Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Aktualitet
FOTOGALERIA/ Protestuesit i përgjigjen nga bulevardi Ramës dhe komisioneres për Zgjerimin e BE: O bos, t’rre menja se u ka bo deti Marta Kos
Përveç sloganit që tashmë është bërë refren i përditshëm i protestave “Rama jepe dorëheqjen”, pjesëmarrësit sollën edhe pankarta me mesazhe të forta, të cilat tërhoqën vëmendjen gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë.
16 Qershor 2026, 21:21Nga E. D
TIRANË- Me pankarta kreative, mesazhe ironike dhe thirrje politike, mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Përveç sloganit që tashmë është bërë refren i përditshëm i protestave “Rama jepe dorëheqjen”, pjesëmarrësit sollën edhe pankarta me mesazhe të forta, të cilat tërhoqën vëmendjen gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë.
Mesazhet pasqyruan pakënaqësinë dhe revoltën e protestuesve, të cilët deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ndër pankartat që spikatën ishin: “Kjo tokë ka zot popullin”, “Tirana s’është filtër Instagrami o shefi”, “E ardhmja nuk negociohet”, “Nga Roma në Tiranë për një Shqipëri pa Ramë”, “Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë” dhe “Gjynahet e tua nuk i lan as shiu”.
Disa nga pankartat e protestës ishin të fokusuara te Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Duke u frymëzuar nga shprehja “u bë deti kos”, ata e kanë përdorur si ironi për komisioneren. "Dua ta bëj Zvërnecin kos o Marta", "E bëjmë o Edi, direkt", thuhet në një tjetër pankartë, ku kryeministri Rama dhe Marta Kos shihen në një dialog./Dosja.al