LIVE UPDATES
Ekonomi

Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran.

30 Qershor 2025, 07:26 Nga N.F
Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet
Foto

TIRANË- Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në perceptimin e rrezikut sovran nga tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të përditësuara më 23 qershor 2025, dhe të publikuara në një dokument pune të Komisionit Europian diferenca e bonove sovrane të Shqipërisë në euro ndaj bonove të Thesarit të SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me fundin e vitit të kaluar,.

Grafiku tregon se në 31 dhjetor 2024, diferenca për Shqipërinë ishte më e lartë, ndërsa në qershor 2025 është ulur ndjeshëm, duke zbritur në rreth 200 pikë bazë (shiko grafikun e mëposhtëm), duke sinjalizuar një përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut nga investitorët ndërkombëtarë.

Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran. Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.

Rënia e diferencës (spred-it) do të thotë se Shqipëria mund të ketë akses më të favorshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe të financojë borxhin publik me kosto më të ulët.

Në krahasim me fundin e vitit 2024, përmirësime të ngjashme janë shënuar edhe nga vende si Serbia dhe Bullgaria, ndërsa Egjipti dhe Turqia vazhdojnë të mbeten në krye të listës me riskun më të lartë, siç tregon spredi më i lartë në raport me bonot amerikane.

Spredi ndaj bonove të Thesarit të SHBA tregon sa interes shtesë kërkojnë investitorët për ti huazuar një vendi, krahasuar me një investim të sigurt si bonot amerikane. Spred i lartë tregon perceptim më të lartë rreziku, dhe si rrjedhojë kosto më të lartë huamarrjeje. Spred i ulët tregon besim më të madh nga tregjet, që shoqërohet me kosto më të ulët të borxhit.

Në rastin e Shqipërisë, rënia e spread-it në 2025 tregon përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut. Në fillim të muajit shkurt, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Interesi i investitorëve ishte i lartë duke ndikuar në uljen e interesit.

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010. Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të borxhit publik dy vitet e fundit duke nxitur përmirësimin e renditjes nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare, si Moody’s ashtu dhe Standards&Poors.

Në fund të vitit 2024, borxhi publik i vendit arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Rënia e rrezikut ka nxitur dhe diversifikimin e tregut të borxhit. Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek.

Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve./ Monitor

shqiperi tregje nderkombetare

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Qershor 2025, 08:14 I.A

Teknologjia dhe energjia po bashkohen

Foto Ilustruese Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës