LIVE UPDATES
Aktualitet

Bre-entry mund të jetë drama e radhës që do të përfshijë Bashkimin Europian

Kryeministri spanjoll firmos një dokument të trashë pergamenë, përpara se t’ia kalojë stilolapsin Mont Blanc, kancelarit gjerman, e më pas presidentit ukrainas. Atmosfera është festive, ndërsa njëri pas tjetrit hedhin firmat mbi “Traktatin e Anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian (versioni 2.0)”.

13 Qershor 2026, 07:18 Nga E. D
Bre-entry mund të jetë drama e radhës që do të
foto ilustruese

Përfytyroni skenën, diku në vitet 2030. Dhjetëra liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian mblidhen rreth një tavoline të artë në një sallë të mbushur me histori, ndoshta në Versajë, Sarajevë ose Romë.

Kryeministri spanjoll firmos një dokument të trashë pergamenë, përpara se t’ia kalojë stilolapsin Mont Blanc, kancelarit gjerman, e më pas presidentit ukrainas. Atmosfera është festive, ndërsa njëri pas tjetrit hedhin firmat mbi “Traktatin e Anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian (versioni 2.0)”.

Kur stilolapsi mbërrin te presidentja franceze, ajo duket sikur heziton për një çast, ndoshta duke kujtuar titujt e dikurshëm të tabloideve për bananet e lakuara dhe zbritjet buxhetore (“Bananet e lakuara” është një referencë ironike shumë e njohur nga debati britanik për BE-në.

Për vite me radhë, tabloidet euroskeptike në Britani tallnin rregulloret e Bashkimit Europian duke pretenduar se Brukseli po vendoste rregulla absurde edhe për formën dhe madhësinë e bananeve).

Më në fund vjen radha e kryeministrit britanik të asaj kohe. Me një firmë të vetme, Brexit përmbyset; i vetmi vend që ishte larguar ndonjëherë nga BE-ja rikthehet brenda saj.

Mes zhurmës së tapave të shampanjës që hapen, pakkush arrin të dëgjojë fjalët e një zotërie të moshuar në tribunën e publikut, njëfarë Nigel Farage, i cili murmurit i paqartë për “vullnetin e popullit”. Mirë se u ktheve, Britani! Kombi “plëngprishës” rikthehet në shtëpi!

Ajo që dikur do të dukej si një fantazi e ethshme e mbështetësve të qëndrimit në BE, nuk tingëllon më aq absurde. Për herë të parë që nga referendumi i Brexit në qershor 2016, ideja e rikthimit në BE po shfaqet në horizontin politik britanik.

Sigurisht, për momentin, ideja e “Bre-entry” kufizohet kryesisht te politikanët e Partisë Laburiste, që e hedhin si ide për të joshur anëtarët e partisë përpara një sfide të mundshme ndaj Sir Keir Starmer; disa prej tyre shpresojnë të bëhen kryeministër në vend të tij. Po ashtu, partia Reform UK e Farage, kundërshtare e zjarrtë e Europës, kryeson në sondazhe.

Por rikthimi në BE duket se po fiton terren me shumë votues britanikë, shumica e të cilëve mendojnë se largimi ishte një gabim. Dhe kjo ide nuk ka gjasa të zhduket shpejt. Ndërsa gjithnjë e më shumë politikanë në Westminster deklarojnë se mbështesin rikthimin, BE-së mund t’i duhet një ditë të thotë se çfarë mendon për kthimin e Britanisë në unionin që dikur e la me zemërim.

Gjendja aktuale e marrëdhënieve Britani-BE nuk jep pothuajse asnjë sinjal se cili mund të jetë reagimi nga Brukseli. Që kur divorci u zyrtarizua në vitin 2020, të dyja palët kanë pasur diskutime për çështje relativisht të vogla, si harmonizimi i rregullave për sigurinë ushqimore e të ngjashme.

Kjo është fushë e eurokratëve të nivelit të mesëm. Ndërsa një kërkesë për rikthim do të trajtohej nga liderët kombëtarë në Paris, Berlin dhe më gjerë.

Shumë prej tyre do të shihnin arsye të forta që Britania të rikthehej. Çdo union do ta mirëpriste një vend të G7-s, me vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, armë bërthamore dhe qendrën më të madhe të tregjeve të kapitalit në Europë.

Të njëjtët faktorë që po shtyjnë disa britanikë të flasin për rikthimin, një rend global kaotik ku Amerika dhe Kina rivalizojnë për dominim dhe fuqitë e mesme kërkojnë siguri, mund ta shtyjnë edhe BE-në drejt pranimit të Britanisë. Në të gjithë unionin, votuesit thonë se do ta mirëprisnin kthimin e saj.

“Pas disa vitesh”, mund të kundërpërgjigjen disa diplomatë. Britania ishte gjithmonë një anëtare gjysmë zemre e BE-së. Ajo këmbënguli për përjashtime nga disa prej projekteve kryesore të unionit, sidomos Euro dhe zona Schengen pa kontrolle kufitare, për të mos përmendur kërkesat për ulje të kontributit në buxhetin e BE-së.

Pse të rikthehet një vend problematik në një union që, sipas shumëkujt, ka funksionuar shumë mirë edhe pa të?

Që prej largimit të Britanisë, BE-ja ka avancuar me projekte federalizuese që kryeministrat britanikë me gjasë do t’i kishin bllokuar me krenari në samitet e Brukselit. Shpenzimet e unionit financohen tashmë pjesërisht përmes borxhit të përbashkët të 27 vendeve anëtare, diçka që në Londër do të konsiderohej tabu. Po ashtu, BE-ja ka përqafuar idetë franceze për politikën industriale dhe “autonominë strategjike”, pjesërisht sepse nuk ka më nevojë të shqetësohet për veto britanike.

Në teori, kërkesa e Britanisë për t’u rikthyer do të trajtohej njësoj si ato të vendeve të tjera, nga Ukraina te Serbia, që kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE. Në praktikë, do të ishte njëkohësisht më e lehtë dhe më e vështirë.

Si ish-anëtare, rregulloret e së cilës nuk janë larguar shumë nga acquis communautaire, qindra vëllimet e rregullave të BE-së që çdo kandidat duhet të pranojë, Britania do t’i kalonte procedurat më shpejt se shumica. Pjesa e vështirë, përveç faktit se dhjetëra qeveri kombëtare kanë të drejtën e vetos për vendimin final, është se disa vende mund të kërkojnë që Britania të pranojë edhe Euron dhe Schengen.

Kjo mund të shërbente si test për të parë sa seriozisht e dëshiron rikthimin këtë herë. Në praktikë, Britania mund të angazhohej lehtësisht t’i bashkohej njërës apo tjetrës “kur të plotësoheshin kushtet e duhura”, edhe nëse ato kushte nuk do të përmbusheshin kurrë. Zbritja buxhetore që gëzonte dikur Britania me siguri do të zhdukej, edhe pse kjo mund të kishte ndodhur gjithsesi po të kishte mbetur në BE.

Arsyeja kryesore e hezitimit për rikthimin e Britanisë në BE është dyshimi i vazhdueshëm nëse ajo mund të konsiderohet ndonjëherë një anëtare e qëndrueshme. Një largim nga unioni mund të konsiderohet fatkeqësi; largimi i dytë do të dukej si pakujdesi.

Në praktikë, thotë Charles Grant nga Centre for European Reform, një institut në Londër, BE-ja do të kërkonte konsensus të gjerë mes partive britanike përpara se të diskutonte kushtet e rikthimit, në mënyrë që ministrat e nesërm të mos rrëzonin marrëveshjet e arritura nga ata të sotmit. Kjo mund të nënkuptojë që edhe konservatorët të mbështesin rikthimin, një skenar ende i largët, ose që ndikimi politik i Farage të zbehet.

Edhe atëherë do të nevojitej durim. Kërkesa e parë e Britanisë për t’iu bashkuar BE-së në vitin 1961 u realizua vetëm pas 12 vitesh dhe pavarësisht dy vetove franceze.

Një afat i ngjashëm do të nënkuptonte se më shumë se një brez i tërë do të kishte kaluar mes referendumit të vitit 2016 dhe rikthimit në BE, një periudhë e mjaftueshme që një komb të ndryshojë mendim.

Rruga do të ishte e gjatë, e vështirë dhe me kthesa, por do t’ia vlente. Britanikët do të kishin mundësinë të korrigjonin një gabim që i ka bërë më të varfër dhe më të izoluar.

Për BE-në, shpërblimi mund të jetë edhe më i madh: të vulosë unionin si destinacionin e pashmangshëm të kontinentit, me zyrtarët britanikë të rikthyer sërish në negociata të gjata nate për kuotat e peshkimit./The Economist

bashkimin europian

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë