Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit që bëri përgjegjës prokurorët se po lënë të lirë kriminelët e se nuk po i dënon.
‘Mbi të gjithë duhet të reflektojnë prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar Vettingun dhe operojnë vendimin KÇK. Policia parandalon por nuk dënon shkelës e kriminelë. ‘- është shprehur ditën e sotme Çuçi.
ILD me anë të një deklarate për mediat, shprehet se sa herë që dikush duhet të marrë përgjegjësitë publikisht, shkelet pavarësia e punës së magjitstratëve dhe e institucioneve të pavarura të drejtësisë. ILD thotë se ka pranuar çdo ankesë nga institucionet në lidhje me sjelljen e magjistratëve si dhe ka propozuar marrjen e masave të nevojshme kur ka patur shkelje.
NJOFTIM PER SHTYP
Inspektori i Lartë i Drejtësisë u njoh me deklaratat publike të ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi, me anë të të cilave janë paraqitur pretendime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve dhe rolit të ILD-së.ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive.Për transparencë ndaj publikut, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet, i të gjitha pretendimeve të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë lidhur me veprimet, mosveprimet ose shkeljet e magjistratit brenda apo jashtë funksionit të tij, në ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.Këto parime duhet t’i respektojë cdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor.Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është e hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve. Në rast të konstatimit të sjelljeve të cilat përbëjnë përgjegjësi disiplinore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë për sa ka vepruar deri më tani, në rastet kur ka konstatuar sjellje apo akte të cilat përbëjnë shkelje disiplinore ka propozuar marrjen e masave të nevojshme disiplinore.
Sot, Çuçi foli në lidhje me ngjarjet kriminale në vend dhe akuzoi disa prokurorë dhe gjyqtarë për lehtësim të masave për persona të përfshirë në krime. Çuçi tha sot se sipas tij, fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i prokurores Edlira Cufi në Shkodër, apo dyshja e prokurores Elona Alvora dhe gjyqtari Albert Spiro në Vlorë, si dhe prokurori Erind Rahovica dhe gjyqtari Pirro Sota në Fier, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke i çuar në shtëpi të pandehurit, megjithëse minimumi i dënimit për vepra penale për të cilat akuzoheshin ishin 3 vjet heqje lirie.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur zëdhënës të regjimit Rama-Doshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Në një deklaratë për me...
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” dështoi me sukses dhe kjo u pranua si rrallë herë edhe nga zyrtarë të qeverisë Rama. Nisma filloi pun...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pranuar se puna e 2 viteve dhe aksioni i shumë trumpetuar, ai për lojrat e fatit nuk ka pasur ndo...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk la pa përmendur edhe situatën e rëndë në të cilët ndodhet Bashkia e Durrëasit lidhur me mbeturin...
DURRËS– Pas situatës kaotike me mbeturinat në Durrës, ka reaguar për herë të parë kryetarja e kësaj bashkie, Emirjana Sako.Gjatë mbledhjes me Këshillin Bas...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quajti “utopi” eliminimin e ngjarjeve kriminale. Ministri tha se nuk ka asnjë përgjegjësi morale për nj...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zbuluar pyetjen 1 milionë dollarëshe; pse ka aksidente më shumë në verë? Në një konferencë për sht...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i shoi kuriozitetin gazetarëve në konferencë, të cilët i kërkuan të dinin nëse do të ishte ministër pas s...
TIRANE– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mohuar që të ketë patur një denoncim për konfliktin mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë. ...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e 55 mijë m2 tokë në Hamallaj, lajm që u botua disa ditë më parë në Dosja.al, ku qeveria i ka dhënë dy komp...