LIVE UPDATES
Ekonomi

Kursi i Euros zbret poshtë 103 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej datës 13 dhjetor. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

21 Mars 2024, 14:06 Nga M.B
Kursi i Euros zbret poshtë 103 lekëve, prek nivelin më të
Grafik

TIRANA- Kursi i këmbimit Euro-Lek e thelloi më shumë rënien gjatë ditës së enjte dhe zbriti poshtë nivelit të 103 lekëve, për herë të parë që nga mesi i muajit dhjetor 2023. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej datës 13 dhjetor. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si zakonisht, lëvizjet e ndjeshme në një kah të caktuar të kursit të Euros përcillen edhe në kursin e këmbimit të monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të enjten me 94.12 lekë, niveli më i ulët që prej datës 29 dhjetor. Paundi Britanik gjithashtu shënoi nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit janar, në vlerën e 120.2 lekëve.

Me daljen nga sezoni dimëror, Leku ka nisur një cikël të ri forcimi në kursin e këmbimit. Një tendencë e ngjashme (por që mori trajtë pak më vonë, në javën e fundit të muajit mars) u shënua edhe vitin e kaluar. Agjentët e tregut mendojnë se rikthimi i forcimit të Lekut është efekt i rritjes së prurjeve valutore nga jashtë, që tashmë lidhen kryesisht me turizmin, eksportin e shërbimeve në përgjithësi, por edhe me një interes të lartë të investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të dhënat e vitit të kaluar treguan rritje rekord të numrit të turistëve të huaj dhe të paktën deri në fund të 9-mujorit 2023 rezultatin më të mirë historik të bilancit të pagesave. Pritshmëria e agjentëve financiarë është që trysnia mbi kursin e këmbimit të Euros të vijojë edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit.

Forcimi i mëtejshëm i Lekut nga njëra anë do të ulë edhe më shumë inflacionin e importuar në ekonomi. Në deklaratën e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësonte se inflacioni i importuar ka dhënë kontributin kryesor në uljen e inflacionit gjatë pjesës së parë të vitit 2024. Nëse forcimi i Lekut do të vazhdojë, gjasat janë që kursi i këmbimit valutor të forcojë tendencën dizinflacioniste. Në një skenar të tillë, edhe Shqipëria mund të vendoset më shpejt nga sa pritej para dilemës për të ndryshuar kahun e politikës monetare, duke filluar uljen e normave të interesit. Verën e kaluar, kursi i këmbimit të Euros preku nivelin më të ulët historik, shumë afër kufirit të 100 lekëve. Tendencat që po shfaqen këtë vit tregojnë se forcat e tregut e projektojnë si mjaft të mundshme thyerjen e këtij rekordi.

Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ruajtjen e cilësisë portofolit të kredisë në valutë, duke amortizuar rritjen e normave të interesit në Euro. Por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë. Shifrat tregojnë rënie të eksporteve të mallrave edhe në fillim të këtij viti. Një forcim i mëtejshëm i Lekut mund të godasë edhe më shumë sektorët eksportues të ekonomisë, duke filluar nga turizmi.

Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, por në rastin kur forcimi i Lekut do të çonte në një rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë do të ndodhej në një situatë ku ndërhyrja në kursin e këmbimit mund të jetë e justifikueshme./ Monitor

euro leku

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari