“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je? 12 Qershor, 19:25 “Shqipëria ësht&eu...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Tregu i auditimit në vitin 2025 qarkulloi 1.6 miliardë lekë, ose rreth 16.6 milionë euro, në volumin e të ardhurave të realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor, me rritje prej 9.8% nga viti i mëparshëm.

Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025. Publikohet renditja e 15 shoqërive më të mëdha audituese në vend
Tregu i auditimit në vitin 2025 qarkulloi 1.6 miliardë lekë, ose rreth 16.6 milionë euro, në volumin e të ardhurave të realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor, me rritje prej 9.8% nga viti i mëparshëm.
Të dhënat u bënë të ditura nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.
Nga një analizë e të dhënave të raportuara në raportin e veprimtarisë së BMP-së, një indikator i rëndësishëm është edhe tendenca në rritje e volumit të honorarëve nga shërbimet e auditimit ligjor, si një nga treguesit e rëndësishëm lidhur me vlerësimin e punës së audituesve, rrjedhojë e mbikëqyrjes efektive për sigurimin e cilësisë.
Tregu i auditimit paraqet ecuri në zgjerim, ku në vitin 2025 ka pasur një rritje mesatare prej 14,4% të të ardhurave vjetore të gjeneruara nga shërbimet e auditimit ligjor krahasuar me një rritje mesatare prej 5,9% të njësive ekonomike të audituara.
Sipas të dhënave të BMP-së, tregu i auditimit në fund të vitit 2025 ka pasur 260 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 153 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik dhe 79 shoqëri auditimi, me 28 auditues ligjorë të punësuar pranë tyre.
Gjatë pesë viteve të fundit, të ardhurat e realizuara për shërbimet e auditimit kanë qenë në rritje si për shoqëritë e auditimit, ashtu edhe për audituesit ligjorë. Në vitin 2025, shoqëritë e auditimit shënuan 70% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 30% të realizuara nga audituesit ligjorë.
Në vitin e shtatë të publikimit të renditjes, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka paraqitur një panoramë të shoqërive të auditimit dhe pozicionimin e tyre në këtë treg, bazuar në totalin e honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2025 për auditimin ligjor të njësive ekonomike.
Referuar publikimit në raportin e veprimtarisë për vitin 2025, Shoqëria e auditimit Forvis Mazars (pjesë e rrjetit ndërkombëtar me të njëjtin emër) ka vijuar të renditet e para edhe për vitin 2025, me 8.8% të honorarëve të faturuara. Megjithatë, në raport me vitin e mëparshëm, kur zinte 9.21%, shoqëria ka humbur një pjesë të tregut.
“Intrust” (pjesë e rrjetit JPA International) ka kaluar për herë të parë si shoqëria e dytë më e madhe audituese në vend, me 8.65% të totalit nga shërbimet e auditimit të honorarëve të faturuara, duke iu afruar ndjeshëm vendit të parë. Në vitin 2024, kjo shoqëri zinte 3.97% të tregut në fjalë.
Shoqëria ka parë një rritje të shpejtë, që pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fund të vitit 2022.
Shoqëria audituese “Kreston Albania” (pjesë e Kreston Global) ka ruajtur pozicionin e renditjes në vendin e tretë për vitin 2025, me 8.16%, referuar totalit të honorarëve të realizuara nga shërbimet e auditimit, duke shënuar rënie të lehtë në përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm 2024 (8.22%).
Shoqëria e auditimit Ernst&Young (pjesë e rrjetit ndërkombëtar me të njëjtin emër) ka zbritur në vendin e katërt (7,85%), nga i dyti në vitin 2024 (8.48%) dhe i pari në vitin 2023 (8.13%).
Në vend të pestë renditet “Grant Thornton” (pjesë e rrjetit ndërkombëtar me të njëjtin emër) me 5.6% të tregut, nga 6.26% në 2024-n, duke ruajtur të njëjtin pozicion, pavarësisht se ka humbur pak peshë në raport me vitin e mëparshëm.
Një shoqëri me rritje të peshës së tregut është “RSM Albania” (pjesë e RSM International), që është ngjitur në vend të gjashtë (5.51%), nga pozicioni i tetë (3.66%) një vit më parë.
“Deloitte Abania” (pjesë e Deloitte) ka zbritur në vend të shtatë, me 3.85% të tregut të honorarëve të realizuara nga shoqëritë e auditimit në vitin 2025, nga 7.66% vitin e mëparshëm.
Shtatë shoqëritë e para, që janë të gjitha pjesë e rrjeteve ndërkombëtare të njohura të auditimit, kanë realizuar gati 50% të të gjithë volumit të honorarëve të faturuara nga shërbimet e auditimit (48.4%), ose rreth 8 milionë euro. Pjesa tjetër e tregut, prej 8.6 milionë eurosh, është ndarë nga 72 shoqëri të tjera auditimi dhe 153 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik.
Në renditjen e 15 shoqërive më të mëdha, sipas honorarëve të auditimit në vitin 2025 ka tre hyrje të reja: “ILD-99 Audit” (1.59%), “Euro Audit, consultancy.co” (1.33%); “Filto Auditing” (1.33%).
(Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2025)./MONITOR
foto ilustruese KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
foto ilustruese Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
foto ilustruese “Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Pamje TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në sheshin Italia, ku pak orë më parë u mbaj antimitingu i kryeministrit Edi ...
Pamje nga protesta TIRANË- Marshimi i revoltës qytetare po vijon ku qindra qytetarë kanë mbushur kryqëzimin kryesor t&e...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve t'i bashko...
Pamje TIRANË- Qyetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: &ldq...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë bërë thir...
Djali i Paulin Sterkajt TIRANË- Një incident me tone të ashpra u regjistrua sot gjatë protestës, ku u përfshi djali i is...