13 Qershor 2026, 09:50
Nga E. D
pamjet
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Bëhet me dije se një 33-vjeçar me iniciale T. P., me precedent penal i është gjetur pistoletë, krehër arme, 44 fishekë dhe kokainë e ndarë në doza. Në pranga ka rënë edhe një 18-vjeçar në Dhërmi, i cili sipas bluve u kap me kokainë e kanabis, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”. Goditen tre raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në qytet dhe në zonat bregdetare. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të këtyre lëndëve narkotike. Arrestohen 2 poseduesit, njëri prej tyre me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, masave dhe pranisë në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv garantimin e sigurisë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Siguria”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit:
- T. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal për prodhim/shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesë iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehër arme, 44 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;
- A. C., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në Dhërmi me sasi lëndësh narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në zonën bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.
Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e vlorës
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:37
E. D
TIRANË- Protesta hyri në javën e dytë. Mes thirrjeve "Shqipëria nuk është për t'u shitur" dhe "Rama, jep dorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ishulli ekzotik i Arubës në Karaibe, me plazhe me rërë të bardhë dhe resorte luksoze, mikpriti n...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:29
E. D
Të ardhurat e realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor arritën në gati 17 milionë euro në vitin 2025....
Aktualitet
13 Qershor 2026, 08:11
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një 29-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e kaluar në urgjencën e spitalit të Kor...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:18
E. D
foto ilustruese
Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mb...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
“Nuk ka asnjë shenjë në të dhëna që IA po i kushton dikujt vendin e punës tani për tani&rdquo...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 07:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashi...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur në sheshin Italia, ku pak orë më parë u mbaj antimitingu i kryeministrit Edi ...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 21:59
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Marshimi i revoltës qytetare po vijon ku qindra qytetarë kanë mbushur kryqëzimin kryesor t&e...
Aktualitet
12 Qershor 2026, 21:31
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve t'i bashko...