LIVE UPDATES
Editorial

Me ke ngjajnë qëndrimet e Ramës për Kosovën

Në fakt duket të gjitha kënvështrimet janë të lidhura me njëra - tjetrën. Ai bën rolin e ndërmjetësit pa patur mandat, i jep Vuçiçit perçarjen e faktorit shqiptar si argument dhe pastaj ndan me publikun qëndrimet e Borrell dhe del në CNN për të sharë Kurtin, me pretekstin e liderit rajonal që qetëson mendjet e nxehta, e shqiptarit të ftohtë qe e sheh qartësisht të ardhmen e rajonit tek pajtimi i shqiptarëve me serbët.

4 Qershor 2023, 14:08 Nga Dosja.al
Me ke ngjajnë qëndrimet e Ramës për Kosovën
Edi Rama

Mund të ketë disa këndvështrime për qëndrimin e barazlarguar të Kryeministrit të Shqipërisë ndaj tensioneve në Veriun e Kosovës. Disa e shohin si pozitivë për të luajtur rolin e ndërmjetësit, disa e shohin si të favorshëm për Serbinë, kur lideri kryesor i Shqiptarëve i quan fajtore të dyja palët, disa e shohin si qëndrim që nuk lidhet me ndonjërën palë, por vetëm me Perëndimin, nuk lidhet me marrëdhëniet personale me dy liderët, por me interesin personal për të qenë i preferuari i Perëndimit.

Në fakt duket të gjitha kënvështrimet janë të lidhura me njëra - tjetrën. Ai bën rolin e ndërmjetësit pa patur mandat, i jep Vuçiçit perçarjen e faktorit shqiptar si argument dhe pastaj ndan me publikun qëndrimet e Borrell dhe del në CNN për të sharë Kurtin, me pretekstin e liderit rajonal që qetëson mendjet e nxehta, e shqiptarit të ftohtë qe e sheh qartësisht të ardhmen e rajonit tek pajtimi i shqiptarëve me serbët.

Ka disa fakte që e kompromentojnë pretendimin e Kryeministrit Rama, se ky është qëndrimi që i shërben më shumë Kombit. Më shumë se intervista në CNN, ku ai doli kundër Kurtit për të fituar zemrën e Blinkenit, janë postimet dhe deklaratat e mëparshme dhe të mëvonshme.

Pak më parë ai bëri share për herë të dytë qëndrimin e Borell, që i kërkon Qeverisë së Kosovës të lëshojë godinat e Komunave në duart e protestuesve të organizuar nga Beogradi. Kjo është më e pakta, pasi parmbrëmë mbështeti një plan të Borrell me 3 pika, ku pika e tretë ishte miratimi sa më shpejt i asosacionit të Komunave serbe.

Po në mbrëmjen e së enjtes, përpara këtij qëndrimi të pashpjegueshëm në Twitter, Kryeministri Rama, në një intervistë për Blendi Fevziun deklaroi se i takoi Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, por nuk diskutoi me ta situatën në Veri, pasi ata nuk ia kërkuan.

Kushtetuta e Shqipërisë e detyron Qeverinë, Parlamentin dhe Presidentin të jenë aktiv në çështjrt që i takojnë Kosovës, por argumenti i Ramës ishte se nuk mund të sillet si babai i Kosovës. Ndërsa kur takoi Vuçiç, në praninë e Presidentes së Komisionit Europian, Von der Leyen, e pa të arsyeshme të sillej si babai i Kombit dhe të negocionte pa mandat një zgjidhje, që më së shumti i shërbente vetëm interesave personale, të shndërrimit në faktorin e paqes në rajon.

Zgjidhja e Kryeministrit Kurti është e vështirë. Ajo nuk mund të qortohet në pikëpamjen ligjore, por mund të diskutohet, madje edhe qortohet, në pikëpamjen diplomatike. Liderët shqiptarë kudo në Rajon e kanë kritikuar Kurtin nisur nga pikëpamja diolomatike, nga domosdoshmëria jetike e Kosovës për të ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me Perëndimin në përgjithësi dhe SHBA në veçanti. Kryeministri i Shqipërisë është i vetmi lider shqiptar që e ka kontestuar qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës edhe nga pikëpamja ligjore, njësoj si Vuçiç dhe mbështetësit e tij./Dosja.al

edi rama enton abilekaj albin kurti dosja.al tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll
Editorial 30 Maj 2023, 23:03 Gjergj Erebara

Nga se rriten pagat?

Edi Rama Qeveria shqiptare ka vendosur të përdorë fondin e vet të emergjencës, rreth 110 milionë euro, për të pagua...

Editorial 30 Maj 2023, 16:06 Andi Bejtja

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

Albin Kurti Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës, është tipike nga ato ngjarje që po të ulesh ditët e fundit pë...

Editorial 24 Maj 2023, 10:28 Meri Lika

Ne, shoqëria e interesit të vogël

Meri Lika Ne jemi shoqëria e interesit të vogël, e atij interesi që edhe pse është i vogël nuk ka asnjë lidhje me f...

Editorial 22 Maj 2023, 11:47 Fatos Lubonja

Merruni me kasapin më së pari

Fatos Lubonja Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë ...

Editorial 22 Maj 2023, 09:45 Yanis Varoufakis

Vdekja e çuditshme e individit liberal

Yanis Varoufakis Athinë – Im atë ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist t&eum...

Editorial 18 Maj 2023, 14:47 Enton Abilekaj

Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?

Enton Abilekaj Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, do të mbahen mend për numërimin dramatik në Bashkinë e Tiranës. Pas nj&...

Editorial 18 Maj 2023, 10:06 Meri Lika

Një lider i ri?

Meri Lika Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me ...

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026