“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je? 12 Qershor, 19:25 “Shqipëria ësht&eu...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Nga Sheshi Italia, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit si viktima të manipulimit dhe dezinformimit, ndërsa mbrojti projektin në Zvërnec si një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për vendin.

TIRANË- Protesta hyri në javën e dytë. Mes thirrjeve "Shqipëria nuk është për t'u shitur" dhe "Rama, jep dorëheqjen", protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës edhe në ditën e 13-të të mobilizimit. Tubimit iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Protestuesit kundërshtojnë projektin e planifikuar në Zvërnec, të cilin e konsiderojnë një kërcënim për zonën e mbrojtur të Pishë Poro - Nartës dhe për interesin publik. Ata deklaruan se nuk do të ketë negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: ndalimi i projektit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Rama: Zvërneci, një mundësi që Shqipëria nuk mund ta refuzojë
Nga Sheshi Italia, kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit si viktima të manipulimit dhe dezinformimit, ndërsa mbrojti projektin në Zvërnec si një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për vendin.
"Po jetojmë këto ditë zhvillime që vende të tjera para nesh kanë rënë në kurthe të ngjashme si rezultat i manipulimit masiv të njerëzve me metoda të provuara dhe të demaskuara edhe në vende të tjera” - tha Rama.
Rama tha se qeveria po negocion për të mbrojtur interesin publik. "Ky është investimi më i madh që i ka ardhur si mundësi Shqipërisë. Është një investim të cilin Shqipëria nuk e ka luksin kurrsesi ta refuzojë” - tha kryeministri, teksa ftoi qytetarët të shqyrtojnë dokumentacionin dhe faktet që, sipas tij, tregojnë se investimi nuk përbën rrezik për mjedisin apo interesin publik.
Organizatat mjedisore bojkotojnë konsultimet
18 organizata mjedisore njoftuan të enjten (11.06.2026) se do të bojkotojnë proceset konsultuese të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri në shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Në një deklaratë të përbashkët, ato thanë se refuzojnë të marrin pjesë në konsultime "me qëllim që të mos bëhen pjesë e një procesi që synon të paraqesë një normalitet institucional që nuk ekziston”.
"Organizatat e Shoqërisë Civile nuk e konsiderojnë relevante pjesëmarrjen në konsultime teknike për akte të reja ligjore dhe nënligjore, për sa kohë që çështja më themelore e mbrojtjes së zonave të mbrojtura mbetet e pazgjidhur” – thuhet në deklaratën e tyre.

SPAK sekuestron 128 milionë euro nga pronat në Zvërnec
Zhvillimet e së premtes (12.06.2026) u shoqëruan edhe me një operacion të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila lëshoi masa "arrest me burg" për disa biznesmenë të dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Mes tyre është edhe biznesmeni Artur Shehu, pronar i pjesës më të madhe të tokës, ku ishte planifikuar të ndërtohej resorti turistik në Zvërnec.
Sipas vendimit të gjykatës, janë sekuestruar 128 milionë euro të përfituara nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biznesmenit Shehu, të cilat kaluan në pronësi të kompanisë "Albania Land Development”./DW
foto ilustruese TIRANË- Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti n...
Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025....
foto ilustruese KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
foto ilustruese Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
foto ilustruese “Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Pamje TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në sheshin Italia, ku pak orë më parë u mbaj antimitingu i kryeministrit Edi ...
Pamje nga protesta TIRANË- Marshimi i revoltës qytetare po vijon ku qindra qytetarë kanë mbushur kryqëzimin kryesor t&e...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve t'i bashko...
Pamje TIRANË- Qyetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: &ldq...