LIVE UPDATES
Ekonomi

Bujqësia, ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë mesatares kombëtare

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të vitit 2023 paga mesatare në ekonomi arriti në 75,025 lekë më rritje vjetore 13.7%, por pagat në punonjësit e bujqësisë, ndërtimit , tregtisë dhe industrisë ishin poshtë këtij niveli.

22 Mars 2024, 12:08 Nga M.B
Bujqësia, ndërtimi, tregtia, industria ofrojnë paga poshtë
Foto ilustruese

TIRANA- Pagat mesatare në vendin tonë kanë ardhur në rritje sidomos në dy vitet e fundit, por katër sektorë të ekonomisë me normat më të larta të punësimit ofrojnë paga për punonjësit poshtë pagës mesatare në shkallë vendi. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të vitit 2023 paga mesatare në ekonomi arriti në 75,025 lekë më rritje vjetore 13.7%, por pagat në punonjësit e bujqësisë, ndërtimit , tregtisë dhe industrisë ishin poshtë këtij niveli. Në tremujorin e fundit të vitit 2023 paga mesatare bruto në bujqësi arriti nivelin e 49,140 lekë me rritje 15.8 për qind, por niveli i saj ishte sa 65% e pagës mesatare në shkallë vendi. Pagat në bujqësi janë rritur me ritme më të shpejta se në sektorët e tjerë të ekonomisë, por për shkak të bazës së vogël diferenca me pagën mesatare vijon të jetë më e larta nga të gjithë kategoritë. Megjithatë ky hendek është ngushtuar me 1 pikë përqindje gjatë një viti.

Megjithëse puna në ndërtim është e mirë-paguar, por pagat zyrtare në këtë sektor janë më të ulëta se niveli mesatar në shkallë vendi. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit paga mesatare mujore bruto në ndërtim ishte 58,387 lekë më rritje vjetore 14,4 për qind, por ky nivel ishte 22% më i ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Vlerësime të mëparshme nga Organizata Ndërkombëtare Punës ILO tregojnë se sektori i ndërtimit në vendin tonë vuan nga një nivel i lartë i informalitetit si në punësim dhe në paga. Informaliteti në punësim këtë sektor arrin deri në 60%, teksa deklarimet e pagave zyrtare vijojnë të jenë shumë më të ulëta se pagesat reale.

Sektori i tregtisë ofron pagë mesatare mujore bruto së paku 19 për qind më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në 3-mujotin e fundit 2023 paga mesatare në tregti, transport dhe shërbime ishte 60,179 lekë me rritje vjetore 14.3%. Sektori i industrisë gjithashtu ofron pagë 14 % më të ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Në tremujorin e katërt të vitit 2023 paga mesatare në këtë sektori arrit në 64,381 lekë nga 75,025 lekë që ishte paga mesatare. Sektorët që po ofrojnë paga më të ulëta se paga mesatare vuajnë nga graviteti i sektorëve me paga më të larta, duke ndikuar zhvendosjen e punonjësve nga këto sektorë drejt atyre me fitime më të larta.

Bujqësia është sektori më i prekur nga kjo zhvendosje, duke bërë që forca e punës të pakësohet vit pas viti si rrjedhojë e migrimit te të rinjve jashtë vendit ose drejt qyteteve në sektorë që kanë paga më të larta. Në krahun tjetër aktivitet financiare që ofrojnë pagën më të lartë për punonjësit, kanë paga 98 për qind më të larta se mesatarja kombëtare, informacioni dhe komunikimi ofron paga 53% më shumë se mesatarja kombëtare, administratat publike ofron 16% më të lartë se mesatarja kombëtare dhe aktivitet e pasurive të paluajtshme 10% më shumë se mesatarja kombëtare./ Monitor

pagat

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit