4 Dhjetor 2024, 00:41
Nga DOSJA
RUMANI - Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 1-2 ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë. Golat e realizuar nga Valentina Troka dhe Megi Doçi vendosën takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Eugen Popescu” në Rumani.
Kuqezezat e drejtuara nga trajneri Armir Grima dominuan ndeshjen që në minutat e para dhe goli erdhi shumë shpejt. Ishte sulmuesja Valentina Troka ajo e cila kaloi në avantazh skuadrën që në minutën e 9-të. Rumania barazoi rezultatin me Cristina Carp në minutën e 43-të dhe pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.
Fraksioni i dytë nis ndryshe, me vajzat kuqezi që futen në fushën e lojës për të shënuar golin e epërsisë dhe për të fituar ndeshjen. Trajneri Grima bën disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtaret Florentina Kuqi, Rreze Gashi, Mikaela Metalla dhe Kristina Hoxhaj.
Goli i fitores erdhi në minutat shtesë, në të 93-të saktësisht dhe u realizua nga kapitenia Megi Doçi. Me fitoren 1-2 mbyllet kjo ndeshje miqësore si edhe grumbullimi 8-ditor i kombëtares së vajzave. Ky grumbullim i shërbeu stafit kuqezi të shohë gjendjen fizike të vajzave si edhe të testojë lojtaret e afruara në skuadër.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Dhjetor 2024, 00:36
GJERMANI - Bayer Leverkusen fiton ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultatin 1-0 në kuadër të 1/8 në Kupën e Gjermanisë. Në ...
Sport
4 Dhjetor 2024, 00:33
ITALI - Në raundin e fazes së 16-tshes të Kupës së Italisë, Milani fitoi 6-1 kundër Sassuolos për të kaluar në...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:56
GJERMANI - Manuel Neuer ka qenë një ndër emrat e portës që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e rolit të portierit nd...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:49
SPANJE - Një gol i Vedat Muriqit nuk i ka mjaftuar Majorkës që të sigurojë pikë përballë Barcelonës të uritur ...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:46
SUEDI - Kombëtarja e Suedisë ka marrë një fitore të madhe sonte ndaj Serbisë. Ishte kjo ndeshja e luajtur në kuadër t&eu...
Sport
3 Dhjetor 2024, 22:44
ÇEKI - Sparta e Pragës u rikthye te fitorja në kampionat, pas një serie të gjatë prej 5 ndeshjes pa triumf në elitën e...
Sport
3 Dhjetor 2024, 19:00
TIRANE - Federata Shqiptare e Atletikë, pas shumë diskutimesh disapalëshe dhe konsultimesh edhe me Ministrinë e Sportit, ka vendosur të...
Sport
3 Dhjetor 2024, 18:42
TIRANE - Në mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. AF Elbasani - By...
Sport
3 Dhjetor 2024, 18:22
BRAZIL - Legjenda e Brazilit, Barcelonës dhe futbollit botëror, Ronaldinho është gati të bëhet gjysh në moshë...
Sport
3 Dhjetor 2024, 18:02
BELGJIKE - Remko Evenpool bëri histori gushtin e kaluar në Lojërat Olimpike të Parisit, kur u bë çiklisti që fitoi d...