Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Sot protesta e 15 në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë(VIDEO) 14 Qershor, 18:35 Dita e 15-të e pro...
Sot protesta e 15 në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë(VIDEO) 14 Qershor, 18:35 Dita e 15-të e pro...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Për një pjesë të shqiptarëve, veçanërisht ata që kanë familjarë në Amerikën e Veriut, Botërori mund të shërbejë si motiv shtesë për të organizuar një udhëtim.

SHBA- Për herë të parë në histori, Botërori do të zhvillohet në tre vende njëkohësisht: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kjo krijon mundësi të reja për turizmin sportiv. Agjencitë e udhëtimit presin interes nga tifozë që dëshirojnë të kombinojnë pushimet me ndjekjen e ndeshjeve.
Për një pjesë të shqiptarëve, veçanërisht ata që kanë familjarë në Amerikën e Veriut, Botërori mund të shërbejë si motiv shtesë për të organizuar një udhëtim.
Nga agjencitë bëjnë të ditur se ka pasur interes të konsiderueshëm nga qytetarët shqiptarë për mundësinë e udhëtimit drejt SHBA-së gjatë periudhës së Botërorit.
Sipas tyre, një pjesë e pyetjeve kanë pasur të bëjnë me procedurat për pajisjen me vizë amerikane, megjithëse agjencitë nuk mund të asistojnë drejtpërdrejt në këtë proces, pasi aplikimi dhe intervista zhvillohet personalisht nga vetë aplikanti pranë Ambasadës Amerikane.
Megjithatë, sipas operatorëve turistikë, një pjesë e mirë e personave që kanë shprehur interes për të ndjekur ndeshjet janë tashmë të pajisur me vizë amerikane nga udhëtime të mëparshme, çka e bën më të lehtë organizimin e paketave turistike.
Interesi pritet të rritet më tej me afrimin e turneut dhe publikimin e kalendarit përfundimtar të ndeshjeve.
Paketat që përfshijnë fluturimin, akomodimin dhe biletat e ndeshjeve mund të kushtojnë disa mijëra euro për person, duke e kthyer turneun në një produkt turistik më vete. Për industrinë e udhëtimeve, kjo përfaqëson një treg të ri që deri pak vite më parë ishte pothuajse inekzistent.
Sipas operatorëve ndërkombëtarë të turizmit sportiv, paketat bazë për Botërorin 2026 nisin nga rreth 2,165 dollarë për person dhe përfshijnë hotelin dhe disa shërbime bazë.
Paketat zyrtare hospitality të FIFA-s janë shumë më të shtrenjta. Ato fillojnë nga rreth 1,400 dollarë për një ndeshje të vetme dhe mund të kalojnë 6,750 dollarë për paketat “Follow My Team”.
Nëse një tifoz shqiptar shton fluturimin nga Tirana drejt SHBA-së ose Kanadasë, akomodimin dhe shpenzimet ditore, një udhëtim për Botërorin mund të kushtojë nga 4,000 deri në 7,000 euro për person.
Diaspora shqiptare, në qendër të vëmendjes
Një pjesë e mirë e ekonomisë së lidhur me Botërorin mund të kalojë përmes diasporës shqiptare në SHBA dhe Kanada. Për komunitetet shqiptare në Nju Jork, Detroit, Boston, Toronto apo Montreal, turneu është jo vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një moment social dhe ekonomik.
Restorantet, bizneset dhe organizatat komunitare shpesh organizojnë aktivitete të lidhura me ndeshjet, duke krijuar një ekonomi të vogël lokale rreth eventit. Kjo lidhje mes diasporës dhe vendit të origjinës mund të nxisë gjithashtu udhëtime, vizita familjare dhe shpenzime shtesë.
Sa kushton një biletë?
Botërori 2026 pritet të jetë më i shtrenjti në histori për tifozët. FIFA ka nxjerrë një kategori të kufizuar biletash prej 60 dollarësh për tifozët e skuadrave pjesëmarrëse, por pjesa më e madhe e biletave kushtojnë shumë më tepër. Për disa ndeshje, çmimet kanë kaluar 1,000 dollarë për biletë, ndërsa për finalen, çmimet më të larta kanë arritur deri në 10,990 dollarë./Monitor.al
Foto Ilustruese Çdo event i madh sportiv krijon një efekt të menjëhershëm në sektorin e mikpritjes. Ndeshjet e rënd&eu...
Kur nis Botërori, fituesit nuk janë vetëm skuadrat. Në çdo vend të botës, përfshirë Shqipërinë, aktiv...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
Eralb dhe Erzen Breçani TIRANA- Erlabi Breçani është ekstraduar mbrëmjen e kësaj të shtune nga Spanja. Era...
Moisi Habilaj TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kë...
Moisi Habilaj TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Moisi Habilaj, është arrestuar mbrëmjen e kësaj t...
Pamje TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e Tiranës, ndërsa kanë përsëritur ...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u kanë bërë thi...
Pamje TIRANË- Qytetarët janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku kanë thirrur në kor: “Parlamenti i krimit”. Nën thirrj...
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Në...