LIVE UPDATES
Aktualitet

Ardit Gjebrea ia thotë troç gruas: Ti ke hallin e tokës, apo hallin e burrit që të ka ikur?

26 Maj 2019, 18:44 Nga DOSJA
Ardit Gjebrea ia thotë troç gruas: Ti ke hallin e tokës, apo

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishte një çift nga një fshat i Durrësit, të cilët prej vitesh jetojnë të ndarë për shkak të emigracionit.

Ardit Gjebrea: Një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë sot është emigracioni, i cili nuk na është ndarë përgjatë më shumë se 30 viteve demokraci. Por problemi është se si do të zgjidhet kjo pjesë me familjet shqiptare, kur bashkëshortja qëndron këtu dhe rrit fëmijët dhe burri është në emigracion?

Nuk është vetëm mungesa e burrit që është parësore, por fëmijët duan vëllain, pastaj nëse bashkëshortja jeton me vjehrrin dhe vjehrrën, imagjinoni se ç’probleme të tjera mund të lindin. Për të evituar të gjithë këto probleme çfarë duhet bërë? Atë e di politika, unë i jap fjalën zonjës Eni.

Eni Çobani: Po Ardit, është një plagë që nuk e di edhe sa vite do të vazhdojë, për shkak të shumë kushteve. Askush nuk do të rrijë larg familjes, por janë kushtet ato që i detyrojnë. Dhe këtu kemi një rast tipik, një grua që ka qëndruar në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës duke rritur fëmijët. Por edhe një zotëri si Qemali, i cili jo me dëshirë është larguar, por problemet familjare kanë bërë që ai gjithmonë të jetë në emigracion për të krijuar kushte më të mira për familjen.

Zonja Anila Bushi, ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj Qemalin, pasi pretendon se ai nuk po kryen detyrimet familjare duke u kujdesur për qetësinë e saj dhe të tre djemve, më i madhi i të cilëve 16-vjeç.

Problem për marrëdhënien në çift është bërë një tokë e blerë nga Qemali në vitin 1998 në Durrës, ku ka ndërtuar edhe një shtëpi. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” këtë pronë në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e Sytkiut.

Në këtë mes Qemali thotë se nuk e hedh poshtë vëllain, dhe se çështjen do ta zgjidhë vetë në kuvendin familjar, por Sytkiu nga ana tjetër ka fituar gjyqin e shkallës së parë në rrethin gjyqësor të Durrësit. Anila akuzon Qemalin se vjen vetëm një muaj në vit, dhe të gjitha gjyqet i ka ndjekur vetë.

Anila: Tani ky nuk rri këtu që të zgjidhë problemet e veta familjare, por merr rrugën e emigracionit dhe ikën. Unë përballem me ata, sepse unë jetoj aty. Ajo pjesë toke mua më ndan shtëpinë përgjysmë, ku unë jetoj me 3 fëmijët.

Ardit Gjebrea: Anila ti ke hallin e tokës apo të burrit që të ka ikur? Sa vite ke në emigracion ti?

Qemali: 28 vjet.

Ardit Gjebrea: Unë mendova mos ishte problemi i burrit që ka 28 vite në emigracion.

Anila: Jo është problem i madh zoti Ardit se unë jetoj me 3 kalamaj.

Ardit Gjebrea: Ashtu ë?

Anila: Ajo shtëpi është në bazë të asaj toke. Tani njërën pjesë ia ka marrë vëllai dhe ma ndan shtëpinë përgjysmë.

Eni Çobani: Arditi të solli një moment tjetër parasysh që largimi i bashkëshortit nga jeta juaj e përditshme, besojmë ne është më e fortë dhe një problematikë shumë më e madhe sesa toka. Pra një burrë që qëndron jashtë prej vitesh, si është e mundur që për ju nuk është problem parësor bashkëshorti, por është toka?

Anila: Po bashkëshorti zonja Eni, sepse bashkëshorti duhet të jetojë, ti zgjidhë këto probleme që unë kam.

Ardit Gjebrea: Do të zgjidhë problemet e tokës së të tjerëve apo të tokës tënde?

Anila: Aty në atë tokë jetojmë zoti Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pra po, por bashkëshorti duhet t’i bëjë hyzmetin tokës tënde, pastaj tokës së të tjerëve.

Anila: Edhe një herë se nuk e kuptova.

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, s’ka gjë. E kisha ndryshe.

Ndërkohë Qemali, me gjuhë tepër të vrazhdë, i thotë bashkëshortes “ta qepë gojën, e di unë se si e zgjidh me njerëzit e mi.”

Anila: Si ta qep? Unë jetoj me 3 fëmijë, ti je emigrant. Ti 1 muaj vjen në vit. Unë përballem me vëllain tënd. Unë jetoj me fëmijët tuaj këtu.

Marrë nga TV Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjebrea shihemi ne gjyq ardit gjebrea shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend