Gjobitën djalin e ish-zyrtarit, plagosen 2 efektivë në Kosovë, Lushtaku: S’kishim armë, qëlluan njëri-tjetrin
I gjobitën djalin, Lushtaku mori hak ndaj policëve, i ‘sqaroi’ me vëllezërit, mister kush i qëlloi me arm&e...
I gjobitën djalin, Lushtaku mori hak ndaj policëve, i ‘sqaroi’ me vëllezërit, mister kush i qëlloi me arm&e...
Vrasja e shqiptarëve në Athinë, mediat: Sherri mes dy familjeve që ishin shpërndarës droge 3 Korrik, 09:33 ...
Është në gjendje të rëndë, identifikohet 51-vjeçari që u plagos sot në Mirditë 1 Korrik, 2...
Procesi i zgjedhjes së drejtuesve një farsë? Gjiknuri: Është marrë opinionin i anëtarësisë 1 Korr...
TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është kallëzuar në Prokurorinë e qytetit nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët pretendojnë se i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën. Por jo më larg se dje, në një intervistë televizive, Ndreu komentoi masakrën e Velipojës.
Gjatë fjalës së tij për “Top Talk”, Ndreu ka përmendur djemtë e politikanëve dhe biznesmenëve, duke shtuar se kanë nevojë për goditje të dedikuar dhe vetëm për ta.
“Mendoj se kjo vjen për shkak të kokave të nxehta që kemi ne për t’i zgjidhur gjërat gjithmonë me armë. Nga ana tjetër, shtrohet një problem. Unë jam i shqetësuar për disa probleme të kriminalitetit që në fakt kanë për autorë disa kontigjentë të njohur të skeduar nga policia me rekorde kriminale. Kam frikë se ka lëvizur aksi i goditjes së këtyre personave, që tek personave që bëjnë spektakël nëpër trafiqe me makina dhe janë djemtë e politikanëve, biznesmenëve dhe njerëz me rekorde kriminale që duhet të jenë në fokusin e përditshëm të policisë. Duhet goditje e dedikuar për këta, jo për njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë që janë qytetarë të rregullt mund edhe të gabojnë, por nuk janë problemi që sjellin pasoja. Duhet goditje e dedikuar për çdo rreth, duhet listë personash që demonstrojnë hapur akte rrugaçërie, veprime të padenja, spektakle në trafik dhe kanë rekorde kriminale si dhe mbajnë armë me vete,”-u shpreh Ndreu.
Mos vallë e ka pasur për veten? Jo më larg se disa ditë më parë, kryebashkiaku Ndreu ishte pikërisht një nga personat që vetë ka përmendur në intervistë. Disa ditë më parë, ai ka ndërhyrë tek efektivët e Policisë për të mos shoqëruar pronarin e një hoteli që kishte shkelur rregullat anti-COVID, duke iu prezantuar me ligjin: Ligjin e bëj unë…
Madje, një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj. Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kanë marrë pjesë n...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar se ka patur përplasje të forta me kryebashkiakun socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë kohës...
VLORË– Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas tensioneve të krijuara për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Me anë të një postimi të bërë n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me të rinjtë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e nismës “Gati për Shqipërinë”. Kreut të qeveri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm pozitiv për Shqipërinë. Një lajm i dhënë pak ditëm ë parë, por në mungesë të një pei...
TIRANË– Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet këtë fundjavë në Bruksel si i ftuar nga PPE. Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore...
BRUKSEL– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, Partia më e madhe europiane dhe ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes ku një kurorë me pisha në Malin e Tomorrit u përfshi nga flakët. Përmes një postimi në rrjetet sociale...
TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit që bëri përgjegjës prokurorët se ...
TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur zëdhënës të regjimit Rama-Doshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Në një deklaratë për me...