LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti vjetor i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë: 10 depozitues kanë 7.35% të totalit të depozitave në banka

Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me një peshë prej 78.4% të totalit të depozitave, por me rritje rreth 0.8 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

27 Qershor 2025, 07:14 Nga M.B
Raporti vjetor i Mbikëqyrjes së Bankës së
Foto ilustruese

TIRANA- Janë dhjetë depozitues të mëdhenj në vend që zënë 7.35% të totalit të depozitave të sistemit bankar, sipas raportit vjetor të Mbikëqyrjes së bankës së Shqipërisë, që mat përqendrimin e depozituesve më të mëdhenj. Përqendrimi ka rënë, përkundrejt 8.04% që zinin në dhjetor 2023.

Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me një peshë prej 78.4% të totalit të depozitave, por me rritje rreth 0.8 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë. Gjatë këtij viti, ritmet më të larta në rritje i ka pasur sektori publik e sektori individ (përkatësisht 6.3% dhe 5.9%), ndërsa sektori privat ka njohur një rritje me 0.2%.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 80.5% (81.7% në dhjetor 2023) të totalit të pasivit. Sipas BSH-së, në dhjetor 2024, vlera totale e depozitave të sistemit arrin në 1.683 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 4.87% krahasuar me një vit më parë.

Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 47.6%, nga 46.6% në dhjetor 2023. Struktura e tipologjisë përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë. Struktura e maturiteteve peshon në afatet më të shkurtra, ndërsa viti 2024 ka njohur një zhvendosje në drejtim të afateve më të gjata.

Gjysma e depozitave jepen kredi

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi/depozita, në dhjetor 2024, paraqitet në nivelin 49.55% (dhjetor 2023: 46.07%) dhe reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si dhe stimuj potencialë në kredidhënie.

Gjatë vitit 2024, treguesi është zgjeruar, për shkak të ritmeve të ndryshme të ecurisë së portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave (ku portofoli i kredisë ka njohur rritje më të lartë, kundrejt rritjes së depozitave).

Raporti midis monedhës vendase dhe monedhave të huaja, gjatë këtij viti, është më i lartë në monedhën vendase, në nivelin 57%, ndërsa valuta në nivelin 43%. Treguesit, si në valutë ashtu edhe në monedhën vendase, kanë njohur zgjerim kundrejt një periudhe më parë./ Monitor

depozitues banka

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari