Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Habilaj është dënuar nga Gjykata e Katanias me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
VLORË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e Moisi Habilajt mbrëmjen e kaluar në Borsh. Mësohet nga Policia e Vlorës së 48-vjeçari u vu në pranga në Borsh në kuadër të operacionit të koduar “Metodat”. Habilaj është dënuar nga Gjykata e Katanias me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Po ashtu, ndaj tij u ekzekutua edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të vitit 2018, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Pritet që pas arrestimit dhe procedurave, Habilaj të ekstradohet drejt Italisë ku ka për të vuajtur një pjesë të dënimit.
Gjatë operacionit, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa shtetasi italian S.F., 70 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metodat”, për kapjen e një personi të shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar nga autoritetet italiane me mbi 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe në përdorimin e metodave speciale të hetimit për zbulimin dhe lokalizimin e një personi shumë të kërkuar nga autoritetet italiane, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metodat”, u bë i mundur lokalizimi në një lokal në Borsh, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Moisi Habilaj, 48 vjeç, banues në Babicë e Vogël, Vlorë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Katanias, Itali, me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Po ashtu, ndaj tij u ekzekutua edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 192, datë 26.12.2018, të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi italian S.F., 70 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gjykata e Posaçme e ka dënuar Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 5 vite, duke bërë që të vuaj vetëm 10 vite burg në total. Po ashtu bashkë me Habilajn është dënuar dhe Nezar Seiti, që njihej si financieri i grupit kriminal. Seiti është shpallur fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe dënimi i tij prej 12 vjetësh është ulur për 1/3, duke u përfunduar me 8 vite burgim.
Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal. Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë. Habilaj ishte arratisur nën hundën e policisë italiane, pasi ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty./Dosja.al
Foto Ilustruese Testimi Global PISA në vitin 2022 tregoi rënie të fortë të njohurive të nxënësve 15-vjeçare ...
SHBA- Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në tre vende njëkohësisht: SHBA, Kanada dhe Mek...
Foto Ilustruese Çdo event i madh sportiv krijon një efekt të menjëhershëm në sektorin e mikpritjes. Ndeshjet e rënd&eu...
Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo vend të botës, përfshirë Shqipërinë, aktiv...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
Eralb dhe Erzen Breçani TIRANA- Erlabi Breçani është ekstraduar mbrëmjen e kësaj të shtune nga Spanja. Era...
Moisi Habilaj TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kë...
Moisi Habilaj TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kësaj t...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërsa kanë përsëritur ...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thi...