LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?

Faji i Berishës dhe Metës mund të mos jetë që humbën zgjedhjet në një sistem hibrid ku vota nuk ndryshon asgjë. Por ishin ata që, nga shtatori 2022 deri në 14 maj, premtuan fitoren spekakolare që dihej se nuk do të vinte.

18 Maj 2023, 14:47 Nga Enton Abilekaj
Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?
Enton Abilekaj

Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, do të mbahen mend për numërimin dramatik në Bashkinë e Tiranës. Pas një procesi të vështirë, koalicioni Berisha-Meta, me kandidat Lulzim Bashën, në finish humbi me 10 vota diferencë përballë Kryetarit të opozitës, Edi Rama, që ishte edhe kandidati për mandatin e katërt.

Ishte rasti kur Qeveria nuk e pranoi rezultatin, KQZ shpiku votat e hedhura gabim dhe rihapi kutitë, për të zhvilluar një proces të paprecedent, për nga turpi dhe nga manipulimi. Kështu Lulzim Basha mori Bashkinë e Tiranës, Rama e humbi pavarësisht votës së popullit, opozita u zhyt në dëshpërim përballë një akti të paprecedentë të manipulimit të ndjekur në lidhje direkte nga publiku nëpërmjet televizioneve informative.

Vetëm dy ditë më vonë, një gazetë opozitare, e lidhur ngushtësisht me Edi Ramën, befasoi me titullin kryesor, që kërkonte një tjetër lider të opozitës, më të fortë, të aftë për të përballuar një pushtet që manipulon dhe abuzon. Lideri i opozitës së atëhershme, megjithëse fitoi shumicën e bashkive dhe komunave, megjithëse e fitoi Tiranën dhe ia morën, ishte në krizë besimi.

E njëjta histori në 2009, kur Ben Blushi i kërkoi dorëheqjen pas humbjes së ngushtë 70 me 66, ku, po të llogariteshin deputetët e LSI, mund të quhej barazim. LSI vendosi të kalonte me Berishën dhe Rama mbeti në opozitë, për t’u kontestuar nga një pjesë e partisë që nuk e shihte fitoren tek ai.

Humbja e zgjedhjeve, edhe kur janë manipuluar, edhe kur janë blerë, ka shkaktuar gjithmonë krizë në opozitë.

Edhe në PD në 2001, Berisha u vu në pikëpyetje. Sot është përsëri Berisha, me një humbje më pak të rëndësishme, por më të thellë, me zgjedhje shumë më të kontestueshme, nën një presion akoma më të madh.

Është humbja e gjashtë radhazi për opozitën, janë zgjedhjet e gjashta anormale për një vend demokratik dhe normale për Shqipërinë. Për këdo që sheh sot me skepticizëm aftësinë e Berishës për të ardhur në pushtet, ka argumente pro dhe kundër. Fushatën kundër largimit e drejton vetë Berisha, që çdo ditë del në konferencë shtypi për të denoncuar zgjedhjet dhe intimiduar gazetarët që e kërkojnë përgjegjësinë tek ai.

E vërteta për cilësinë e zgjedhjeve është me të. Rezultatet ishin të paravendosura, pas një procesi të papranueshëm që përpara se të fillonte. Pasi iu morën kredencialet me vendim gjykate, opozita nuk u lejua as të regjistrohej, votuesit u intimiduan live në TV nga vetë Kryeministri dhe jashtë kamerave dhe vëmendjes së publikut nga të deleguarit dhe drejtuesit lokalë të PS, nga kryetarët në detyrë të Bashkive, nga administrata qëndrore dhe lokale, nga banditët që kishin rrethuar qendrat e votimit me mandat të plotë dhe nga policia që, në rastin më të mirë, mbyllte sytë, ndërsa diku tjetër bashkohej me ta për të mos lejuar votuesit e skeduar si kundërshtarë, t’u afroheshin kutive të votimit.

Dy atentatet që ishin pasojë e zgjedhjeve në Fushë Kuqe dhe Peqin, tregojnë shumë për procesin zgjedhor.
Listat e zgjedhësve që u denoncuan sot nga kryetari i paregjistruar i opozitës, ndikuan në pjesëmarrjen në votime. Berisha e vlerësoi 180 mijë shifrën e atyre që nuk mund të votonin për shkak të listave dhe kujtoi se e ka denoncuar në SPAK këtë rrëmujë të qëllimshme.

Me këto zgjedhje, nën këtë pushtet totalitar, askush nuk mund të fitojë.

Faji i Berishës dhe Metës mund të mos jetë që humbën zgjedhjet në një sistem hibrid ku vota nuk ndryshon asgjë. Por ishin ata që, nga shtatori 2022 deri në 14 maj, premtuan fitoren spekakolare që dihej se nuk do të vinte. Në vend të së vërtetës, në vend të bashkëbisedimit me qytetarët për ngërçin demokratik që ka shkaktuar Pushteti totalitar, zgjodhën krijimin e një mirazhi të ndryshimit me votë.

E dinin të gjithë që listat e zgjedhësve po përgatisnin një masakër elektorale, bashkë me vendimet e gjykatave dhe të KQZ për ta hequr opozitën nga fleta e votimit, bashkë me paratë e pista që u hodhën në fushatë si pikat e shiut që kapnin të pambrojturit, bashkë me presionin, shantazhin dhe deri tek terrori, por opozita në vend të denoncimit publik dhe marrjes së masave për të inkurajuar votuesit, zgjodhi autosugjestionin e fitores.

Përveç organizimit të keq, që lidhet edhe me trashëgiminë që la Basha në PD, përveç trajtimit të votuesve si publik i një spektakli magjistarësh fitoreshpikës, edhe mesazhi i këtyre zgjedhjeve dështoi të emociononte ndokënd.

PD mund të fitonte dinjitet me humbjen nëse do ta kishte denoncuar sistemin në thelbin e tij, në marrëdhënien Politikë-Biznes -Krim, por hezitoi sepse zgjodhi të ishte pjesë. Flirtoi me biznesmenët e emëruar nga Rama dhe organizatat kriminale të licencuara nga pushteti, me shpresën se ata do të mund ta ndanin mbështetjen përgjysmë.

Sot, të zhgënjyer që vartësit zgjodhën shefat e vjetër, po i denoncojnë, pa asnjë rezultat. Mesazhi dështoi, votuesit kuptuan që, dallimi i vetëm mes palëve është doza e abuzimit dhe përtuan të ulin dozën duke rrezikuar punën apo shëndetin fizik, për të shkuar te kutitë.

Pasi nuk arriti të krijonte kontrastin me pushtetin dhe të bindte njerëzit për një ndryshim të vërtetë, opozita gjendet edhe pa aleatë ndërkombëtarë. Vëzhguesit e huaj në raportin paraprak nuk i kualifikuan zgjedhjet si të lira dhe të ndershme, por asnjë qeveri perëndimore nuk ka folur deri tani për një proces zgjedhor të papranueshëm.

Athina dhe Uashingtoni u shqetësuan për arrestimin e Fredi Belerit, por jo për procesin zgjedhor në tërësi, kërkuan llogari për të drejtat e një shtetasi grek, por jo për shtetasit shqiptarë që nuk u lejuan të shprehin vullnetin me votë.

Kjo opozitë e shtypur brenda dhe e izoluar jashtë, nuk mund ta kalojë me të qara atë që ndodhi, për të marrë një mandat për zgjedhjet e 2025. "Beteja sapo ka filluar" është një parullë e konsumuar tashmë. Nëse nuk ka një betejë, duhet të ketë minimalisht një aksion për ndryshim rrënjësor, një program për 2025, ose një hapje rruge për forca të reja me njerëz që nuk kanë përgjegjësi për 33 vitet e dështimit të vendit./Dosja.al

enton abilekaj humbja e pd ne zgjedhje sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 18 Maj 2023, 10:06 Meri Lika

Një lider i ri?

Meri Lika Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me ...

Editorial 11 Maj 2023, 21:25 Fjola Graçi

A i beson Rama sondazhet?

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...

Editorial 6 Maj 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet