LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të luftohet korrupsioni. Salis: Qeveria nuk po mbron interesat e popullit

• Parlamenti Europian po diskuton sot raportin e Shqipërisë për vitin 2025. • Hartuesi i këtij raporti, Andreas Schieder dhe komisionerja për Zgjerim Marta Kos vlerësuan progresin e Shqipërisë në procesin e Intergimit Europian, por theksuan se vendi ynë ka ende shumë punë për të bërë. • Kos theksoi se Komisioni Europian është i gatshëm të ecë përpara me të gjitha vendet e rajonit, me kusht që ato të përmbushin reformat e kërkuara. • Ndërkohë, Schieder tha se hapja e kapitujve të negociatave nuk është e mjaftueshme nëse reformat nuk zbatohen në praktikë dhe nuk sjellin përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. • Eurodeputeti ngriti si shqetësim nevojën për ligje më efektive në mbrojtje të punës dhe kërkoi që premtimet e dhëna gjatë procesit të Integrimit të shoqërohen me rezultate konkrete. • Një tjetër çështje që Schieder e konsideroi kritike është zhvillimi i turizmit, për të cilën tha se Shqipëria duhet të shmangë modelet që dëmtojnë mjedisin dhe të fokusohet te turizmi i qëndrueshëm. • Ai theksoi ndër të tjera se Shqipëria duhet të zbatojë standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, zonave natyrore dhe biodiversitetit, duke e konsideruar këtë një test të rëndësishëm për seriozitetin e procesit të anëtarësimit. • Po ashtu Eurodeputeti Fredi Beleri kritikoi mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shoqërohet me kompromise ndaj standardeve dhe vlerave europiane. • Sipas tij, për gati 13 vjet, institucionet europiane kanë mbështetur qeverinë shqiptare me argumentin se ajo garanton stabilitet dhe gëzon mbështetjen e qytetarëve, por sot shqiptarët po protestojnë për mungesën e demokracisë, mirëqenies, cenimin e së drejtës së pronës dhe për manipulimin e drejtësisë. • Ndërsa eurodeputetja Ilaria Salis shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vendi po jep një shembull të rëndësishëm për Europën përmes mobilizimit të qytetarëve në mbrojtje të interesit publik. • Gjatë fjalës së saj, Salis tha se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politika që, sipas saj, nuk mbrojnë interesat e popullit shqiptar. • Sipas saj, ajo që po ndodh në Shqipëri përfaqëson një përplasje më të gjerë mes interesit publik dhe interesave ekonomike, duke e cilësuar si një betejë për sovranitetin popullor.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Integrimi/ PE pritet të votojë Raportin për Shqipërinë, propozohen katër amendamente nga të majtët

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të
foto ilustruese

BRUKSEL- Parlamenti Europian po diskuton sot Raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian gjatë 2025, të hartuar nga Andreas Schieder. Para se të votohet, eurodeputetë të grupit politik The Left Group kanë propozuar katër amendamente. Amendamenti numër 4, i propozuar nga eurodeputetët Ilaria Salis, Danilo Della Valle, Emma Fourreau, Rima Hassan, Hanna Gedin, Jonas Sjöstedt, Sebastian Everding, në emër të Grupit të Majtë, fokusohet te mbrojtja e mjedisit në Shqipëri dhe investimi i planifikuar në Zvërnec.

Në amendamentin numër 4, eurodeputetët shprehin keqardhje për zgjatjen e afatit të Ligjit për Investimet Strategjike të vitit 2015, duke argumentuar se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara për dhënien e lejeve dhe kufizojnë kontrollin mjedisor. Sipas amendamentit, këto procedura mund të kenë ndikim negativ në zonat e mbrojtura dhe në ekosisteme të tjera të ndjeshme.

“Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji shqiptar i vitit 2015 për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktojnë shqyrtimin mjedisor, çka rrezikon të ndikojë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera mjedisore të ndjeshme; bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore ; shpreh, për rrjedhojë, shqetësim lidhur me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë Affinity Partners të Jared Kushner për zhvillimin e një projekti resorti luksoz në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës; bën thirrje për mbështetje të hetimit kundër korrupsionit që aktualisht po zhvillohet nga SPAK në këtë kontekst; kërkon që e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore të garantohet kundër shtypjes nga kompanitë private të sigurisë, siç ndodhi gjatë përplasjeve të ndodhura në fund të majit 2026”, thuhet në amendamentin numër 4.

Ndërsa amendamenti për paragrafin i ri 46 të Raportit për Shqipërinë: Thekson faktin se Komisioni e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, në mes të protestave kombëtare në vazhdim lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë që kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore, habitat i flamingove, fokave dhe vendeve të folezimit të breshkave; në këtë drejtim , i bashkohet kritikave të Komisionit dhe rikujton se përafrimi me rregullat mjedisore të Bashkimit Europian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një parakusht për anëtarësimin në BE.

Grupi politik The Left Group kërkon që pasi Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, marrëveshja për emigrantët me Italinë të pushojë së zbatuari dhe qendrat italiane të ndalimit të emigrantëve në Gjadër të mbyllen.

“Vëren se, pasi anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të jetë përfunduar, Shqipëria nuk do të konsiderohet më një vend jashtë BE-së; vëren, për rrjedhojë, se Memorandumi Itali-Shqipëri për Migracionin do të pushojë së zbatuari dhe se qendrat italiane të ndalimit në Shqipëri duhet të mbyllen”, thuhet në paragrafi i ri 49a që eurodeputeti Danilo Della Valle synon t’i modifikojë Raportit për Shqipërinë.

Në amendamentin numër 6, eurodeputetët vlerësojnë rolin aktiv të Shqipërisë në nismat rajonale, por nënvizojnë se bashkëpunimi nuk mund të shërbejë për të anashkaluar detyrimet e Bashkimit Europian apo për të cenuar të drejtat themelore. Dokumenti i referohet vendimeve të fundit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Italisë dhe Shqipërisë për emigracionin, duke rikujtuar gjithashtu shqetësimet e ngritura nga Gjykata e Apelit e Romës për përdorimin e qendrës së Gjadrit.

Sipas amendamentit, ekzistojnë dyshime se funksionimi aktual i qendrës së Gjadrit si qendër ndalimi para dëbimit mund të mos jetë në përputhje me legjislacionin europian për procedurat e mbrojtjes ndërkombëtare. Përveç çështjes së emigracionit, amendamenti vendos theksin edhe te siguria rajonale, duke kërkuar bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar krimin e organizuar, kërcënimet kibernetike dhe sfidat hibride.

“Nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal si përbërës thelbësorë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe mirëpret pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në nismat rajonale; thekson, megjithatë, në këtë kontekst, se një bashkëpunim i tillë nuk duhet në asnjë rrethanë të përdoret nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian për të detyruar Shqipërinë, apo çdo vend tjetër kandidat, të ndërmarrë masa që do të binin ndesh me të drejtën e Bashkimit Europian; thekson faktin se bashkëpunimi nuk mund të shërbejë si mjet për të anashkaluar detyrimet e BE-së apo për të cenuar të drejtat themelore, siç ilustrohet nga vendimet e fundit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në lidhje me Memorandumin e Mirëkuptimit Itali-Shqipëri; rikujton, në lidhje me këtë çështje, shqetësimet e shprehura nga Gjykata e Apelit e Romës lidhur me përdorimin aktual të qendrës së Gjadrit si një qendër e plotë ndalimi para dëbimit (“centro di permanenza per i rimpatri”), e cila duket se është në kundërshtim me nenin 9(1) të Direktivës 2013/32/BE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 26 qershor 2013, mbi procedurat e përbashkëta për dhënien dhe heqjen e mbrojtjes ndërkombëtare; nënvizon nevojën për bashkëpunim më të thellë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur koordinim më të ngushtë mes partnerëve rajonalë për të luftuar krimin e organizuar, kërcënimet kibernetike dhe sfidat hibride; njeh rëndësinë strategjike të rajonit Adriatiko-Jonian për sigurinë europiane dhe stabilitetin ekonomik; i bën thirrje Shqipërisë të forcojë kapacitetet e saj të sigurisë detare në koordinim me BE-në dhe NATO-n, përfshirë forcimin e infrastrukturës detare, përmirësimin e sistemeve të mbikëqyrjes dhe intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar aktivitetet e paligjshme, si trafikimi i qenieve njerëzore; inkurajon Shqipërinë të bashkëpunojë më ngushtë me shtetet bregdetare të BE-së për të siguruar mbrojtjen e rrugëve detare kritike dhe qëndrueshmërinë mjedisore në rajon”, thuhet në amendamentin numër 6./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kundër një qeverie që nuk mbron interesat e popullit

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të
Ilaria Salis

BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka shprehur mbështetje për protestat qytetare në Shqipëri, duke deklaruar se vendi po jep një shembull të rëndësishëm për Europën përmes mobilizimit të qytetarëve në mbrojtje të interesit publik. Gjatë fjalës së saj, Salis tha se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politika që, sipas saj, nuk mbrojnë interesat e popullit shqiptar. Sipas saj, ajo që po ndodh në Shqipëri përfaqëson një përplasje më të gjerë mes interesit publik dhe interesave ekonomike, duke e cilësuar si një betejë për sovranitetin popullor.

“Shqipëria është vërtet një model për Europën këtë javë. Shumë njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar kundër një qeverie që nuk po mbron interesat e popullit. Shqipëria nuk është në shitje. Nuk duhet t'u shitet spekulatorëve, Trump-it dhe Kushner-it, vetëm sepse ata mendojnë se mund të blejnë gjithçka: tokën, natyrën dhe demokracinë.

Ajo që po shohim nuk është thjesht një lëvizje; është një betejë për sovranitetin popullor. Është një popull që po rimerr të drejtat e tij përballë logjikës dominuese ekonomike të kësaj axhende. Mendoj se Europa duhet ta vëzhgojë me shumë kujdes atë që po ndodh në Shqipëri, sepse kjo është diçka e rëndësishme për Bashkimin Europian. Ky është një popull i gjallë, i aftë të mobilizohet për drejtësi dhe liri”, tha  Ilaria Salis./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Beleri kritika në PE: Institucionet europiane mbështetën Ramën pa rezerva për 13 vjet me justifikimin se ofron stabilitet

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të
Fredi Beleri

BRUKSEL- Eurodeputeti Fredi Beleri ka kritikuar mbështetjen që, sipas tij, institucionet europiane i kanë dhënë kryeministrit Edi Rama gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk duhet të shoqërohet me kompromise ndaj standardeve dhe vlerave europiane.

Gjatë diskutimit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Beleri tha se dokumenti njeh aspiratën e vendit për anëtarësim në BE dhe mbështetjen e Parlamentit Europian për këtë proces, por shtoi se realiteti në terren paraqet probleme serioze.

Sipas tij, për gati 13 vjet, institucionet europiane kanë mbështetur qeverinë shqiptare me argumentin se ajo garanton stabilitet dhe gëzon mbështetjen e qytetarëve, por sot shqiptarët po protestojnë për mungesën e demokracisë, mirëqenies, cenimin e së drejtës së pronës dhe për manipulimin e drejtësisë. 

"Sot po diskutojmë një raport që njeh si aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, ashtu edhe mbështetjen e Parlamentit Europian për këtë proces. Për gati 13 vjet, me justifikimin se zoti Rama ofron stabilitet dhe gëzon mbështetjen e popullit, institucionet europiane e kanë mbështetur atë pa rezerva.

Sot, qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e demokracisë, për mungesën e mirëqenies, për cenimin e së drejtës së pronës, për manipulimin e drejtësisë, për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe, në fund të fundit, për largimin e të rinjve nga vendi. Natyrisht, këto probleme prekin pakicat, dhe mjafton të shihni minoritetin grek, që është më i madhi në vend.

Heshtja përballë realitetit, zbukurimi i situatës dhe prirja që në shumë raste ka treguar Komisioni AFET për t’u rreshtuar me kryeministrin shqiptar, interpretohen nga një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare jo si mbështetje për popullin shqiptar në realizimin e ëndrrës së tij europiane, por si mbështetje për Ramën. Duhet të jemi të qartë: Po integrimit, por pa kompromise me acquis-in," u shpreh Fredi Beleri./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Andreas Schieder: Shqipëria ka bërë progres drejt BE-së, por reformat dhe korrupsioni duhet të luftohet me rezultate konkrete

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të
Andreas Schieder

BRUKSEL- Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder, vlerësoi progresin e vendit tonë në procesin e Integrimit Europian, ndërkohë theksoi se sfidat kryesore mbeten zbatimi i reformave, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit. Gjatë fjalës së tij, Schieder tha se hapja e kapitujve të negociatave nuk është e mjaftueshme nëse reformat nuk zbatohen në praktikë dhe nuk sjellin përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve. 

Eurodeputeti ngriti si shqetësim nevojën për ligje më efektive në mbrojtje të punës dhe kërkoi që premtimet e dhëna gjatë procesit të Integrimit të shoqërohen me rezultate konkrete. Një tjetër çështje që Schieder e konsideroi kritike është zhvillimi i turizmit, për të cilën tha se Shqipëria duhet të shmangë modelet që dëmtojnë mjedisin dhe të fokusohet te turizmi i qëndrueshëm. Ai theksoi ndër të tjera se Shqipëria duhet të zbatojë standardet europiane për mbrojtjen e mjedisit, zonave natyrore dhe biodiversitetit, duke e konsideruar këtë një test të rëndësishëm për seriozitetin e procesit të anëtarësimit. 

Fjala e plotë e Andreas Schieder:

Politika e zgjerimit është një nga instrumentet më të rëndësishme që ka Bashkimi Europian. Ajo sjell stabilitet, krijon siguri dhe mirëqenie në kontinentin tonë dhe u jep qytetarëve një perspektivë për të ardhmen. Dhe kjo perspektivë për të ardhmen është ndoshta nxitësi më i madh për reforma demokratike dhe progres shoqëror në vendet kandidate për anëtarësim.

Tani le të kalojmë te vendi i dytë në listën e vendeve kandidate për anëtarësim, që është Shqipëria. Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian. Ajo ka ndjekur hapat e nevojshëm dhe më shumë se 90% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin këtë hap, ndërsa projekti europian gëzon mbështetje në të gjithë spektrin politik.

Objektivi është që negociatat të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe kjo tani është një perspektivë realiste. Shqipëria ka treguar angazhime të jashtëzakonshme ndaj modelit të Bashkimit Europian. Të gjitha grupkapitujt e negociatave janë hapur brenda 13 muajve. Kjo tregon se ekziston vullnet politik për të garantuar zbatimin e reformave.

Në raport trajtohen disa çështje, veçanërisht ato sociale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, jo vetëm për mua si socialdemokrat, por edhe sepse Bashkimi Europian nuk duhet të shihet si një model thjesht teknokratik dhe procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime në jetën e qytetarëve.

Duhet të shqyrtojmë ligje efektive për mbrojtjen e punës dhe ne besojmë se kjo qëndron në thelb të procesit të anëtarësimit. Duhet të ketë zbatim të premtimeve të bëra. Prandaj, mirëpres hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e legjislacionit përkatës, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit (ëhistlebloëers).

Një tjetër pikë e rëndësishme që po diskutohet shumë intensivisht në Shqipëri është menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit. Në këtë raport progresi e shohim këtë shumë qartë. Turizmi i qëndrueshëm është e vetmja rrugë përpara. Turizmi krijon vende pune dhe rritje ekonomike, por në afat të gjatë, nëse natyra kërcënohet, atëherë i gjithë modeli mund të shembet.

Bashkimi Europian ka bërë thirrje për standarde të qarta dhe ky është një argument shtesë për kontributin e Shqipërisë në jetën e Bashkimit Europian. Dhe jam i bindur se të gjitha instrumentet ligjore të BE-së që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e zonave natyrore, mbrojtjen e shpendëve dhe kafshëve të tjera, ky tërësi instrumentesh legjislative do të jetë shumë efektive.

Kjo do të thotë se standardet europiane do të zbatohen në Shqipëri, sepse jam i bindur se Shqipëria nuk dëshiron të rrezikojë pozicionin e saj në këtë proces. Dhe zgjerimi nuk do të thotë vetëm hapje kapitujsh; do të thotë mbyllje me sukses e kapitujve. Por edhe mbyllja e kapitujve nuk mjafton.

Duhet të shohim zbatimin e ndryshimeve dhe reformave. Këto janë të rëndësishme për qytetarët dhe ekziston nevoja për të zbatuar reforma të qëndrueshme dhe afatgjata, që forcojnë sundimin e ligjit, që forcojnë drejtësinë sociale dhe reforma që përmirësojnë jetën e njerëzve në mënyrë konkrete.

Si raportues, kam udhëtuar shpesh në Shqipëri dhe kam parë nivelin e optimizmit atje. Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva: partnerët socialë, shoqëria civile, qeveria dhe shumë, shumë qytetarë të angazhuar. Pikërisht për këtë arsye jam i bindur dhe ky është mesazhi im për ju sot: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit europian./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Marta Kos: Shqipëria ka përparuar drejt BE-së me miratimin e IBAR, por ka ende shumë punë për të bërë

PE diskuton raportin e Shqipërisë për 2025/ Schieder: Të
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në procesin e Integrimit Europian, pasi ka përmbushur standardet e përkohshme për sundimin e ligjit (IBAR), duke i hapur rrugën nisjes së mbylljes së kapitujve të negociatave.

Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, Kos vlerësoi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përparimi i Montenegro ka bërë që Këshilli Europian të nisë hartimin e traktatit të anëtarësimit të këtij vendi, i pari i këtij lloji pas 17 vitesh. 

Kos u shpreh se Shqipëria ka shënuar një përparim të rëndësishëm, por nënvizoi se mbetet ende shumë punë për tu bërë.  Duke iu referuar Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kos tha se liderët e rajonit kanë konfirmuar se rruga drejt Bashkimit Europian mbetet prioritet strategjik. Sipas saj, Komisioni Europian është i gatshëm të ecë përpara me të gjitha vendet e rajonit, me kusht që ato të përmbushin reformat e kërkuara. 

"Vetëm dje, siç e dëgjuam, mbyllëm përkohësisht edhe dy kapituj të tjerë me Malin e Zi, duke e çuar numrin e kapitujve të mbyllur në rreth gjysmën e tyre. Përparimi i Malit të Zi ka bërë që Këshilli të nisë gjithashtu hartimin e traktatit të anëtarësimit të tij, i pari pas 17 vitesh. Ky do të jetë një brez i ri traktatesh anëtarësimi. Këto janë hapa që nuk i kemi parë që nga koha kur Kroacia negocionte anëtarësimin.

Edhe Shqipëria ka bërë së fundmi një hap të rëndësishëm përpara, duke përmbushur standardet e përkohshme për sundimin e ligjit (IBAR), çka i mundëson vendit të nisë mbylljen e kapitujve. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t'u bërë. Duhet të shohim këtë lëvizje përpara nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot ekziston një dritare mundësie për të avancuar drejt anëtarësimit dhe ne po inkurajojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ta shfrytëzojnë atë.

Në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, dëgjuam angazhime të qarta nga të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor se rruga drejt BE-së është prioriteti i tyre strategjik. Komisioni Europian është i gatshëm të ecë përpara me të gjitha këto vende, nëse ato përmbushin angazhimet e tyre për reforma dhe tregojnë përafrim të mjaftueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe me politikën e vizave.

E di se mund të mbështetem edhe tek ky Parlament në ndjekjen e një procesi zgjerimi të bazuar rreptësisht në meritë – kjo mbetet ende e vlefshme – që mbështet të gjithë partnerët tanë të zgjerimit në çdo fazë, por që është gjithashtu i qartë dhe i vendosur kur shohim se përparimi është i pamjaftueshëm apo ka regres. Dhe jam dakord me ju, zoti Ëeiz: nëse ata po japin rezultate, edhe ne duhet të japim rezultatet tona. Pasi u kemi dhënë statusin e vendit kandidat, ky është një angazhim edhe nga ana jonë. Prandaj, le t'i mbështesim kudo që është e mundur dhe le të jemi në krahun e tyre ndërsa punojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian," tha Marta Kos./Dosja.al 

marta kos komisioni europian

Sondazh

Poll

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite