Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Në tetor, Timma vendosi të vazhdonte karrierën e tij në basketboll duke marrë pjesë në një turne të organizuar nga kompania ruse e basteve “Liga Stavok”, ku përfaqësonte ekipin “Alikson”.

RUSI - Basketbollisti i njohur letonez, Jānis Timma, ka ndërruar jetë në Moskë, siç raportohet nga basketnews.lt. Trupi i 32-vjeçarit u gjet në shkallët e një banese në Moskë. Media ukrainase Meduza raporton se agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe RIA Novosti kanë konfirmuar vetëvrasjen e Timma-s. Raportohet se Timma nuk e ka kapërcyer psikologjikisht ndarjen nga partnerja e tij, duke ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Në tetor, Timma vendosi të vazhdonte karrierën e tij në basketboll duke marrë pjesë në një turne të organizuar nga kompania ruse e basteve “Liga Stavok”, ku përfaqësonte ekipin “Alikson”.
Timma, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren në vitin 2014, ka luajtur 35 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Letonisë, duke shënuar 338 pikë. Në total, basketbollisti ka marrë pjesë në 56 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 513 pikë. Basketbollisti e nisi sezonin e fundit me ekipin e “Darushafaka” të Stambollit në kampionatin turk, por e përfundoi në ekipin “Obradoiro” të Santiago de Compostelas në ligën e parë spanjolle. Pjesë të sezonit 2022/2023 Timma i kaloi pa klub, por në mars debutoi në kampionatin portorikan me ekipin “Grises” të Umacao. Pas katër ndeshjeve, rrugët e tij me klubin u ndanë. Pas kësaj, basketbollisti letonez luajti në ligën “Big3” me ekipin “Aliens”.

Në gjysmën e parë të sezonit 2021/2022, Timma ishte pjesë e klubit rus “Unics” të Kazanit, duke luajtur tri ndeshje në Euroleague. Gjysmën e dytë të sezonit e kaloi me ekipin “Lakeland Magic” në G League të NBA-së. Jashtë vendit, Timma ka luajtur edhe për ekipet “Olympiakos” të Pireut, “Zenit” të Shën Petersburgut, “Baskonia” të Vitorias dhe “Khimki” të rajonit të Moskës. Gjatë karrierës së tij, ai ka përfaqësuar gjithashtu ekipet letoneze “ASK Rīga”, ASK/“Juniors”, “Liepāja Lions”, “Ventspils” dhe “VEF Rīga”.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka caktuar fituesin e çerekfinales ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë, si mikpritës i p&eu...
ANGLI - Një tjetër zhgënjim të dielën në Premierligë për Manchester Cityn, i mundur 2-1 në një rikthim nga k...
ANGLI - I nënshkruar dhe i shpallur tashmë nga Tottenham korrikun e kaluar, anësori koreano-jugor Min-Hyeok Yang (18 vjeç) duhet t&...
ANGLI - Pavarësisht kritikave të shumta që janë grumbulluar ndër vite, karriera e mbrojtësit Harry Maguire (31 vjeç)...
GJERMANI - Bayern Munich, sa larg janë lojtarët e dëmtuar? Humbja e pësuar ndaj Mainz (2-1) nga bavarezët dhe rezultatet e lidhura me...
AFRIKE - Nigeriani Ademola Lookman, sulmuesi i Atalantas, është zgjedhur “Lojtari më i mirë” afrikan i vitit 2024! Ai ësh...
KROACI - Nuk pati asnjë fitues në super-ndeshjen e djeshme të kampionatit kroat, ajo që vendosi përballë njëri-tjetrit dy t...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo ka akoma më lart standartin e tij të luksit dhe këtë gjë e bëri me blerjen e një&...
ITALI - Skuadra e Interit u shfaq me gjithë prepotencën e saj në sfidën me Lazion në ‘Olimpico’, ku fitoi me me rezultatin ...
AUSTRI - Futbollit në Austri është tronditur pasi sulmuesi 35-vjeçar, Guido Burgstaller, po trajtohet në spital pas një sulmi br...