4 Dhjetor 2023, 15:12
Nga DOSJA

FRANCE - Në verë u debatua shumë tema e një transferimi të mundshëm të yllit francez, duke pasur parasysh se PSG mund ta humbasë atë falas në verë. Real Madridi ishte favorit për transferimin e tij, por në fund ylli francez zgjodhi të qëndronte në “Parc des Princes”.
Liverpool ka marrë vendimin përfundimtar për Kylian Mbappe
Ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e Mbappes ishte edhe Liverpooli. Interesi i “kormoranëve” për transferimin e ish-kampionit të botës u shfaq në hapësirën publike prej kohësh dhe tashmë shefat në “Anfield” kanë marrë vendimin përfundimtar.
Sipas “DailyMail”, Liverpool nuk ka plane për të nënshkruar me Mbappe në verë, kështu që për momentin opsioni i vetëm për të mund të jetë Real Madrid. Mbappe vazhdon të impresionojë këtë sezon te PSG, duke shënuar 17 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat, me dy asistime.
Real Madrid, gati të bëjë ofertën përfundimtare për Kylian Mbappe
Që nga janari, ylli francez do të jetë i lirë të negociojë transferimin e tij në një ekip tjetër, dhe botimi spanjol “Relevo” shkruan se Real Madrid është gati të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me Kylian Mbappe.
“Nëse nuk pranon tani, i mbyllet dera përgjithmonë”,- pohojnë gazetarët spanjolë, të cilët bëjnë të ditur se Real Madridi do t’i bëjë ofertë zyrtare Mbappes në pjesën e parë të 2024. Në këtë mënyrë sulmuesi mund të arrijë pa kontratë në verë, nëse ai zgjedh të mos vazhdojë më me PSG.
Burimi i cituar shkruan se në kampin e Real Madridit "ka optimizëm, por i kontrolluar. Sinjalet e marra sugjerojnë se transferimi mund të realizohej, por një situatë e ngjashme ka ekzistuar edhe në raste të tjera dhe më pas ka dështuar".
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Dhjetor 2023, 14:56
ÇEKI - Jaroslav Silhavy e kualifikoi Republikën Çeke për “Euro 2024”, pasi përfundoi i dyti në grupin “...
Sport
4 Dhjetor 2023, 14:32
INDONEZI - Në moshën 35-vjeçare dhe tashmë i larguar nga kombëtarja belge, Radja Nainggolan po lë pas eksperiencat n&e...
Sport
4 Dhjetor 2023, 14:21
SPANJE - I transferuar këtë verë te Madridi, i cili pagoi 103 milionë euro te Borussia Dortmund në këmbim të tij, Jude Bellin...
Sport
4 Dhjetor 2023, 13:57
BELGJIKE - Bëhet fjalë për Axel Witsel, 34 vjeç, një mesfushor mbrojtës, i cili aktualisht po përdoret nga Diego Simeone ...
Sport
4 Dhjetor 2023, 13:29
ANGLI - Fitorja 1-0 e Newcastle ndaj Mançester Junajtid të shtunën në mbrëmje rezultoi problematik, pasi “Minatorët...
Sport
4 Dhjetor 2023, 13:07
ITALI - Romulo luajti për Juventusin në sezonin 2014/15. Duke folur për “IFS TV” në Twitch, ai zbuloi...
Sport
4 Dhjetor 2023, 12:27
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, përveçse mbret i futbollit, dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Ai nuk n...
Sport
4 Dhjetor 2023, 12:03
ANGLI - Manchester City u përmbys dhe kaloi dy herë në avantazh në ndeshjen ndaj Tottenhamit, por skuadra e Postecoglou tr...
Sport
4 Dhjetor 2023, 11:44
ANGLI - Me rastin e barazimit 3-3 të Manchester Cityt ndaj Tottenhamit, magjistari i Dinamos ishte në “Etihad Stadium” dhe bef...
Sport
4 Dhjetor 2023, 11:28
BRAZIL - Talenti i madh brazilian u dha një lamtumire emocionale tifozëve të Paranaense në atë që u kthye në ndeshjen e tij...