19 Dhjetor 2024, 17:04
Nga DOSJA
ANGLI - Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, beson se mesfushori Mikhailo Mudrik është i pafajshëm dhe i beson plotësisht lojtarit të tij, pasi ai u pezullua përkohësisht nga Federata e Futbollit për dështimin në një anti-dopingu. Testi pozitiv ishte për substancën e ndaluar meldonium dhe Mudrik tani përballet me një pezullim të mundshëm deri në katër vjet sipas Rregullave të FA-së.
Ylli ukrainas lëshoi një deklaratë menjëherë pas daljes së lajmit, ku ai pretendoi se “nuk kishte bërë asgjë të keqe” dhe tani ka folur për këtë çështje edhe trajneri i tij, duke deklaruar se i beson anësorit dhe do ta mbështesë atë gjatë procesit. “Tani situata është pak më e qartë. Për sa i përket deklaratës, nuk ka asgjë për të shtuar”, tha Mareska përpara ndeshjes së sotme Ligës së Konferencës, kundër Shamrok Roversit.
“Klubi, stafi trajnerët dhe të gjithë në qendrën stërvitore do ta mbështesin atë. Do të jetë mbështetje e përgjithshme. Ne i besojmë atij. Kur ndodhin gjëra të tilla, ju duhet të mbështesni lojtarin. Ai është një futbollist i Çelsit dhe është një nga lojtarët e përfshirë në skuadër kështu që është detyra ime të jem në kontakt me të. Ne jemi të gjithë atje. Nuk është hera e parë që ndodh. Do të ndodhë përsëri për lojtarë të ndryshëm. Ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo është arsyeja pse ne i besojmë dhe e mbështesim”. Kur u nxit për një përgjigje nëse ai besonte apo jo se Mudrik është i pafajshëm, italiani shtoi: “Pikërisht, po, kështu është. Ajo që tha Mika. Ne të gjithë besojmë se është i pafajshëm, pastaj do të shohim. Unë mendoj se ai do të kthehet, por me siguri nuk e dimë se kur”.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Dhjetor 2024, 16:59
GJERMANI - Manuel Neuer do të mbetet te Bayern Munchen pavarësisht zërave për një largim të mundshëm. Portieri gjerman ë...
Sport
19 Dhjetor 2024, 16:38
GJERMANI - Siç mund të kishte frikë Bayern Munich, atyre u mungonte shumë Harry Kane. Sepse në katër ndeshjet që sulmuesi...
Sport
19 Dhjetor 2024, 16:14
FRANCE - Mathias Pogba u shpall fajtor për zhvatje të organizuar dhe tentativë zhvatjeje pas diskutimeve të gjyqit të “afer&eum...
Sport
19 Dhjetor 2024, 16:01
FRANCE - Më 19 gusht, dhjetë ditë pas finales befasuese të Lojërave Olimpike të Parisit të humbur kundër Spanj&eu...
Sport
19 Dhjetor 2024, 15:45
PORTUGALI - Rrjetat dridhen dhe gishtat e Viktor Gyökeres, të vendosur para gojës së tij, ndërthuren për të imituar një...
Sport
19 Dhjetor 2024, 15:12
ZVICER - Është publikuar përditësimi i fundit i renditjes së FIFA-s për vitin 2024 për përfaqësueset e futbollit ...
Sport
19 Dhjetor 2024, 12:36
ITALI - Pasi i është afruar fitimit të titullit të konstruktorëve, Ferrari po shikon vitin 2025 në Formula 1 ...
Sport
19 Dhjetor 2024, 12:01
KATAR - Carlo Ancelotti, i cili u bë trajneri me më shumë tituj në historinë e Real Madridit, foli pas fitores kundër Pachuca n&...
Sport
19 Dhjetor 2024, 11:52
AUSTRI - Nuk ka vonuar shumë sderia austriake për të zgjedhur zëvendësuesin. Red Bull e ka vendosur se kush do të jetë part...
Sport
19 Dhjetor 2024, 11:39
ANGLI - Boksieri ukrainas mundi atë britanik me vendim të gjyqtarëve në ndeshjen e parë dhe u bë kampion absolut i botës. M...