LIVE UPDATES
Editorial

Merruni me kasapin më së pari

Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë deri edhe faktin se këta probleme – duke filluar që nga përçarja e opozitës e me radhë – janë vepra të mirëmenduara të regjimit për të përjetësuar qëndrimin e tij në pushtet. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se argumenti “non grata” bie ndesh me faktin se non gratat e Ramës korrën një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

22 Maj 2023, 11:47 Nga Fatos Lubonja
Merruni me kasapin më së pari
Fatos Lubonja

Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë publike për pesimizmin e thellë që kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit që ka kryer Rama ka instaluar një regjim që ka eliminuar çdo mundësi jo vetëm rrotacioni, por edhe rritjeje. Këto zgjedhje fatkeqësisht e provuan në mënyrë edhe më dramatike se më parë tezën time pesimiste.

Këto ditë kam dëgjuar shumë të përdoret nga disa termi “operacion kirurgjikal”– në kuptimin e një manipulimi pa lenë shenja. Mendoj se është një term i gabuar, që tregon shkallën, në të cilën e kemi humbur ndjeshmërinë demokratike. Sepse, regjimi nuk ka bërë një operacion prej kirurgu, por një ndërhyrje prej kasapi, shenjat e së cilës ulërasin gjithandej.

Për ndërhyrje prej kasapi flet vetë marrja e 53 të bashkive, çka ngre menjëherë dyshime nëse ky vend është demokraci.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe rritja e përqindjes të votuesve në raport me opozitën për një parti që ka mandatin e tretë dhe që në shumë komuna qeveris për më shumë se tri mandate.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me kërcënime se nuk do të japë asnjë kacidhe për komunat që do të votojnë për opozitën.

Për ndërhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me përmbysje spaktakolare për një kohë fare të shkurtër – si ai i Shkodrës dhe Kazmës.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojnë 99% për partinë në pushtet.

Për ndërhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy ditë para zgjedhjeve i kandidatit opozitar të Himarës, Beleri, që provoi se policia dhe prokuroria e reformës në drejtësi, tashmë mund të konsiderohen pjesë plotësisht e integruar e bandës që qeveris për të vjedhur dhe vjedh për të qeverisur.

Për ndërhyrje praj kasapi flasin edhe bëmat ep jesëve të tjera të bandës si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, që e zhveshën opozitën reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashkë me to edhe financimin, kohën televizive, komisionerët, numëruesit e me radhë.

Ky shkrim do të dilte shumë i gjatë nëse do të vazhdoja të rreshtoja treguesit e kësaj kasaphane. Por nuk është ky synimi i tij. Synimi i tij është të polemizojë me disa (të shumtë) që, në vend se të merren me kasapin dhe kasaphanën, merren me viktimën e hanxharëve dhe thikave të tij. Midis tyre dalloj tri kategori: njërën që e bën në funksion të synimeve të Ramës, për t’i dhënë goditjen përfundimtare opozitës së vetme që e rrezikon akoma, në mënyrë që të livadhisë i patrazuar në narkoshtetin që ka krijuar; një tjetër që thjesht synon të marrë lidershipin e opozitës për hesape personash që nuk merakosen fare se do të shërbejnë si fasadë demokratike e narkoshtetit; dhe një pjesë të dëshpëruarish të sinqertë që shfryjnë mërzinë e humbjes sipas asaj shprehjes: “s’ke ç’i bën gomarit dhe i bije samarit”.

E pra, të gjithë këta bashkohen në tezën, që ka pushtuar ekranet e mediave, se përgjegjëse për këtë humbje është opozita; se sikur ajo të mos ishte e përçarë, sikur të mos kishte në krye non-gratën, Sali Berisha (që disa e përkthejnë: sikur të kishte mbështetje amerikane), kjo humbje nuk do të kishte ndodhur. Disa i shtojnë listës së shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na përçuar mesazhin se, sikur të rregulloheshin këto probleme, do ta kishim të garantuar rrotacionin. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë deri edhe faktin se këta probleme – duke filluar që nga përçarja e opozitës e me radhë – janë vepra të mirëmenduara të regjimit për të përjetësuar qëndrimin e tij në pushtet. Të gjithë harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se argumenti “non grata” bie ndesh me faktin se non gratat e Ramës korrën një fitore spektakolare në këto zgjedhje.

Me këtë nuk dua të them se s’duhet të merremi me problemet dhe limitet e opozitës. Dua të vë në dukje se ky lloj diskursi nxjerr në plan të dytë ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: atë se fakti që Edi Rama, për të fituar, detyrohet t’u vjedhë e blejë votën atyre, që sipas tij dhe atyre të diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë ai (së bashku me non gratat e tij) sikur të ndërtohej një opozitë që do ta donte dhe besonte populli. E pra, këto zgjedhje na treguan se po të ndihet i rrezikuar në pushtet Rama dhe banda e tij do të bënte gjithçka për ta nxjerrë nga loja, deri edhe mjete nga ato që nuk i kemi parë akoma të përdoren deri më sot. Rasti Beleri ishte një paralajmërim i kësaj për të gjithë.

Prandaj gjykoj se diskursi i parë post elektoral duhet të nisë nga analizimi dhe denoncimi i kësaj kasaphane me vetëdijen se viktimë e saj, humbësi i vërtetë, nuk është opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vetë diskursi se çfarë duhet të bëjë opozita – që mendoj se ka shumë për të bërë – duhet të nisë nga kjo analizë dhe kjo vetëdije./Marrë nga Panorama

fatos lubonja humbja e pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll
Editorial 22 Maj 2023, 09:45 Yanis Varoufakis

Vdekja e çuditshme e individit liberal

Yanis Varoufakis Athinë – Im atë ishte mishërimi i individit liberal, një ironi e shkëlqyer për një marksist t&eum...

Editorial 18 Maj 2023, 14:47 Enton Abilekaj

Çfarë e kompromenton alibinë e opozitës?

Enton Abilekaj Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, do të mbahen mend për numërimin dramatik në Bashkinë e Tiranës. Pas nj&...

Editorial 18 Maj 2023, 10:06 Meri Lika

Një lider i ri?

Meri Lika Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me ...

Editorial 11 Maj 2023, 21:25 Fjola Graçi

A i beson Rama sondazhet?

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...

Editorial 6 Maj 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet