LIVE UPDATES
Ekonomi

Të marrësh kredi duke lënë “peng” borxhin e qeverisë

Megjithëse shumica e bankave në Shqipëri e ofrojnë mundësinë për të përdorur këto instrumente si kolaterali, përdorimi i këtij lloji të kolateralit është ende në nivele modeste. Megjithatë, vitin e kaluar përdorimi i titujve qeveritarë si kolateral shënoi rritje të lartë dhe njëkohësisht vlerën më të lartë historike.

23 Mars 2024, 07:10 Nga N.F
Të marrësh kredi duke lënë “peng” borxhin e
Foto ilustruese

TIRANË- Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të siguruar me kolateral, gjëja e parë që na shkon në mendje është një pasuri e paluajtshme. Pronat, në fakt, janë forma më e përdorur e kolateralit, por ndoshta jo të gjithë e dinë që si kolateral për kreditë mund të përdoren edhe instrumente financiare, si bonot apo obligacionet e qeverisë shqiptare.

Megjithëse shumica e bankave në Shqipëri e ofrojnë mundësinë për të përdorur këto instrumente si kolaterali, përdorimi i këtij lloji të kolateralit është ende në nivele modeste. Megjithatë, vitin e kaluar përdorimi i titujve qeveritarë si kolateral shënoi rritje të lartë dhe njëkohësisht vlerën më të lartë historike.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se vitin e kaluar, vlera e letrave me vlerë të borxhit qeveritar të vendosura si kolateral për kreditë bankare arriti në 1.59 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me një vit më parë. Vlera e titujve të vendosur si kolateral përbën më pak se 1% të vlerës totale të titujve të qeverisë që mbaheshin nga individët dhe bizneset në fund të vitit 2023. Në vlerë, përdorimi i titujve të borxhit si kolateral për kreditë dominohet nga bizneset, me vlerë totale prej 1.18 miliardë lekësh. Kjo vlerë ishte 84% herë më e lartë krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që përbënte 74% të vlerës së përgjithshme të bonove të përdorura si kolateral.

Ndërkohë, në segmentin e individëve, vlera e vendosjes së bonove si kolateral arriti në 413 milionë lekë, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë. Me gjithë rritjen e vlerës, statistikat tregojnë se bonot dhe obligacionet u përdorën si kolateral vetëm në 64 raste, shifër kjo 23% më e ulët krahasuar me vitin pararendës.

Në pjesën dërrmuese, titujt e lënë si kolateral për kreditë janë obligacionet, çka është e kuptueshme, duke pasur parasysh afatin më të gjatë të maturimit. Të dhënat e AMF tregojnë se vitin e kaluar ishin shtatë banka tregtare që kishin pranuar tituj të qeverisë shqiptare si kolateral për kreditë e dhëna.

Banka me vlerën më të lartë të titujve të mbajtur si kolateral është OTP Albania, me 32% të totalit, e ndjekur nga Union Bank, me 23% dhe Banka Kombëtare Tregtare dhe Credins, me afërsisht 16% secila.

Pse titujt përdoren pak si kolateral?

Siç tregojnë edhe shifrat, përdorimi i titujve qeveritarë si kolateral për kreditë bankare ngelet në nivele modeste. Sipas bankierëve, arsyeja kryesore është kërkesa relativisht e ulët nga individët dhe bizneset për të përdorur këtë lloj kolaterali.

“Aktualisht, ne kemi një kërkesë të kufizuar të përdorimit të letrave me vlerë të qeverisë si kolateral hipotekor për kredi, si nga klientët tanë individë, ashtu edhe nga ata biznes”, thotë Gabor Jandacsik, Drejtor i Divizionit të Riskut në OTP Albania.

Megjithatë, ka edhe segmente të veçanta të huamarrësve në banka, si për shembull, institucionet e mikrofinancës, që i përdorin këto lloj kolateralesh.

“Për sa u përket segmenteve, vlen të theksohet se volumet më të larta të kredidhënies që mbulohen me këtë lloj kolaterali lidhen kryesisht me institucionet financiare të mikrokredisë, të cilat rezultojnë më të përgatitura jo vetëm në njohuritë, por edhe në nivel shifrash investimi referuar këtyre instrumenteve.

Nëpërmjet kësaj mënyre, këta të fundit diversifikojnë mënyrat e investimit dhe krijojnë kolateral për të mbuluar nevojat e kërkesave për fonde, për të vazhduar operativitetin e tyre”, – thotë Soni Thano, Drejtore e Divizionit të Riskut në Credins Bank. Megjithëse në përgjithësi, kolaterali në formën e bonove ose obligacioneve është një garanci që ofron avantazhe për bankat, falë riskut të ulët dhe likuiditetit të lartë, sigurimi i kredive me këtë lloj kolaterali ka edhe disa problematika.

“Nga këndvështrimi i Bankës, problematika kryesore lidhet me vlerën e tregut të titullit të ofruar si kolateral. Nëse në momentin e ekzekutimit të pasurisë, vlera e tregut ka rënë nën vlerën e detyrimit që ka klienti ndaj Bankës, atëherë një pjesë e detyrimit mund të mbetet e pashlyer.

Megjithatë, për të shmangur këtë problem, përveç koeficientit të mbulimit pak më të lartë se vlera e kredisë, Banka gjithashtu ka vënë në fuqi masa parandaluese, që janë kontrollet periodike të vlerave të tregut të kolateraleve tip Obligacion/Bono Thesari. Banka ka të drejtë që, në momentin që konstaton se vlera e kolateralit të ofruar ka rënë nën limitin e lejueshëm, të kërkojë nga klienti shtimin e vlerës së kolateralit”, – thotë Albert Shehu, Drejtues i Departamentit të Bankingut Individual në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Sipas Gabor Jandacsik, nga OTP Albania, sfidat mund të lindin kur investimet bëhen nga një bankë dhe financimi kërkohet nga një bankë tjetër. Sipas tij, marrëveshjet ndërbankare janë të nevojshme për të lehtësuar aksesin në kolateral, në rast të proceseve të ekzekutimit. Gjithashtu, luhatjet në çmimet e obligacioneve mund të ndikojnë në vlerën e kolateralit, si dhe në kërkesën e tregut.

“Ndërkohë që përdorimi i obligacioneve ose bonove si kolateral ofron avantazhe, rreziqet që shoqërojnë këtë formë sigurimi të kredisë kërkon shqyrtim të kujdesshëm dhe strategji proaktive të menaxhimit të rrezikut”, – thotë z.Jandacsik.

Znj. Thano nga Credins Bank mendon se çështjet ku paraqiten nevoja për përmirësim janë mundësia e regjistrimit të bllokimit të titullit në favor të bankës në listat e regjistrit të titujve pranë Bankës së Shqipërisë, apo mundësia e bllokimit dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë së titujve në favor të bankës huadhënëse, në rastet kur banka të tjera janë kujdestare të titujve të lënë si kolateral.

172 miliardë lekë tituj të qeverisë mund të përdoren si kolateral

Vlera e investimit të individëve dhe subjekteve jofinanciare ka arritur shifra të konsiderueshme, duke krijuar paralelisht potenciale të tilla për përdorimin e letrave të borxhit të qeverisë si kolateral.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të vitit 2023, pjesa e borxhit të brendshëm e zotëruar nga individët dhe klientët e bankave (investimet e kryera nëpërmjet bankave që veprojnë si shoqëri komisionere) arriti në 20.4% të totalit, ose rreth 148 miliardë lekë. Ndërsa vlera e borxhit të brendshëm të mbajtur nga institucionet jofinanciare arriti në 3.3%, ose afërsisht 24 miliardë lekë.

Një stok titujsh prej rreth 172 miliardë lekësh i mbajtur nga individët dhe subjektet private përbën një potencial të konsiderueshëm për t’u përdorur si kolateral për sigurimin e huave nga bankat dhe institucionet financiare.

Sigurimi i kredive me tituj qeveritarë ofron një sërë avantazhesh për huamarrësin. Duke qenë se bonot dhe obligacionet në përgjithësi janë kolateralë më likuidë krahasuar me llojet e tjera të kolateralit (përjashto kolateralin cash), rreziku për bankën është më i ulët dhe rrjedhimisht, edhe normat e interesit të kredisë janë më të favorshme krahasuar me kreditë që sigurohen me lloje të tjera kolaterali.

Gjithashtu, procesi i miratimit të kredisë zakonisht është më i shpejtë, sepse risku është më i ulët dhe afatet e vlerësimit të kolateralit janë më të shkurtra.

Huamarrësi mund të vazhdojë të përfitojë të ardhurat prej letrës me vlerë, ndërkohë që e përdor njëkohësisht atë për të siguruar financimin për të kryer një investim të ri.

Në teori, përdorimi i titujve si kolateral nuk është i kufizuar vetëm te titujt qeveritarë. Potencialisht, edhe letrat me vlerë të emetuesve privatë mund të jenë një formë interesante kolaterali për sigurimin e kredive bankare. Megjithatë, në kushtet e tregut shqiptar një skenar i tillë duket ende larg. Deri tani, titujt e shoqërive private, kryesisht institucione financiare, janë emetuar me ofertë private. Emetimi i parë me ofertë publike u krye vetëm vitin e kaluar, nga institucioni financiar NOA.

Marrë nga Monitor

 

borxh kredi banka prona

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet