20 Prill 2026, 20:30
Nga D.S
Emin Kokalari
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës, ka proceduar penalisht një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Emin Kokalari, banues në Gjirokastër, ka publikuar pretendime të pavërteta se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit janë të infektuar me HIV/AIDS. Gjithashtu mësohet se, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
emin kokalari gjirokastër përhapi lajmin për punonjësit e bashkisë se janë infektuar me hiv policia procedon të riun nga gjirokastra
Aktualitet
20 Prill 2026, 19:26
D.S
Aurel Zarka
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit p&e...
Aktualitet
20 Prill 2026, 19:06
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një operacion i madh policor është kryer nga autoritetet italiane i shtrirë në disa qytete të Italis&eu...
Aktualitet
20 Prill 2026, 18:45
D.S
TIRANË- Hetimet për skemat e mashtrimit përmes call center-ave kanë nxjerrë në pah një mungesë bashkëpunimi ...
Aktualitet
20 Prill 2026, 17:17
E.d
Tre të akuzuarit në rastin Banjska gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Të prem...
Aktualitet
20 Prill 2026, 17:01
E.d
Zjarri i Bushatit i pushtuar nga tymi
Në landfillin e Bushatit, tymi i dendur ngrihet pa ndërprerje nga vatra dhe përhapet në ajër...
Aktualitet
20 Prill 2026, 16:39
E.d
Delegacion i partisë Fratelli d’Italia
LEZHA- Një delegacion i partisë Fratelli d’Italia, e cila është edhe forca...
Aktualitet
20 Prill 2026, 16:43
D.S
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Saza...
Aktualitet
20 Prill 2026, 16:26
D.S
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit gjatë protestës së Partisë Demok...
Aktualitet
20 Prill 2026, 15:48
D.S
FIER- Një 68-vjeçar nga fshati Dukas i Fierit ka vënë në lëvizje policinë mesditën e sotme, pasi telefonoi duke th&e...
Aktualitet
20 Prill 2026, 15:32
E.d
Foto ilustruse
Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset se sot 2...