Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej". Qyetetarët po vijojnë revoltën e tyre në ditën e 15-të.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi "Skëndërbej", drejt Kryeministrisë. Me thirrje revoltuese ndaj krerëve të partive kryesore, protestuesit kërkojnë drejtësi për vendin e tyre.
"Rama në burg, Berisha në Burg", thërret turma./Dosja.al
TIRANË- Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur se, patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë dhe se, ka ardhur koha që Rama të largohet.
Gjatë grumbullimit në sheshin "Skëndërbej", ish-ushtëtari i UÇK-së ka deklaruar se, qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet.
Ai theksoi se kërkesa e qytetarëve mbetet dorëheqja e menjëhershme dhe pa kompromis e Edi Ramës.
“Kërkesa jonë është në harmoni me kërkesën e protestuesve, dorëheqje pa kompromis e Ramës. Shoh një masë populli shumë të edukuar. Qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet. Çuditem me indiferentët që nuk vijnë në protestë. Kma një shprehje për patronazhistët të një komandanti të UÇK. Kur e pyetët a je i gatshëm të luftosh kundër një shteti aq të madh sa Jugosllavia, tha do të luftojmë deri në vdekje. Ky popull ka thënë nuk e meriton lirinë por toka nuk e duron shkaun. Patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë por ka ardhur koha që Rama të largohet”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej". Mësohet se marshimi drejt Kryeministrisë, do të nisë në orën 18:30.
Kjo është protesta e 15 e organizuar në kryeqytet si revoltë qytetare ndaj politikave në vend./Dosja.al