LIVE UPDATES
Ekonomi

AKEP: Struktura duopol sjell rreziqe të mëdha për konkurrencën në tregun celular

Efekti potencial negativ në situatën duopol të krijuar, ndikohet edhe nga faza e maturimit të tregut celular, pasi beteja e mundshme për të ndryshuar bazën e pajtimtarëve në një treg ku nuk ka rritje të bazës së pajtimtarëve, do të fokusohet kryesisht për të njëjtën bazë konsumatore, të cilën aktualisht e zotërojnë dy rrjetet.

24 Mars 2024, 07:45 Nga r.ll
AKEP: Struktura duopol sjell rreziqe të mëdha për
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se struktura e re duopol shtron rreziqe në rritje për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare.

Në dokumentin e analizës së tregut, AKEP shprehet se aktualisht, tregu i rrjeteve dhe shërbimeve celulare në Shqipëri zotërohet nga dy operatorë dhe kjo situatë shtron rreziqe për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë, duke reduktuar përfitimet e konsumatorit.

AKEP shprehet se një treg me numër të kufizuar lojëtarësh mund të mbetet konkurrues, vetëm nëse roli rregullator i fushës AKEP përforcohet në aspektin e ndryshimeve ligjore për ndërhyrjet ex-ante (parandaluese), pasi një situatë e tillë, veçanërisht situata duopol në tregun celular, krijon rreziqe të reja për praninë e sjelljeve bashkërenduese ndërmjet ndërmarrjeve në treg në dëm të konkurrencës.

Sipas AKEP, sjelljet bashkërenduese mund të shfaqen kryesisht nëpërmjet strategjive të çmimit dhe rritjes së dyshemesë së çmimit për të njëjtin shërbim, përfshirë këtu edhe tarifimin e shërbimeve të tjera shtesë që ndikojnë drejtpërdrejt shërbimin parësor të kontraktuar nga pajtimtari, shërbime të cilat janë jashtë sferës së rregullimit dhe fokusit të ndërhyrjeve ex-ante të rregullatorit të fushës.

Efekti potencial negativ në situatën duopol të krijuar, ndikohet edhe nga faza e maturimit të tregut celular, pasi beteja e mundshme për të ndryshuar bazën e pajtimtarëve në një treg ku nuk ka rritje të bazës së pajtimtarëve, do të fokusohet kryesisht për të njëjtën bazë konsumatore, të cilën aktualisht e zotërojnë dy rrjetet.

Një faktor që mund të ndikojë në situatë është edhe mungesa potenciale e interesit të kalimit të pajtimtarëve nga një rrjet në tjetrin (portimi). Ky interes mund të minimizohet, nëse operatorët celularë do të reduktojnë stimujt e mundshëm për diversifikimin e portofolit të shërbimeve dhe nxitjen e novacionit.

Një gjë e tillë rrjedhimisht do të orientojë rrjetet në reduktim të kostos që do të adresohej për këtë qëllim, duke ndikuar negativisht edhe zhvillimin e elasticitetit të kërkesës dhe ofertës në treg, pasi produktet në treg në dy rrjetet ofertuese do të jenë të natyrës homogjene, të ngjashme në karakteristika funksionale pa ndonjë diferencë të dukshme nga njëri rrjet te tjetri.

Mbi këtë argumentin, AKEP shprehet se aktet ligjore dhe nënligjore që monitorojnë sjelljen e aktorëve të tregut marrin rol parësor në situatën duopol të krijuar, si dhe në rritjen e rolit të bashkëpunimit ndërmjet AKEP dhe Autoritetit të Konkurrencës, pavarësisht specifikave të ndryshme në rolin monitorues të ndërhyrjeve ex-ante dhe ex-post (pasi ka ndodhur shkelja).

“Në të gjitha rrethanat mbetet e një rëndësie parësore rritja e peshës rregullatore të fushës për ndërhyrje ex-ante, pasi situata duopol krijon angazhim më të madh në monitorimin e tregut përkatës, pas transaksionit të ndodhur dhe kalimit të tregut nga tre në dy ofrues shërbimesh celulare.

Pothuajse të gjitha praktikat e ndërhyrjeve rregullatore të fushës në tregjet e nivelit të pakicës për kontroll dhe rregullim tarifash, kryesisht ilustrohen me rastet e situatave duopol në tregjet përkatëse, dhe vetëm në raste të rralla mundet të ekzistojnë ndërhyrje ex-ante në tregjet e nivelit të pakicës kur tregu ka më shumë se dy aktorë ndërveprues në ofrim rrjete/shërbimesh përkatëse në telefoninë celulare”, – thuhet në analizën e AKEP.

Sipas këtij institucioni, Autoriteti i Konkurrencës, në fushëveprimin e tij që synon mbrojtjen e konkurrencës, kryesisht nënkupton ndëshkimin e marrëveshjeve të ndaluara, domethënë në rastet kur sipërmarrës të ndryshëm, apo bashkime sipërmarrësish, vendosin për të fiksuar çmimet ose për të ndarë tregjet, pra kontrolli i tregut në vendosjen dhe fiksimin e çmimeve, të cilat cenojnë interesat e konsumatorëve, por efekte të tilla negative në treg janë në fokus në periudhën pasi ka ndodhur cenimi i konkurrueshmërisë dhe i interesit konsumator.

Ndaj, sipas AKEP, adresimi i problematikës së mundshme në tregjet e natyrës duopol, pra për tregjet e nivelit të pakicës tek Autoriteti i Konkurrencës, si ndërhyrje e cila mbështetet ligjërisht në rolin ex-post në një masë të konsiderueshme, duhet vlerësuar si ndërhyrje në një pistë të veçantë, e ndryshme nga qëllimi i ndërhyrjeve parandaluese të rregullatorit të fushës AKEP.

Praktikat më të mira ndërkombëtare të rregullimit të tregjeve të shërbimeve celulare janë të fokusuara në ndërhyrje në tregje të shumicës, me qëllim transferimin e konkurrueshmërisë në vertikalitet në tregjet e pakicës të shërbimeve celulare.

Por, efekti i ndërhyrjeve ex-ante në rastin e situatës aktuale në Shqipëri varet shumë edhe nga faza në të cilën ndodhen implementimi i masave rregullatore ex-ante dhe efektet e pritshme të tyre, një ndër masat rregullatore kryesore e përdorur nga ndërhyrjet ex-ante është rregullimi i tarifës së terminimit.

Por, aktualisht, tarifat e terminimit janë drejt orientimit të saj në koston eficiente të ofrimit të këtij shërbimi, rrjedhimisht efektet e pritshme që mund të krijonte kjo masë rregullatore janë  pothuajse të papërfillshme.

AKEP konkludon se përdorimi i instrumenteve të reja monitoruese dhe rregulluese do të bëjë të mundur reduktimin e efekteve potenciale negative që sjell struktura aktuale duopol, duke e bërë sjelljen e duopolit me ndikimin negativ të papërfillshëm./MONITOR

akep

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit