Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Aktualitet
"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik (VIDEO)
Gjatë fjalës së saj, ajo ka cituar ligjin themeltar të shtetit për të treguar hendekun e madh mes asaj që shkruhet në letër dhe realitetit në Shqipëri.
16 Qershor 2026, 19:40Nga D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një studente ka ngitur zërin për mungesën e lirive themelore dhe nepotizmin në tregun e punësimit në vend. Gjatë fjalës së saj, ajo ka cituar ligjin themeltar të shtetit për të treguar hendekun e madh mes asaj që shkruhet në letër dhe realitetit në Shqipëri.
Ajo u shpreh se, rezistenca do të vazhdojë, duke theksuar se kjo është dita e 17-të që qytetarët ndodhen në shesh dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit.
“Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemi për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohem, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi. Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka por merret me mik. Rama ik largohu! S’kemi të drejta, sa e sa njerëz vuajnë, kemi shumë të paarsimuar.", u shpreh ajo./Dosja.al