SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Partia Demokratike e ka quajtur zëdhënës të regjimit Rama-Doshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pak orë pas deklaratës së Çuçit, deputeti i sapozgjedhur, Enkelejd Alibeaj tha se zëdhënësi i regjimit lau duart dhe nuk mbajti përgjegjësi për asnjë nga ngjarjet kriminale. Sipas Alibeajt, ministri ua hodhi fajin shqiptarëve.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.
Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve. Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin. Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.
Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet. Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.
Deklarata e PD vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri. 8 viktima në 5 ditë është bilanci i aksidenteve dhe vrasjeve, ndërsa situata nuk është në përmirësim. Masakra e Velipojës hapi debat në rrjetet sociale dhe media se policia dhe shteti nuk kanë bërë detyrën për të parandaluar vetëgjyqësinë dhe ngjarjet kriminale. Sot, ministri Bledi Çuçi u distancua nga përgjegjësia e policisë dhe tha se do të ketë një reformim të uniformave blu, por faji është i prokurorisë dhe gjykatave që i kanë liruar nga burgu.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Operacioni “Forca e Ligjit” dështoi me sukses dhe kjo u pranua si rrallë herë edhe nga zyrtarë të qeverisë Rama. Nisma filloi pun...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pranuar se puna e 2 viteve dhe aksioni i shumë trumpetuar, ai për lojrat e fatit nuk ka pasur ndo...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk la pa përmendur edhe situatën e rëndë në të cilët ndodhet Bashkia e Durrëasit lidhur me mbeturin...
DURRËS– Pas situatës kaotike me mbeturinat në Durrës, ka reaguar për herë të parë kryetarja e kësaj bashkie, Emirjana Sako.Gjatë mbledhjes me Këshillin Bas...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quajti “utopi” eliminimin e ngjarjeve kriminale. Ministri tha se nuk ka asnjë përgjegjësi morale për nj...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zbuluar pyetjen 1 milionë dollarëshe; pse ka aksidente më shumë në verë? Në një konferencë për sht...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i shoi kuriozitetin gazetarëve në konferencë, të cilët i kërkuan të dinin nëse do të ishte ministër pas s...
TIRANE– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka mohuar që të ketë patur një denoncim për konfliktin mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë. ...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e 55 mijë m2 tokë në Hamallaj, lajm që u botua disa ditë më parë në Dosja.al, ku qeveria i ka dhënë dy komp...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar përplasjen që ka pasur me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, duke ia hedhur fajin magjist...