Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Sport
VIDEO / Në moshën 38-vjeçare, Neuer merr kartonin e parë të kuq në karrierë!
Këtë herë portieri e ka tepruar me daljen e tij nga zona në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ku Bayern Mynihut ishte përballë Bajer Leverkusen.
3 Dhjetor 2024, 22:56Nga DOSJA
GJERMANI - Manuel Neuer ka qenë një ndër emrat e portës që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e rolit të portierit ndër vite. Daljet e tij nga zona, apo loja me këmbë e gardianit gjerman, kanë bërë që shpesh të përdoret si shprehje “dalje si e Neuer”. Por këtë herë portieri e ka tepruar me daljen e tij nga zona në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ku Bayern Mynihut ishte përballë Bajer Leverkusen.
Në minutën e17-të të ndeshjes, ai la zonën e tij për të tentuar të ndalte Frimpong, i cili po mundohej të nisej drejt portës. Një dalje e tepruar e portierit, pasi futbollisti kundërshtar nuk ishte i vetëm dhe kishte pranë mbrojtës.
Por mbi të gjitha, edhe një ndërhyrje me shumë vonesë e portierit, i cili u përplas me Frimpong duke shkaktuar një faull që i solli si ndëshkim kartonin e kuq, duke lënë për një pjesë të madhe të ndeshjes ekipin e tij me një futbollist më pak.