LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset e lidhura me turizmin shënuan rritjen më të madhe të të ardhurave më 2022

Gjithashtu çmimet e larta të energjisë pas luftës në Ukrainë rritën ndjeshëm të ardhurat për bizneset në sektorin e energjisë, teksa zhvillimet teknologji po ndikojnë për mirë edhe bilancet e bizneseve të fushës.

22 Mars 2024, 12:06 Nga M.B
Bizneset e lidhura me turizmin shënuan rritjen më të madhe
Foto ilustruese

TIRANA- Bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me sektorin e turizmit panë rritjen më të lartë vjetore të të ardhurave më 2022. Gjithashtu çmimet e larta të energjisë pas luftës në Ukrainë rritën ndjeshëm të ardhurat për bizneset në sektorin e energjisë, teksa zhvillimet teknologji po ndikojnë për mirë edhe bilancet e bizneseve të fushës. Të dhënat e INSTAT nga statistikat finale të ndërmarrjeve më 2022 treguan se bizneset me rritjen më të madhe të të ardhurave nga shitjet ishin agjencitë e udhëtimit, me mbi 73% më shumë se 2021. Të gjitha agjencitë e udhëtimit realizuan 37,5 miliardë lekë të ardhura nga shitjet me 2022 nga 21,6 miliardë lekë që ishin në vitin 2021.

Të ardhurat në agjencitë e udhëtimit ishin më të larta më 2022, për shkak edhe të kufizimeve që kishte aktiviteti i tyre gjatë vitit 2021, ku lëvizjet ishin të kushtëzuara ende nga pandemia Covid-19. Bizneset e sektorit të energjisë rritën të ardhurat nga shitjet me 62.6% më 2022, si rrjedhojë e çmimeve të favorshme në tregjet ndërkombëtare. Bizneset e energjisë realizuan 313,4 miliardë lekë të ardhura nga 192,7 miliardë lekë në vitin 2021. Të ardhurat në këtë sektor po zgjerohen edhe nga rritja e numrit të bizneseve dhe diversifikimit të tyre në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli në parqet fotovoltaike. Hotelet dhe restorantet renditen gjithashtu në krye të aktiviteteve me rritje të lartë të xhiros më 2022 përkatësisht me 53.3% dhe 47%. Turistet e huaj kanë rritur nevojën për më shumë biznese që operojnë në hoteleri dhe restorante.

Hotelet raportuan 32,7 miliardë lekë të ardhura nga shitjet me 2022 nga 21,6 miliardë lekë më 2021. Në vitin 2023 të ardhurat nga njësitë e akomodimit pritet të jenë më të larta për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve te huaj. Bizneset e shërbimit ushqimor që përfaqësohen nga restorantet xhiruan në total 68,9 miliardë lekë më 2022 nga 46,9 miliardë lekë më 2021 më rritje vjetore 47%. Shërbimet e informacionit panë rritje te të ardhurave me 42 % më 2022 dhe shërbimet profesionale me 39.% Kjo rritje po nxitet nga zhvillimet ne fushën e teknologjisë, ku shitjet kanë vlerë më të lartë. Aktivitet e pasurive të paluajtshme që e kanë të lidhur aktivitetin me sektorin e ndërtimit kanë parë rritje të aktivitetit si në numër ndërmarrjesh ashtu edhe në shitje. Xhirot në këto aktivitete u rriten me 36.6% më 2022.

Të ardhurat nga shitjet në të gjithë aktivitet në rang vendi arritën në vitin 2022, në mbi 3,3 triliardë lekë me rritje vjetore 26.7%. Një pjesë e madhe e kësaj rritje është gjeneruar nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë. Të gjitha aktivitetet ekonomike rezultuan me të rritje te të ardhurave, por sektorët me zgjerimin më të ulët ishin ujësjellësit që janë ndërmarrje publike dhe bizneset e shëndetësisë që patën aktivitet më të ulët pas pandemisë (shiko grafikun e mëposhtëm)./ Monitor

turizmi bizneset

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara