LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacion blic/Kokainë poshtë banakut dhe armë, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë dhe 9 të tjerë

26 Maj 2019, 13:28 Nga DOSJA
Operacion blic/Kokainë poshtë banakut dhe armë, arrestohet

Tiranë- Policia e Shtetit ka bërë këtë fundjavë një operacion blic në Tiranë, ku janë arrestuar 10 persona. Sipas policisë janë arrestuar: një person që qarkullonte me armë zjarri, pronari i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal  dhe 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Pronari i lokalit i arrestuar, është shtetasi Sh.I pasi policia i gjeti në banak të fshehura,  11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.

Një tjetër i arrestuar është A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.

Të arrestuarit e tjerë janë: G.M.,38 vjeç Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, A.S, për veprën penale “Mashtrimi” R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja” dhe A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.

Finalizohet operacioni “Fundjava”

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në operacion Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë” dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë .

Gjatë kontrolleve kapet një person që qarkullonte me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate celular.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave :

D. R., 45 vjeç banues në Tiranë

G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i shtetasi :

Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithsme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,

A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armë arrestohen 10 persona në tiranë kokaine poshte banakut operacioni fundjava policia e shtetit armë arrestohen 10 persona në tiranë kokaine poshte banakut operacioni fundjava policia e shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet