4 Dhjetor 2024, 09:30
Nga DOSJA

TURQI - José Mourinho ende tërheq vëmendjen. Si trajner i Fenerbahçes, “Special One” zgjodhi të lëshojë një nga armët e tij më të mira, polemikën, në këtë rast për mosnjohjen e mjaftueshme nga mediat turke për serinë e fitoreve të skuadrës së tij, duke shtuar se donte të “punonte në paqe”.
Për t'ju dhënë një ide: ‘Kanarinët’ janë të dytët në Super Ligën turke dhe kanë fituar 5 ndeshje radhazi, duke përfshirë triumfin e djeshëm në shtëpi 3-1 kundër Gaziantep. Fenerbahce është e dyta në tabelë dhe vetëm 3 pikë prapa liderit Galatasaray, i cili deri pak javë më parë dukej i paarritshëm.
“Por ata vazhdojnë të më kritikojnë”, ka akuzuar portugezi në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së fundit të kampionatit.
Shpërthimi më pas vazhdoi : "Më jepni pak merita. Mos u përpiqni të më bëni atë që i është bërë Giovanni van Bronckhorst (te Besiktas). Unë nuk njoh asnjë trajner që në tre, katër, pesë muaj, mund të bëjë mrekulli, të ndryshojë gjërat, për mua ai po bënte një punë të shkëlqyer”, deklaroi Mourinho.
Duke shtuar: "Rezultatet kohët e fundit nuk kanë qenë më të mirat (për Besiktashin), por ju keni këtë kulturë dhe kjo kulturë shkon kundër stabilitetit. Për të evoluar, klubet dhe lojtarët kanë nevojë për stabilitet edhe te trajnerët e tyre, në filozofinë e trajnerëve, pra, më jepni pak frymë, më lejoni të punoj në paqe, por nëse nuk është në qetësi, nuk është problem, vazhdoj ta shijoj”.
Ish-trajneri i Romës dhe Interit u pyet gjithashtu për kalendarin e ngjeshur nga ndeshjet e shumta, duke përfshirë pushimet e kombëtares: "Ky kalendar është për të gjitha ekipet në Evropë. Duhet të përdorësh të gjithë skuadrën. Nëse luan gjithmonë me të njëjtën lojtarët, ata do të përfundojnë të lodhur nga grumbullimi i ndeshjeve në kalendar”.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Dhjetor 2024, 09:00
ANGLI - Ai dukej se po shikonte dritën në fund të tunelit, por Luke Shaw përfundoi përsëri në fund. Nuk ka qet&eu...
Sport
4 Dhjetor 2024, 08:30
SPANJE - Vítor Borba Ferreira Gomes, i njohur si Rivaldo, ka kaluar nëpër shumë ekipe në karrierën e tij. Pesëmb&eum...
Sport
4 Dhjetor 2024, 08:00
SPANJE - Në një krizë rezultatesh, Espanyol zë vendin e 18-të në La Liga. Klubi katalanas bëri një ‘bu...
Sport
4 Dhjetor 2024, 07:30
ANGLI - Periudha e Ruud Van Nistelrooy te Manchester United ka përfunduar dhe holandezi tashmë ka zënë vendin e tij në pankinën ...
Sport
4 Dhjetor 2024, 00:41
RUMANI - Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 1-2 ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë. Golat e realizuar nga Valentina Troka dhe Megi Doçi ...
Sport
4 Dhjetor 2024, 00:36
GJERMANI - Bayer Leverkusen fiton ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultatin 1-0 në kuadër të 1/8 në Kupën e Gjermanisë. Në ...
Sport
4 Dhjetor 2024, 00:33
ITALI - Në raundin e fazes së 16-tshes të Kupës së Italisë, Milani fitoi 6-1 kundër Sassuolos për të kaluar në...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:56
GJERMANI - Manuel Neuer ka qenë një ndër emrat e portës që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e rolit të portierit nd...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:49
SPANJE - Një gol i Vedat Muriqit nuk i ka mjaftuar Majorkës që të sigurojë pikë përballë Barcelonës të uritur ...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:46
SUEDI - Kombëtarja e Suedisë ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Serbisë. Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër t&eu...