Kërcet arma në Sarandë/ Plagoset 50-vjeçari me precedent kriminal, policia blindon zonën (EMRI)
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë. • I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, 50 vjeç. • Ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. • 50-vjeçari është qëlluar nga dy persona, ndërsa dyshohet se rasti ka të bëjë me një atentat të organizuar. • Thimjo Rubati është person me precedentë të shumtë penalë. • Ai ka qenë i akuzuar për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, i skeduar për trafik mjetesh motorike.
5 artikuj për këtë temë.
SARANDA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar, pas ngjarjes së ndodhur në Sarandë ku një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri shtë transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Në njoftimin e policisë thuhet se autorët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sarandë / Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Dosja.al

SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. I plagosuri është 50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje.
Djali i të plagosurit, Andrea Rubati, 27 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj, janë shpallur në kërkim. Kjo pasi ata dyshohen se kanë dhunuar oficerin e Policisë Mihal Velço./Dosja.al
SARANDA- Thimjo Rubati, 50 vjeç është personi i cili mbeti i plagosur këtë mbrëmje, pas të shënave me armë në Sarandë. Bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
50-vjeçari është qëlluar nga dy persona, ndërsa dyshohet se rasti ka të bëjë me një atentat të organizuar. Thimjo Rubati është person me precedentë të shumtë penalë. Ai ka qenë i akuzuar për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje, i skeduar për trafik mjetesh motorike./Dosja.al
SARANDA- Një ngjarje e rëndë ndoshi pak minuta më parë në Sarandë, ku një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave më armë zjarri. I plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, 50 vjeç. Bëhet me dije se ai është qëlluar nga 2 persona që lëviznin me motor.
50-vjeçari është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë./Dosja.al
SARANDA- Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e kësaj është plagosur një person. Ai është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi këtë rast./Dosja.al