LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Merr 200 mln dhe zhduket, nusja e dajës lë në sherr dy vëllezërit, Novruzi: Ma gjej se do bëj burg

19 Janar 2020, 19:27 Nga DOSJA
VD/ Merr 200 mln dhe zhduket, nusja e dajës lë në sherr dy

TIRANË– Në seancën e ndërmjetësimit të kësaj jave në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” janë përballë njëri-tjetrit dy vëllezërit Novruzi me Fatbardhin. Ata i kanë hedhur të gjitha kursimet e jetës në një projekt inekzistent. Novruzi në mirëbesim i ka dhënë dajës së gruas së Fatbardhit plot 80 milionë lekë ndërsa vetë Fatbardhi i ka dhënë 120 milionë lekë. Ata i kanë dhënë këto para duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore me akte noteriale ndërsa si këmbim do të merrnin një pronë.

Zoti Novruz vjen në seancën e ndërmjetësimit për t’u përballur me vëllain e tij Fatbardhin, të cilin ka pesë vite pa e parë, ai pranon të vijë në studio duke marrë premtimin se vëllai do të qëndrojë i qetë.

Novruzi: Ky zotëria më ka marrë 80 milionë lekë bashkë me dajën e gruas së tij. Më premtuan që këto lekë do t’i japim brenda 3 muajve me kontratë, me noter nga Durrësi kam ikur në Fier. Këta më hedhin edhe një shkollë si garanci për lekët. Pas 10 vitesh këta nuk më kanë dhënë asnjë lekë. Kërkoj këtë dhe atë tjetrin nuk i gjej dot. Ky më solli atë dhe i dhashë lekët. Të më japë lekët siç ia kam dhënë, i tërhoqa nga banka, por këta nuk më përgjigjen.

Fatbardhi: Unë jam shumë dakort me të gjitha ato që më thotë vëllai im.

Novruzi: Po më jep lekët, ça dakort me llafe thua ti...

Fatbardhi: Shuma e lekëve që deklaron ai përpara këtij publiku është marrë 80 milionë lekë. Këto lekë nuk janë vetëm të vëllait janë edhe të miat, ku unë kam dhënë edhe një shumë të konsiderueshme prej 120 milionë lekësh të tjera ia kam dhënë edhe unë këtij personi që bëhet fjalë për Haxhi Rrapaj që ka dy shkolla private në Patos.

Novruzi: Pse nuk ma nxirrje atë mua ti?

Fatbardhi: Të bëhem unë me faj që ti të bëhesh kriminel.

Novruzi: Ç’ke me mua ti? Ti ma gjeje mua atë.

Fatbardhi: Unë ça do fitoj po e vrave ti atë? Kjo shumë është e deklaruar edhe sipas kontratave me dajën e gruas, dy në 2010-n, një në 2011-n dhe një tjetër në 2012-n me shuma të konsiderueshme.

Novruzi: Premtoi se do bënte ndërtesë këtu tek Selvia, me atë më gënjyen mua këta. Do të japim dyqan më thanë...

Fatbardhi: Personi që ka marrë lekët është Haxhi Rrapaj dhe nuk gjendet. Unë kam bërë sipas rrugës ligjore me noteri, që më ka kërkuar rifreskim të certifikatës më tha ke marrë një shumë të konsiderueshme e jepni këtë shumë për të marrë një dyqan tek Selvia këtu në Tiranë. Jam emigrant 33 vite unë bashkë me byrazerin dhe këtë shumë ai e ka marrë nga ne. Siç e kërkonte ligji unë veprova duke rifreskuar dokumentacionin dhe shkoja disa herë për t’u bindur. Si garanci për paratë është një tokë në Patos ku sot është bërë një ndërtesë. Pallati tek Selvia nuk u ngrit asnjëherë, ishte një mashtrim dhe shkollën na e hodhi ne përsipër.

Fatbardhi: Unë ku t’i gjej lekët?

Novruzi: Unë dua lekët e mia, më gjej Haxhinë.

Eni Çobani: Fakti që i keni dhënë një shumë kaq të madhe parash, keni pasur një besim ekstrem. Tani, Haxhiu ku është? Se këtë po të themi edhe unë edhe Novruzi.

Fatbardhi: Haxhiu fëmijët i çoi në Amerikë, vetë nuk dihet ku është.

Eni ÇobaniNuk është, po Novruzit paratë kush do t’ia japë?

Ardit GjebreaKaq të pamundur e ke që të gjesh këtë dajën e nuses?

Fatbardhi: Nuk kam aq fond që të vete ta gjej në Amerikë, në Greqi, në Serbi ku bredh.

Ardit GjebreaVjehrrën e ke gjallë?

Fatbardhi: Gjallë, po nuk flet asnjëherë as ajo në telefon. Na ka shkatërruar gjithë familjen, të gjithëve. Unë nuk kam mundësi…

Novruzi: Ore kur ishte këtu ai, sa herë të thashë unë, kur bridhte nëpër Tiranë ai. Unë dua lekët jam pa bukë, më dhemb mezi tani nuk punoj dot më.

Eni Çobani tregon se kontratat janë lidhur mes dy palëve dhe rasti i Bardhit është fituar edhe me proces gjyqësor.

Fatbardhi: Nuk e kam marrë me vete, sepse ai ka kaluar një krizë nervore, mund ta vrasë, unë futem për herë të dytë në varr, njëherë e futa në varr me lekët, ta fus për herë të dytë të bëj vrasje.

NovruziLe të futem ore ç’ke ti ku do futem unë, e bëj unë burgun. Ti ma gjej mua ku është pastaj përgjigjem unë për këtë. Zonja Eni, nuk mbaj dot më…

Eni Çobani: Zgjidhja ishte në momentin që zotëria fiton gjyqet, nxjerr urdhrin e ekzekutimit dhe përmbarimi fillon të bëjë shitjen në ankand të kësaj prone për të thithur ato para që mund të dilnin nga kjo shitje dhe t’ia kalonte Fatbardhit del që në radhën e parë të borxhit kundrejt këtij zotërie ishte banka. Banka më përpara kishte vënë një sekuestro mbi këtë pronë për dy kredi të marra. Fakti që kur zotëritë kanë lidhur kontratën ka qenë e lirë dhe e kemi këtë kartelë nga hipoteka, sot del banka dhe thotë e kam marrë unë që në 2006-n. Fakti që banka del që në 2006-n dhe ne kemi një kartelë të pastër të 2010-s, atëherë më thoni ju se ku qëndron problematika dhe si është e mundur që të ketë pasur bankë përpara të venë dhe kartela të dalë e pastër në 2010-n.

Ardit Gjebrea: Kush e ka lëshuar këtë kartelë?

Eni Çobani: Hipoteka e qytetit Fier, drejtues i zyrës vendore të regjistrimit Fier dhe noteri me të drejtë ka kërkuar nëse ka probleme apo jo dhe zyra me një dokument ligjor i është përgjigjur. Banka pretendon që e ka pasur në 2006-n dhe hipoteka në 2010-n e nxjerr të pastër.

Marrë nga Tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet novruzi me fatbardhin shihemi ne gjyq novruzi me fatbardhin shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend