore.
Kjo i vendos ato përballë zgjedhjeve për financimin dhe sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, të cilat janë thelbësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e qëndrueshmërisë, e që përfshijnë investime si në reduktimin fizik të rrezikut ashtu edhe në përgatitjen financiare.
Në përfundim, Guvernatori u shpreh se: “- Si bankë qendrore, përparësia jonë është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qëndrueshmërisë së ekonomisë, duke u treguar të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe pëmirësuar vazhdimisht kuadrin tonë të politikës ekonomike.”
Gjatë takimit duke diskutuar lidhur me zhvillimet në fushën e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to, Zëvendësguvernatori i Bankës së Italisë, z. Luigi Federico Signorini falënderoi në veçanti Guvernatorin Sejko për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën e Shqipërisë lidhur me kontributin dhe lidershipin e treguar për modernizimin e sistemit të pagesave në vend dhe në nivel rajonal./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Janë dhjetë depozitues të mëdhenj në vend që zënë 7.35% të totalit të depozitave ...
Foto ilustruese TIRANA- Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues t&e...
Te dhenat TIRANË- Ekonomia e vendit ka shfaqur shenja ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, e ndikuar nga tkurrja e...
Foto ilustruese TIRANA- Bankat, në pjesën më të madhe po financojnë blerjen e pasurive të paluajtshme dhe banesave për i...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizn...
Foto TIRANË- Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudh&eu...
Foto TIRANË- Flota detare është zgjeruar më tej me anije në vitin 2024, por zënia e peshkut si në gjendje të ...
foto ilustruese TIRANË- Sektori i ndërtimit kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të Shqip&...
Foto ilustruese TIRANA- Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e bor...
Foto ilustruese TIRANA- Në një kohë kur interneti ka zhvendosur kufijtë fizikë të tregtisë, gjithnjë e më shum...