LIVE UPDATES
Editorial

Nga se rriten pagat?

Ndërsa ekonomia kombëtare ecën si breshkë nën peshën mbytëse të monopoleve dhe të pabarazisë së shkaktuar nga korrupsioni masiv, rritja e pagave ka shumë gjasa të mbetet një ëndërr për pjesën dërrmuese të popullsisë.

30 Maj 2023, 23:03 Nga Gjergj Erebara
Nga se rriten pagat?
Edi Rama

Qeveria shqiptare ka vendosur të përdorë fondin e vet të emergjencës, rreth 110 milionë euro, për të paguar një rritje të pjesshme të pagave në sektorin publik. Deputetët dhe ministrat do të marrin një dyfishim të pagës, ndërsa segmente të tjera të administratës do të marrin rritje “të vogël” prej rreth 7%.

Buxheti i shtetit pritet të shpenzojë pa rritjen e pagave këtë vit për paga dhe sigurime shoqërore 97 miliardë lekë, ndërsa fondi rezervë i qeverisë që po përdoret për rritjen e pagave është i barabartë me 12% të të gjithë fondit të pagave.

Me një fjalë, nëse qeveria rrit pagat në mënyrë të barabartë për të 180 mijë të punësuarit në sektorin publik, atëhere paratë dalin për një rritje prej 12%. Paga mesatare bruto në sektorin publik është 74 mijë lekë ndërsa me rritjen 12% shkon në 83 mijë lekë.

Megjithatë, qeveria ka premtuar rritje pagash në masën 900 euro “deri në fund të vitit 2024”. Nuk dihet se me çfarë kursi e llogarit Rama këtë, por nëse e llogarisim me kursin aktual, 110 lekë për euro, kjo do të thotë, 100 mijë lekë pagë bruto. Në krahasim me nivelin aktual prej 74 mijë lekësh, kjo nënkupton një rritje në masën 35%. Kjo do të thotë se pretendimi i kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore për “thuajse dyfishim” të pagës gjatë vitit 2024 [link] është i pambështetur në shifra, ose, është i pambështetur me aritmetikën e zakonshme të rritjes në përqindje.

Arritja e nivelit 900 euro për sektorin publik, nuk kërkon dyfishim nga niveli aktual, por rritje në masën 35%. Dhe rritja në masën 35% nga niveli aktual do të thotë se qeveria do të shpenzojë nga viti 2025, 35% më shumë se sa 97 miliardë lekët e planifikuara për t’u shpenzuar këtë vit ose, rreth 34 miliardë lekë. Kjo nuk ngjan, jo vetëm një “dyfishim”, por as ndonjë shifër për t’u shqetësuar.

Të ardhurat totale të buxhetit të shtetit në vitin 2022 ishin 573 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat buxhetore janë rritur me mesatarisht 4.7% përgjatë dekadës së fundit. Kjo do të thotë se një rritje brenda të zakonshmes, pa rritur taksa dhe pa marrë parasysh inflacionin anomalisht të lartë që pritet të vijojë edhe për këtë vit, të ardhurat e qeverisë rriten me 28 miliardë lekë në vit, ndërsa qeveria ka në plan që përgjatë dy viteve të ardhshme, të rrisë shpenzimet për paga me 34 miliardë lekë në vit, thuajse sa rritja e të ardhurave buxhetore të paguara nga taksapaguesit. Vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj thotë se e ashtuquajtura “reformë e pagave” do të kushtojë 39 miliardë lekë në vitin 2025. Link.  Sipas ministres, mësuesit (të cilët janë grupi më i madh i të punësuarve në sektorin publik), kanë marrë rritje page 7%. Mjekët, (të cilët janë shumë më pak se sa mësuesit), kanë marrë rritje page 22% dhe infermierët, 26%.

Kini parasysh se sektori buxhetor i qeverisë qendrore në Shqipëri ka 86 mijë të punësuar, nga të cilët, nën Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit janë 31 mijë vetë ose 36% e totalit. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e të punësuarve merr një rritje 7% të pagës ose 2 mijë lek në muaj.

Kjo na shpie te një pyetje më e rëndësishme se sa aritmetika fluide e fushatave elektorale. Nga se rriten pagat? Dhe për më shumë, nga se rriten pagat në sektorin privat?

Gjatë vitit 2022, ekonomia shqiptare u rrit me 4.8%, sipas vlerësimit paraprak të INSTAT. Kjo shifër nënkupton rritjen fizike. Me një fjalë, nëse një fshatar ka prodhuar 100 domate në vitin 2021, në vitin 2022 ka prodhuar 104.8 domate. Por në të njëjtin vit, inflacioni mesatar në ekonominë shqiptare ishte 6.7%. Kjo do të thotë që përveç prodhimit të 4.8 domateve më shumë, të gjitha domatet janë shitur me çmim mesatar 6.7% më të lartë se sa ishin shitur më 2021. Mbledhja e këtyre dy shifrave na krijon një ide të përafërt, por jo të saktë. (Statistikat e sakta llogariten jo me inflacion, por me deflator, gjë që nuk është e mundur të dihet për publikun e gjerë sepse INSTAT prej vitesh nuk publikon më të dhëna të detajuara mbi PBB-në).

Në mënyrë të përafërt themi se ekonomia në vlerë nominale është rritur me 11.5%. Kjo do të thotë se ndërmarrjet që kanë shitur mallra kanë kaq para në dispozicion më shumë se sa vitin e kaluar, mesatarisht. Por jo të gjitha këto para mund të përdoren për rritje pagash. Sepse fakti është që rritja reale prej 4.8% është shkaktuar nga dy faktorë: 1. Rritja e punësimit, 2. Rritja e eficiencës. Do të thotë se një pjesë e rritjes ekonomike është shkaktuar nga shtimi i numrit të punëtorëve, të cilët kërkojnë paga nga prodhimi që kanë realizuar vetë, ndërsa punëtorët ekzistues mund të shpresojnë të marrin rritje rroge vetëm nga rritja e eficiencës.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në sektorin privat në Shqipëri, punësimi u rrit në vitin 2022 me gati 13 mijë vetë. Mesatarisht gjatë vitit kishte 533 mijë të punësuar, nga 520 mijë që ishin në vitin 2021. Në përqindje, punësimi u rrit me 2.5%. Kjo do të thotë që nga rritja reale prej 4.8%, 2.5% u shkaktua nga shtimi i numrit të punëtorëve, ndërsa pjesa tjetër prej 2.3% duhet të jetë shkaktuar nga përmirësimi i eficiencës në punë. Të dy, punëtorët e rinj dhe të vjetër, normalisht që marrin, jo rritje page, por atë që merrnin më parë me çmime më të larta, si pasojë e inflacionimit të ekonomisë. Dhe kur inflacioni është i lartë siç është aktualisht, rritja e pagave për mësuesit me 7%, siç ka vendosur qeveria “Rama”, do të thotë që mësuesit po marrin po aq sa merrnin vitin e kaluar, me çmime nominalisht 7% më të larta.

Sa i përket premtimit të kryeministrit për “dyfishim” të pagave, kjo dukshëm është gjuhë fushate.

E vetmja mënyrë që pagat të rriten më shpejt, është që rritja e ekonomisë të jetë më e madhe nga sa është dhe, më e rëndësishmja, të jetë e qëndrueshme.

Formula normale nënkupton rritje reale të ekonomisë në masën 4.5% dhe inflacion në masën 3% për një rritje nominale prej 7.5%. Vini re se te rritja reale 4.5%, shtimi i të punësuarve do të duhet të vijojë të kontribuojë me gjysmën, ndërsa gjysma tjetër do të jetë rritje eficience, e cila sjell rritje pagash.

Rritja 4.5% konsiderohet rritja potenciale e Shqipërisë, e vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë dekadës së fundit, rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë mesatarisht rreth 2.5%. Në këtë mesatare përfshihet rënia gjatë pandemisë së vitit 2020 dhe rimëkëmbja e konsiderueshme e viteve 2021 dhe 2022.

Me pak fjalë, pyetja është se pse, përgjatë periudhës së qeverisjes aktuale, ekonomia shqiptare është rritur me 2% më pak se sa potenciali? Kini parasysh gjithashtu se një ekonomi që rritet me mesatarisht 2.5% në vit për një dekadë, në fund të dekadës do të jetë 28% më e lartë se sa ishte në fillim. Ndërsa nëse rritet me mesatarisht 4.5% në vit, atëherë në fund të dekadës do të jetë 55% më e madhe nga sa ishte në fillim.

Keqqeverisja, investimet e gabuara në koncesione apo projekte që nuk sjellin rritje ekonomike janë shkaktarët kryesorë të rritjes së ngadaltë dhe të mosrritjes sipas potencialit të vlerësuar. Dhe për sa kohë kjo vazhdon, “dyfishimi i pagave” do të jetë deklaratë paraelektorale dhe jo realitet.

Në ekonomiksin e zhvillimit shpjegohet se, sipas disa vlerësimeve, ekonomia e vendeve perëndimore përgjatë një shekulli e gjysmë është rritur me mesatarisht 1.7%, ndërsa ajo e Afrikës është rritur me mesatarisht 0.7%. Diferenca në dukje e vogël prej 1% në vit, përgjatë një shekulli e gjysmë, bën që Evropa sot të jetë e pasur dhe Afrika, e varfër.

gjergj erebara

Sondazh

Poll
Editorial 30 Maj 2023, 16:06 Andi Bejtja

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

Albin Kurti Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës, është tipike nga ato ngjarje që po të ulesh ditët e fundit pë...

Editorial 24 Maj 2023, 10:28 Meri Lika

Ne, shoqëria e interesit të vogël

Meri Lika Ne jemi shoqëria e interesit të vogël, e atij interesi që edhe pse është i vogël nuk ka asnjë lidhje me f...

Editorial 22 Maj 2023, 11:47 Fatos Lubonja

Merruni me kasapin më së pari

Fatos Lubonja Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë ...

Editorial 22 Maj 2023, 09:45 Yanis Varoufakis

Vdekja e çuditshme e individit liberal

Yanis Varoufakis Athinë – Im atë ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist t&eum...

Editorial 18 Maj 2023, 14:47 Enton Abilekaj

Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?

Enton Abilekaj Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, do të mbahen mend për numërimin dramatik në Bashkinë e Tiranës. Pas nj&...

Editorial 18 Maj 2023, 10:06 Meri Lika

Një lider i ri?

Meri Lika Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me ...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?