Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Aktualitet
“Rrëzoni këtë klasë politike të kalbur"/ Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se liria nuk dhurohet apo negociohet, por është një e drejtë për të cilën brezi i ri duhet të luftojë
16 Qershor 2026, 20:54Nga D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Këngëtarja, Gala Aliaj është ngjitur sot në podiumin përpara Kryeministrisë, ku ka bërë thirrje për rrëzimin e klasës politike aktuale duke e cilësuar atë si armike të të rinjve.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se liria nuk dhurohet apo negociohet, por është një e drejtë për të cilën brezi i ri duhet të luftojë. Aliaj përmbylli mesazhin e saj duke u shprehur se brezi i saj do t'i japë fund totalitarizmit për të shpëtuar të ardhmen e vendit.
“Rrëzoni këtë klasë politike të kalbur, mos lejoni politikën të ndosë përpjekjet tuaja. Çdo qeveri që nuk na dëgjon dëmton të ardhmen tonë është armiiku ynë. Mos lejoni asnjë pushtet të dekompozuar të dëmtojë të ardhmen tuaj.
Mos harroni, liria nuk dhurohet, nuk negociohet dhe duhet të luftosh për ta fituar. Jam e lumtur të them se brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit”, tha këngëtarja./Dosja.al