Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Aktualitet
Iu referua protestuesve si 'frymë fashiste'/ Studenti ia kthen Ramës: Nazistë dhe fashistë janë ata që lënë fëmijët të vdesin për bukën e gojës
Duke iu përgjigjur etiketimit që kreu i qeverisë u bëri protestuesve pak ditë më parë, teksa i ka cilësuar si “nazistë” dhe “fashistë”, studenti ka artikuluar një mesazh të qartë për pushtetin.
16 Qershor 2026, 21:09Nga D.S
Angjelo Tila
TIRANË- Angjelo Tila, një student i gazetarisë ka marrë fjalën për t'iu kundërvënë politikave të kryeministrit Edi Rama.
Duke iu përgjigjur etiketimit që kreu i qeverisë u bëri protestuesve pak ditë më parë, teksa i ka cilësuar si “nazistë” dhe “fashistë”, studenti ka artikuluar një mesazh të qartë për pushtetin.
I riu theksoi se lëvizja qytetare nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas, teksa shtoi se rezistenca do të përshkallëzohet deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre.
"Zoti kryeministër! Ne nuk jemi nazistë, ne nuk jemi fashistë. Nazistë dhe fashistë janë ata që lënë fëmijët të vdesin për bukën e gojës. Janë ata që lënë spitalet pa ilaçe, ku vdesin njerëzit për shërbim. Dhe ne jemi këtu për ta ndryshuar këtë gjë. Ne nuk do të tërhiqemi. Po të jetë nevoja, ne do të flemë në shkallët këtu deri sa ju të jepni dorëheqjen", deklaroi ai./Dosja.al