LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti te skafi, detajet e skenarit të arratisjes së autorëve

• Atentati i mbrëmshëm në Sarandë ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati ka nxjerrë në pah një profil të pasur kriminal të viktimës, i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke. • Rubati, i cili sapo kishte dalë nga një burg në Greqi, rezulton të jetë përfshirë prej vitesh në ngjarje të rënda, si trafikimi i të miturve dhe rrëmbimi i personave. • Pavarësisht akuzave të mëparshme në Shqipëri për korrupsion dhe kontrabandë, ai arriti t’i shpëtonte burgimit duke u dënuar vetëm me kusht nga Gjykata e Apelit. • Dinamika e sulmit, ku autorët qëlluan me nëntë plumba pistolete për të ekzekutuar 50-vjeçarin, tregon qartë për një atentat të mirorganizuar. • Autorët e atentatit, të cilët lëviznin me një motomjet dhe kishin të maskuar identitetin, hapën zjarr nëntë herë ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, duke e plagosur atë me tre plumba. • Pas ngjarjes, sulmuesit u larguan me shpejtësi në drejtim të zonës së plazhit "Baba Rexhepi". • Grupi hetimor dyshon se autorët e kanë braktisur motomjetin në atë zonë për t'u arratisur më pas përmes detit me një skaf. • Ndërkohë, Policia po vijon hetimet intensive, duke u përqendruar te pista e larjes së hesapeve për shkak të së kaluarës së errët të viktimës.

2 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Thimjo (Sandri) Rubati

SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo (Sandri) Rubati. Grupi hetimor ka rindërtuar itinerarin e autorëve dhe mënyrën se si është organizuar sulmi i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin, kanë mbërritur në vendngjarje nga rruga "Mit’hat Hoxha", duke ardhur nga drejtimi i stadiumit për te porti.

Në momentin që janë afruar pranë objektivit, ata kanë hapur zjarr me një pistoletë 9 mm, duke shkrepur në drejtim të 50-vjeçarit gjithsej nëntë herë. Si pasojë e të shtënave, Thimjo Rubati ka marrë tre plumba në trup.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas krimit, autorët janë kthyer në të njëjtin itinerar nga kishin ardhur, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së plazheve, pranë zonës së njohur si "Baba Rexhepi". Hetuesit dyshojnë se në atë zonë, autorët mund të kenë braktisur motomjetin për t’u arratisur më pas nëpërmjet detit, me anë të një skafi./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Detaje të reja nga atentati në Sarandë/ Kush është 50-vjeçari Thimjo Rubati dhe e kaluara e tij e errët

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Thimjo Rubati

SARANDË-  Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Sarandës. Shënjestra e sulmit, Thimjo Rubati, 50 vjeç, rezulton të jetë një personazh me një profil të lartë kriminal, i njohur prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke.

Grupi hetimor ka zbardhur një historik të gjatë aktivitetesh kriminale të 50-vjeçarit, i cili kishte lënë së fundmi qelinë e një burgu në Greqi, ku vuante dënimin për një ngjarje të rëndë penale. E kaluara kriminale e Thimjo Rubatit daton që prej fillimit të viteve 2000, ku spikasin akuzat për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012.

Pavarësisht se gjatë kohës që ishte në burgun grek, autoritetet shqiptare e kërkonin për një dosje voluminoze korrupsioni dhe kontrabande, e lidhur me një skemë të trafikimit të makinave ku implikoheshin edhe zyrtarë doganorë, Rubati ia doli t’i shpëtonte burgut në vendlindje.

Gjykata e Apelit e dënoi atë me dënim me kusht, duke bërë që ai të mos kryente asnjë ditë burg në Shqipëri për këtë aferë. Dinamika e ngjarjes së djeshme tregon qartazi se autorët kanë pasur si synim eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga ekspertiza paraprake, rezulton se ndaj Rubatit është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9 mm.

Ekspertët e krimeve kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes 9 gëzhoja. Policia po vijon punën intensive për identifikimin e autorëve, ndërsa si pistë kryesore e hetimeve mbetet larja e hesapeve për shkak të së kaluarës së trazuar kriminale të 50-vjeçarit./Dosja.al

 

thimjo rubati

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027