LIVE UPDATES
Sport

Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes "tavanit" dhe shpresës...

Për Sylvinhon, kjo ishte ndeshja e fundit mbi stol, pasi kontrata e tij që skadon në korrik tashmë nuk ka më faqe për të shkruar. Por përpara se të flasim për lamtumirën, le t’i hedhim një sy, rrugëtimit që na solli deri këtu.

1 Prill 2026, 21:24 Nga DOSJA
Përtej Varshavës dhe Valencias, Shqipëria e Sylvinhos mes

Nga Endi Tufa

TIRANE - Fërshëllima e fundit në ndeshjen ndaj Ukrainës në Valencia (1-0) nuk kishte peshën e një eliminimi, sepse ai u konsumua ditë më parë në "PGE Narodowy" të Varshavës.

Ajo që pamë në këtë takim ishte thjesht një epilog melankolik, një "miqësore e të dëshpëruarve" mes dy ekipeve që ëndrrën amerikane e kishin humbur në gjysmëfinalet e play-off-it.

Për Sylvinhon, kjo ishte ndeshja e fundit mbi stol, pasi kontrata e tij që skadon në korrik tashmë nuk ka më faqe për të shkruar. Por përpara se të flasim për lamtumirën, le t’i hedhim një sy, rrugëtimit që na solli deri këtu.

Grupi që i mësoi Shqipërisë të ishte cinike

Nëse dikush do të thoshte në fillim të këtij cikli se Shqipëria do të mbërrinte në marsin e vitit 2026 me shanse reale për Botëror, do të konsiderohej optimist i pandreqshëm. Megjithatë, statistikat e grupit eliminator flasin për një rritje profesionale që nuk mund të hidhet në kosh:

Pjekuria ndaj “të mëdhenjve” (Anglia & Serbia): Ndaj Anglisë, Shqipëria tregoi një disiplinë taktike europiane, duke mos u shpërbërë as në momente vështirësie. Por ishin përballjet me Serbinë ato që certifikuan "pjekurinë psikologjike". Fitorja dhe barazimi ndaj një rivali direkt u bazuan në një përballje të barabartë në aspektin e efikasitetit që ishte e një niveli mbresëlënës, pak raste, por goditje vdekjeprurëse.

Diktati ndaj “të vegjëlve”: Ndryshe nga vitet e shkuara, ndaj Andorrës dhe Letonisë nuk pati asnjë "hiccup". Me një zotërim mjeti që shpesh kalonte 60%, Shqipëria e Sylvinhos tregoi se di të sillet si favorite, duke arkivuar pikët e nevojshme me një ftohtësi pothuajse mekanike.

Varshava si "tavan"-i dhe Valencia si refleksion

Humbja 2-1 ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it ishte përplasja jonë me realitetin e elitës. Aty ku gabimi i parë ndëshkohet dhe ku presioni i 50 mijë tifozëve kundërshtarë peshon më shumë se skemat në tabelë. Sot ndaj Ukrainës, skuadra ishte e boshatisur. Pa asnjë vlerë zyrtare, ky 90-minutësh shërbeu vetëm si pasqyrë, pa motivimin e pikëve, Shqipëria u kthye në një bllok mbrojtës që vuajti kontrollin e topit të kundërshtarit.

Pyetja që shtrohet pas këtij marsi të hidhur është: A shkoi dëm gjithë ajo punë? Përgjigjja është një "Jo" e prerë. Ky nuk është dështim, është një proces pjekjeje. Shqipëria sot nuk është më skuadra që "shkon për vizitë" në eliminatore. Ne jemi skuadra që arriti në play-off për herë të parë në histori, duke lënë pas rivalë si Serbia.

Ky është një gur i rëndë që u vendos në themelet e futbollit tonë. Lojtarët tanë tashmë e njohin peshën e një finaleje. Ata e dinë çfarë do të thotë të humbasësh në prag të ëndrrës, dhe kjo dhimbje është "karburanti" që duhet për ciklin e ardhshëm.

Epoka "Sylvinho" dhe e ardhmja…

Sylvinho e mbyll kontratën e tij në korrik si trajneri që na bëri të besonim tek e pamundura. Ai na dha një identitet modern dhe një stabilitet mbrojtës që na mungonte. Nëse FSHF do të zgjedhë rinovimin apo një frymë të re, kjo mbetet për t'u parë, por trashëgimia e tij është e qartë, një kombëtare me dinjitet që nuk ka më frikë nga askush.

Ne nuk do të shkojmë në Botërorin e 2026-s, por kemi fituar diçka po aq të rëndësishme, respektin e kundërshtarëve dhe vetëbesimin tonë. Ky zhgënjim nuk është fundi, por vetëm leksioni i fundit që na duhej për t'u bërë vërtet të mëdhenj. Nesër, ëndrra fillon sërish.

Sondazh

Poll

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë