Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5,7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022.
TIRANA- Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë pa llogaritur inflacionin shënoi rritje në vlerë me 4,8% në tremujorin e fundit të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,1%, krahasuar me tremujorin paraardhës, raportoi INSTAT. Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5,7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6,2%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 4,0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Në ndryshimin vjetor prej +4,8%, në tremujorin e katërt 2023 ndaj tremujorit të katërt 2022, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar si më poshtë: “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,3 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,4 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,1 pikë përqindje.
Në tremujorin katërt 2023, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 2,4%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 2,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 2,4%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, ka rënë me 0,5%, kundrejt tremujorit të tretë 2023./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat buxhetore janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, por nga krahu i shpenzimeve dobë...
gent sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklaratë për mediat ditën e so...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori i prodhimit ka hyrë në një cikël krize nga rënia e shitjeve dhe humbjet që ka krijuar ku...
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset e lidhura me sektorin e turizmit, si hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, kishin rritjen më të lartë...
Foto ilustruese VLORA- Vlora është qarku që ka përfituar shumën më të madhe të disburuar nga masat mbështet&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Fondet e investimeve alternative u rritën për të dytin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave nga Auto...
Foto ilustruese TIRANË- Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë vitin e kaluar. Sipas të dhë...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit Euro-Lek i është kthyer përsëri rënies në dy javët e fundit. Sipas kursit ...
Foto ilustruese TIRANA- Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek ata me kualifikim të lartë për sektor...
Foto ilustruese TIRANA- Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vogla për vitin e kaluar. Statistikat e bank&...