“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
Sport
Kevin De Bruyne do të jetë me Manchester Cityn për Kupën e Botës midis Klubeve...
I dëmtuar që nga gushti, Kevin De Bruyne do të jetë pjesë e Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës midis Klubeve.ANGLI - I munguar për shkak të lëndimit që nga gushti, Kevin De Bruyne u përfshi në listën e lojtarëve të përzgjedhur nga Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës midis Klubeve, në dhjetor në Arabinë Saudite. Rikthimi i playmakerit te “Qytetarëve”, kampionë në fuqi të Europës, nuk pritej para fillimit të vitit 2024.
Ndërkombëtari belg dëmtoi kofshën gjatë finales së Champions League në fillim të qershorit kundër Interit (1-0), dhe u rikthye gjatë ndeshjes së parë të sezonit në kampionatin anglez, më 11 gusht kundër Burnley-t (3-0).
Në ndeshjen e parë për Kupën e Botës midis Klubeve, Manchester City do të përballet me meksikanët Leon, ose japonezët Urawa Red Diamonds, në gjysmëfinale të kupës, të martën më 19 dhjetor. Në rast fitoreje, klubi anglez do të luajë finalen të premten më 22 dhjetor.
B.T (Dosja.al)
7 Dhjetor 2023, 07:30Nga DOSJA
ANGLI - I munguar për shkak të lëndimit që nga gushti, Kevin De Bruyne u përfshi në listën e lojtarëve të përzgjedhur nga Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës midis Klubeve, në dhjetor në Arabinë Saudite.
Rikthimi i playmakerit te “Qytetarëve”, kampionë në fuqi të Europës, nuk pritej para fillimit të vitit 2024.